Autor: Suad Avdiu

Gjatë një ndeshje basketbolli në Kumanovë, dy netë më parë, grupi i tifozëve “Çkembari” nga Manastiri ka sulmuar dy policë dhe i ka penguar në detyrën e tyre zyrtare. Alsat mëson se gjatë këtyre ngjarjeve, një 23 vjeçar është arrestuar si i dyshuar. Nga policia nuk japin detaje, vetëm thonë shkurt se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. “Ju informojmë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka nga ana e shërbimeve policore të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë, në konsultim me prokurorin publik do të dorëzohet procedurë kompetente”, thonë nga MPB. Sulmi ka…

Read More

Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër. Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Telegrafi. Pro Konjufcës votuan 56 ,kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt 2025. LVV doli partia e parë, PDK e dyta, dhe LDK e treta. Që nga 9 shkurti, vendi ka mbetur pa krijimin e institucioneve të reja. /Telegrafi/

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale dhe thekson se kjo është masa më e nevojshme sociale dhe ekonomike. Nga BDI thonë se sipas të gjithë treguesve makroekonomikë të disponueshëm, Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe gjatë 2 viteve të fundit ka shënuar përparimin më të dobët në përafrimin e të ardhurave me kostot reale të jetesës. “Paga minimale në vend është vetëm 397 euro, me paralajmërim për rritje minimale në 422 euro nga marsi i vitit 2026. Shqipëria dhe Serbia kanë pagë minimale 500…

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në intervistë për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”, deklaroi që partia e tij PDSH, po bëhet edhe më e fortë, sipas Thaçit sa më e fortë të jetë PDSH, aq më e dobët dhe në ikje do të jetë partia opozitare BDI. “Sa më aktive dhe më e forte që do të jetë PDSH-ja, aq mëe dobët dhe në ikje e sipër do të jetë BDI-ja, ne duket që në zgjedhjve dhe pas zgjedhjeve PDSH-ja, nuk ka qenë e angazhuar por të jeni të sigurt se jemi të angazhuar natë e ditë në terren”. shtoi…

Read More

Gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, në mbyllje të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale përsëriti se Hashim Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës apo hakmarrjes që kanë ndodhur në Kosovë. “E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes së mëparshme që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës ose të hakmarrjes”, tha ai. Sipas Clarkut, UÇK-ja nuk ishte terroriste pasi pjesëtarët e saj luftuan për lirinë e tyre. “Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur shkova të takoja gjeneralët serbë ata më…

Read More

Shkup, 19 nëntor – Në vend janë evidentuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve, sipas të dhënave të raportuara nga MPB, në periudhën 2020 – 2024. Fushata e  financuar nga Bashkimi Evropian “1 nga 5”, me rastin e Ditës Evropiane kundër abuzimit seksual me fëmijët, përmes ilustrimeve dhe udhëzimeve praktike synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë fëmijët ndaj fenomeneve abuzive. “Deri më tani në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Diskriminimit nuk janë dorëzuar padi për abuzim seksual apo dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe mund të jetë për shkak të vetëdijes së ulët në shoqëri dhe frikës…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mirëpriti në një takim miqësor Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva informon Tetovasot. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rruga europiane e Maqedonisë së Veriut, që sipas Ahmetit për BDI-në dhe komunitetin shqiptar mbetet një prioritet i panegociueshëm. Bashkërisht u vlerësua edhe roli shtetformues i BDI-së në të gjitha proceset politike në vend. Ali Ahmeti theksoi se procesi i integrimit europian është investimi më i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, duke sjellë stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione funksionale për qytetarët.Tetovasot postimi i plote i z.…

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në intervistë për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”, deklaroi që partia e tij PDSH, po bëhet edhe më e fortë, sipas Thaçit sa më e fortë të jetë PDSH, aq më e dobët dhe në ikje do të jetë partia opozitare BDI. “Sa më aktive dhe më e forte që do të jetë PDSH-ja, aq mëe dobët dhe në ikje e sipër do të jetë BDI-ja, ne duket që në zgjedhjve dhe pas zgjedhjeve PDSH-ja, nuk ka qenë e angazhuar por të jeni të sigurt se jemi të angazhuar natë e ditë në terren”. shtoi…

Read More

Më datë 18.11.2025, rreth orës 16:05, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 67-vjeçar nga një fshat i Tetovës. Veprimi është ndërmarrë pas një raportimi paraprak nga një 58-vjeçar, banor i të njëjtit fshat, i cili ka njoftuar se personi i dyshuar ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 17-vjeçare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Tetovës, ku janë ndërmarrë të gjitha masat procedurale të parapara me ligj. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale Tetovë, e cila do të përfshihet në procedurat e mëtejshme për mbrojtjen e të miturës. Pas dokumentimit të plotë…

Read More

Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve në pikën kufitare Tabanoc, dje sekuestruan valuta të huaj që një shtetas serb kishte tentuar t’i nxirrte ilegalisht nga vendi. “Për shkak të dyshimit në deklaratën e dhënë nga pasagjeri se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se mbante me vete më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen një kontroll të detajuar të automjetit dhe gjetën 44.000 euro në një çantë dore të zezë në sediljen e pasagjerit nën xhaketën e një burri, dhe 50.000 euro shtesë, ose gjithsej 94.000 euro, u gjetën në bagazhin e automjetit…

Read More