Autor: Suad Avdiu
Shkup, 20 nëntor – Më të ftohtët sot në mëngjes është në Mavrovë dhe Lazaropole ku janë regjistruar temperatura deri 5 gradë. Më pas janë 6 gradë në Krushevë, 8 në Ohër, Pretor, Prilep, Berovë, 9 në Shkup–Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, 10 në Kumanovë, Vinicë, Kavadar, 11 në Strumicë, 12 në Shtip, Veles, Gjevgjeli, 13 në Demir Kapi. Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka pasur në Krushevë ku janë matur 34 l/m2. 30 l/m2 në Pretor, 28 në Mavrovë, 23 në Llazaropolë, 18 në Prilep, Pozharanë, 16 në Berovë, 14 në Topolçan, 12 Pozhar-Radovish, 11…
Policia Financiare javën e kaluar dhe dje ka kryer kontrolle në Klinikën e Kardiokirurgjisë pas një denoncimi anonim për keqpërdorime serioze. “Sloboden Peçat” ka pasur qasje në kallëzimin e ardhur në gusht, ku pretendohet se klinika për dy vite me radhë ka përdorur materiale mjekësore të marra “borxh”, në vend se të bliheshin përmes tenderit, gjë që nuk ka mundur të evidentohet në shpenzimet ndaj pacientëve. Për këtë arsye, në inventarët vjetorë janë paraqitur mospërputhje të mëdha – mungesa dhe teprica që, sipas denoncuesit, e kanë ndryshuar artificialisht buxhetin. Inventari për vitin 2024, i cili ende nuk është korrigjuar, tregon…
Policia në pikëkalimin në Han të Elezit ka gjetur substanca narkotike në valixhen e një gruaje që po udhëtonte me autobus. E dyshuara, shtetase e Italisë, është arrestuar. Zyrtarët kanë sekuestruar nga e të dyshuarës 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike. Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona…
Pa rrymë sot gjatë disa periudhave të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës dhe Çairit, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informatës nga EVN Maqedoni. Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga fshati Lubin në Komunën e Sarajit, si dhe objektet e kompanive Majami, Ana Kompani, Mal lift dhe Birraria e Prilepit në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët “Nikola Martinovski” dhe “Azem Hajdari”, Teatri shqiptar dhe objektet që gjenden…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri 19 gradë celsius. Nga dita e diel pritet rënie e temperaturave në vend, ndërsa në vendet malore pritet të ketë reshje të borës.
Shkruan Hoxhe Rexhail Aziri KUR HISTORIA TË MBAN NË ANËN E DUHUR: ARBEN FETAI QËNDRON, ZIJADIN SELA RROTULLOHET Në këtë kohë ku maskat bien me zhurmë, po del në shesh më qartë se kurrë kush ka qenë burrë dhe kush ka qenë veç hiq i veshur me fjalë të mëdha. Po i shohim sot ata që dikur bërtisnin për parime, e sot lëpijnë aty ku u duket interesi. Po i shohim ata që kurrë s’patën vizion, as shtyllë, as bosht”kurrizor” — njerëz që ndërrojnë kahje si leckë e hedhur në erë. Dhe pikërisht këta, që e shitën moralin për një…
SPB Tetovë njofton se policia ka kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Gostivarit, ku janë ndaluar gjashtë shtetase shqiptare. “Мë datë 18/19.11.2025 periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike (lokale) në rajonin që mbulon DPB Gostivar. Me këtë rast, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në pronësi të personit J.A. (49) nga Gostivari, janë gjetur dhe ndaluar V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50), të gjitha nga Shqipëria. Ndërsa, në një objekt hotelierik në f. Zubovcë, komuna Vrapçisht, në pronësi…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova se tani nuk është koha për reforma, sepse është kohë lufte. “Një president shteti, i cili vetëm një vit e gjysmë më parë mori gjysmë milioni vota, nuk mund të lejojë të thotë se kjo nuk është koha për reforma. Disa ditë para kësaj, Nikolla Gruevski nga Budapesti shkroi një postim në të cilin tha se Evropa është në kohë lufte. Do të bëhet gjithnjë e më e qartë se OBRM-PDUKM kontrollohet nga Nikolla Gruevski nga Budapesti.Dhe ata janë vetëm ekzekutues…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës e lëshoi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim. Vendimin e sollën në mbledhjen e Kryesisë, ku kanë folur edhe për rezultatin në zgjedhjet lokale. Shprehen të kënaqur me numrin e votave dhe mandateve të këshilltarëve, por të pakënaqur me rezultatet për kryetarë komunash. Sipas ASH-Sela, gara u ndikua nga një inxhinjering shtetëror dhe bashkëpunim i partive shqiptare në pushtet me ato maqedonase, me synim realizimin e platformës së VMRO-së për defaktorizimin e shqiptarëve në vend. Edhe pse dalin nga AKI, kumtuan se do të mbeten në opozitë në mbrojtjen e kauzës kombëtare të shqiptarëve…
Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza. Është e paqartë nëse do të gjendet mjetet nga buxheti dhe nëse mund të fillojë ndërtimi, ashtu siç ishte premtuar. Në buxhet parashikohet qartë ndërtimi i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike dhe i Fakultetit për kulturë fizike, por jo edhe investime shtesë në buxhetin e Universitetit Nënë Tereza me të cilat do të fillonte realizimi i asaj që është premtuar. Qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e kampusit Universitar Nënë Tereza më 3 shtator 2024…
