Autor: Suad Avdiu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit me Osmanin ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi “ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione”. Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte 28 dhjetori. Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj…
Ministria e Financave informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës TEMU. “Dërgesat që qytetarët porosisin nga TEMU deri më tani kanë pasur TVSH të përllogaritur në çmimin e produktit. Kjo praktikë vazhdon edhe pas ndryshimeve në ligj – TVSH-ja do të mbetet e përllogaritur në çmimin e produktit, si deri tani. Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin dërgesën, as nuk do të kenë detyrim të ri…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se konsultimet me VLEN-in për emrat e rinj të ministrave janë duke vazhduar dhe se në fillim të javës do të dihet gjithçka. Ai tha se për emrat nuk do të pritet përfundimi i kongresit të VMRO-së, por të njëjtat do të dorëzohen në fillim të javës së ardhshme. “Më pas kemi plan për aktivitete që planifikojmë t’i bëjmë edhe brendapartiake dhe me institucionet, kështu që ja, të shkojmë hap pas hapi”, tha Mickoski raporton SHENJA.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Gjevgjeli është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht 10 emigrantë nga Egjipti dhe Maroku, përcjell TV21. “Më 19.11.2025, rreth orës 23:35, në rrugën “Vardarski Rid” në Gjevgjeli, punonjës policie nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” arrestuan V.C. (24) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Kia” me targa shqiptare, të cilin e drejtonte ai, u gjetën 10 persona emigrantë, nga të cilët 7 nga Egjipti dhe 3 nga Maroku.…
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Me revizionin e kryer për vitin 2024 është shprehur mendim i pafavorshëm lidhur me realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Gjendjet e konstatuara me revizionin e kryer për vitin 2024 çojnë në përfundimin se gjendjet e përcaktuara me Raportin Përfundimtar të Revizorit të Autorizuar Shtetëror për vitin 2021, si edhe me raportet e revizionit nga periudha e mëparshme, po përsëriten dhe…
Ekipet e qendrave rajonale të menaxhimit të krizave ndërhynë në disa vende kritike në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), ekipet dhe mekanizimi i ndërmarrjeve publike dhe kompanive të menaxhimit të ujërave janë angazhuar në zonën e Manastirit për të pastruar sedimentet dhe për të forcuar argjinaturat në disa pjesë të shtretërve të lumenjve. Për shkak të erozionit në rrugën për në Pelister dhe pranë fshatit Capari, është propozuar një mbyllje e përkohshme e rrugës së vjetër R-106 dhe trafiku është…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se po zhvillohet aksion policor në disa lokacione në vend, përcjell TV21. Jozyrtarisht, mësohet se në kuadër të një hetimi lidhur me Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), është arrestuar një ish-drejtues i një dege të DAP-it. “Punonjës policie nga SPB-Shtip dhe DPB Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë kundër Krimit dhe nën udhëzimin e Prokurorisë Publike në Koçan, po ndërmarrin disa aktivitete në disa lokacione nëpër shtet”, thonë nga MPB, duke shtuar se pas përfundimit të aksionit, do të japin informacione më të detajuara. Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni ka të bëjë…
-Autostrada Prilep – Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishëm dhe deri në vitin 2028 do ta ndërtojmë, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk dhe publikoi videon nga ndërtimi. “Progres i fuqishëm në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir. Po vazhdojmë me planin, autostradë nga Prilepi deri në Manastir deri në vitin 2028. Maqedonia po ndërtohet me një ritëm të shpejtë! Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
Historia e Amir Elezit është një prej atyre tregimeve që të kujtojnë se sukseset e diasporës nuk lindin rastësisht. Puna, këmbëngulja dhe lidhja e fortë me rrënjët janë shtyllat që e kanë udhëhequr atë në çdo hap. Në një kohë kur bota kërkon gjithnjë e më shumë energji të pastër, Amiri sjell një shembull të energjisë njerëzore që lë gjurmë. Nga Kumanova në Marbach – rrënjë shqiptare, rritje zvicerane Amiri ka lindur në Kumanovë, por fëmijërinë e ka kaluar në Marbach të Sankt Gallenit. Familja e tij u shpërngul në Zvicër në vitin 1993, kur shqiptarët ende shiheshin rrallë në…
Presim një procedurë transparente, dinamikën e gjykimit e përcakton gjykata. Nga ana jonë janë përmbushur të gjitha kushtet, kam angazhuar disa prokurorë shtesë në mënyrë që procedura nga Prokuroria Publike të mos vonohet, tha Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski, duke u përgjigjur në një pyetje në lidhje me pritjet e tij personale për gjykimin për zjarrin në “Pulse” në Koçan, i cili filloi dje. Prokurori Publik shtoi në një paraqitje televizive se nuk beson se periudha deri në vendimin e shkallës së parë do të jetë e gjatë sepse ka afate të caktuara. Sipas tij, ishte gabim të shihej…
