Autor: Suad Avdiu

BDI në dhjetor do të mbaj kongresin e partisë, ndërsa sekretari organizativ, Blerim Bexheti paralajmëroi reforma rrënjësore. Ai në emisionin HAJDE FLASIM shtoi se brenda partisë ka një vlerësim kolektiv për një reformë më të thellë. “Nuk na ndalon askush që të japin kontributin tonë pavarësisht që nuk jemi në organe, jam i qartë. Patjetër, nuk po flasim për përjashtime, por për reforma të cilat ju vet i keni paralajmëruar ju pyetët dhe unë thash që i keni paralajmëruar dhe do t’i bëjmë. Por, më intereson a do ketë reforma rrënjësore? Po rrënjësore. Thatë që do ketë reforma rrënjësore, që…

Read More

Edhe një tjetër rast i helmimit të një fëmije në Kumanovë është regjistruar nga Sektori për Punë të Brendshme. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili mori disa tableta. Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup. “Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga SPB Kumanovë.

Read More

Në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i gjuhës shqipe mbetet një sfidë dhe nevojitet që të zbatohet më mirë dhe më shumë në të gjitha Institucionet dhe nivelet e shtetit. Kjo ishte porosia e numrit një të Agjencisë për zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, i cili gjatë akademisë solemne për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip, tha se zbatimi i shqipes vazhdon të mbetet një sfidë. “Sa i përket gjuhës, kjo është një sfidë e vazhdueshme me të cilën punojmë dhe merremi vazhdimisht, vlerësimet janë të ndryshme, besoj se meriton por duhet ligjërisht që gjuha shqipe të zbatohet më mirë dhe…

Read More

Përveç mungesës së pagave, punonjësit prej javësh kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor, një tjetër goditje që ua vështirëson jetën dhe i detyron të paguajnë çdo vizitë te mjeku me para nga xhepi Besa IBRAIMI Shkup, 20 nëntor – Rreth 800 punonjës të ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimi” në Qytetin e Shkupit po përballen me një situatë të paprecedentë: po vjen muaji i tretë që nuk kanë marrë rrogë. Ajo që fillimisht u prezantua si “vonesë njëmujore” është shndërruar në krizë të vërtetë sociale, duke lënë qindra familje pa të ardhura dhe pa të drejtat elementare që u takojnë me…

Read More

Shpenzimet minimale të një familjeje në nëntor arritën në 65.173 denarë, ndërsa me apartament me qira prej 60 metrash katrorë – 80.548 denarë, njoftoi lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk. Të dhënat nga LSM-së, e cila përgatit shportën minimale të sindikatës që pasqyron shpenzimet e jetesës së një familjeje me katër anëtarë, tregojnë se këtë muaj nevojiten 23.534 denarë për ushqim dhe pije, dhe 6.130 denarë për shpenzime të përgjithshme. Krahasuar me tetorin, kur për shpenzime minimale mujore nevojiteshin 65.544 denarë, muajin e kaluar pati një rënie prej 371 denarësh. Ndryshe, Ministria e Ekonomisë është e mendimit se nuk do…

Read More

Një burrë 55-vjeçar nga Kumanova u ndalua pasi ishte agresiv dhe u përpoq të sulmonte një oficer policie me një objekt të fortë. – Më 19.11.2025 në orën 20:10, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Kumanovës privuan nga liria një burrë 55-vjeçar nga Kumanova sepse ai u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të sulmonte fizikisht një oficer policie i cili po kryente detyra zyrtare me një objekt të fortë, informoi Departamenti i Punëve të Brendshme. Siç shton policia, ai është ndaluar në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do…

Read More

Turbulencat të cilat po zhvillohen brenda kampit opozitar shqiptar,sipas VLEN, janë zhvillime që nuk i shërbejnë demokracisë, stabilitetit politik, e as interesit të qytetarëve, përcjell “Gazeta Lajm” dhe “Lajm TV”. Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani deklaroi që ajo që po ndodh diteve të fundit me AKI-në, nuk po përngjan si opozitë, por një humbje totale e busullës politike. Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, Sot, koalicioni VLEN shpreh shqetësimin e thellë për turbulencat që po zhvillohen brenda kampit opozitar shqiptar, zhvillime që nuk i shërbejnë as demokracisë, as stabilitetit politik, e as interesit të qytetarëve. Demokracia ndërtohet…

Read More

Shpenzimet minimale për një familje në nëntor arrijnë në 65.173 denarë, ndërsa me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë – 80.548 denarë, njoftoi Lidhaj e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Të dhënat nga LSM, e cila përgatit shportën minimale të sindikatës që pasqyron kostot e jetesës së një familjeje me katër anëtarë, tregojnë se këtë muaj nevojiten 23,534 denarë për ushqim dhe pije, dhe 6,130 denarë për shpenzime të përgjithshme. Krahasuar me tetorin, kur për shpenzime minimale mujore nevojiteshin 65.544 denarë, muajin e kaluar ka pasur një rënie prej 371 denarësh.

Read More

Kryeprokurori Ljupço Kocevski konfirmoi se janë arrestuar dhjetëra punonjës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) dhe se aktualisht po kryhen bastisje në disa lokacione, përcjell TV21. Procedura paraprake, sipas Kocevski-t, lidhet me rastin e Koçanit, por do të ndiqet në mënyrë të veçantë, si rast i veçantë i Prokurorisë së Koçanit. “Rasti aktualisht është regjistruar në Prokurorinë e Koçanit, duke pasur parasysh se vendi i kryerjes së veprës është në atë zonë. Nëse dalin të dhëna të reja për ndonjë vepër penale tjetër, rasti mund të transferohet te Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit. Megjithatë, nga informacioni…

Read More

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet e përgjithshme. “Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze. Pas dekretit për shpërndarje i vjen rendi diskutimit për datën e zgjedhjeve. 21 dhe 28 dhjetor mund të bëhen zgjedhjet. Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, tha Osmani, përcjell Insajderi. Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit. Më herët Presidenca njoftoi për shpërndarjen e…

Read More