Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 30 l/m² në 24 orë), me kushte stuhie me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës, do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta nga jugu (mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 12 gradë, dhe maksimale do të arrijë 13 deri në 19 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shira të herëpashershëm në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë…

Read More

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përpiluar Raport mbi prezantimin mediatik zgjedhor dhe Rapot mbi reklamimin e paguar poltik të radiodifuzerëve gjatë kohës së rrethit të dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, nga data 20 deri më 31 tetor 2025. Ekzemplari për monitorim të prezantimit mediatik zgjedhor dhe këtë herë përfshiu tre shërbimet programore të Shërbimit publik radiodifuziv: RTM 1, RTM 2 dhe Kanalin e Kuvendit, si dhe 8 stacione televizive kombëtare komerciale: Sitel, Аlfa, Кanal 5, Тelma, Аlsat-М, Кompani 21-М, Shenja dhe 24 Vesti. Për shërbimet e tjera programore u veprua në bazë të ankesave.

Read More

Flamuri i Kosovës si rrallë ndonjëherë është publikuar nga mediat serbe. Pas shortit për plejof, media si “b92.net” kanë publikuar grafikat ndërkombëtare me çiftet e gjysmëfinaleve dhe rrugën për finale. Dhe natyrisht në to është Kosova dhe flamuri i saj. Ka pasur komente që mos të paraqitet flamuri i Kosovës. Në shkrim “b92.net” e ka shkruar “e ashtuquajtura Kosovë”. Serbia nuk është kualifikuar në Botëror e as në plejof. Dhe kualifikimi i Kosovës solli “dhembje” për mediat në Serbi dhe shumë njerëz në këtë vend.

Read More

Modelja Zana Zeqiri shkëlqeu në skenën ndërkombëtare të modës duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Best Styling Top Model Europe”, në eventin e mbajtur në Hotel Moskva, Beograd. Me një paraqitje imponuese dhe një stilim artistik të frymëzuar nga Jean Paul Gaultier, ajo rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe jurisë. Gjatë mbrëmjes, Zana mori pjesë në sfilatat e kreatorëve të njohur Frosina Kulakova, Irina Tosheva dhe Suzana Periq, ku u dallua për profesionalizmin, prezencën skenike dhe energjinë e saj karakteristike. Eventi u organizua nën drejtimin e SHALEVA nga Parisi, duke e vendosur sërish rajonin në fokusin e modës evropiane dhe ndërkombëtare.…

Read More

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristian Mickoski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska, Me ftesë të Shoqatës së maqednasve “VMRO-DPMNE Albania” sot në Tiranë, ata morën pjesë në hapjen e zyrës së re të kësaj shoqate së bashku me një numër të madh maqedonas nga Shqipëria. Mickoski, siç informuan nga VMRO-DPMNE-ja, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi edhe mundësinë e maqedonasve në Shqipëri për të pasur klubin e tyre, mundësinë për t’u shoqëruar, mundësinë për të punuar lirisht për të ruajtur kulturën, identitetin, gjuhën dhe traditën e…

Read More

Arben Fetai : Drekë pune në Rezidencën Italiane me mikun tim, Ambasadorin Paolo Palminteri. Diskutuam mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve lokale, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe angazhimin tonë të përbashkët për reforma të qëndrueshme. Italia mbetet një partner i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit evropian, me mbështetje të sinqertë dhe vizion të përbashkët.

Read More

Zyrtarët e shëndetësisë po përgatiten për një sezon të ashpër gripi në Evropë, ndërsa një lloj i ri viral përhapet “jashtëzakonisht herët” në të gjithë bllokun. Autoritetet po zbulojnë rastet e gripit tre deri në katër javë më herët se në dy vitet e fundit, sipas një raporti të ri nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila mbulon Bashkimin Evropian, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Edhe pse ende nuk është e qartë se sa i rëndë do të jetë sezoni i ardhshëm i gripit në Evropën kontinentale, ECDC paralajmëroi se mund të jetë më keq se…

Read More

Humbësit po manovrojnë ende për të hyrë në qeveri, duke shpërndarë përgjegjësinë te të tjerët dhe duke përdorur narrativën e “shqiptarit të viktimizuar” për të fshehur dështimet e tyre. Fuqia e dridhjes së humbjeve drastike në zgjedhjet e fundit i ka bërë që të flasin me veten. Shqiptarët përfaqësohen nga ata që vetë shqiptarët kanë zgjedhur. VLEN ka dëshmuar dhe po dëshmon profesionalizëm në udhëheqësinë e institucioneve shtetërore. Qeveria VLEN ka ndërtuar status për çdo qytetar të vendit, me vendime konkrete, jo premtime të kota. Kundërshtarëve, humbjet drastike në zgjedhje u kanë filluar të mjegullojnë orientimin politik. Janë “goditjet” e…

Read More

Shumica parlamentare do të mbetet në përbërjen aktuale dhe nuk pritet përfshirja e krahut të Ziadin Selës apo e ndonjë partie tjetër. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se shumica është stabile dhe se zgjerimi i saj nuk konsiderohet i domosdoshëm. “Koalicioni qeveritar ka një shumicë historikisht të qëndrueshme, me dy të tretat, dhe në këtë moment nuk ka asnjë mendim të tillë,” thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për mundësinë e hyrjes së Aleanca për Shqiptarët të krahut të Ziadin Selës në Qeveri. Përndryshe, kjo temë është bërë aktuale, pasi ASH e Ziadin Selës braktisi…

Read More

Më 19.11.2025 rreth orës 12:01, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në kryqëzimin e rrugës „11 Oktomvri“ me bulevardin „Koço Racin“ në Shkup, një automjet mjekësor „Renault Trafic“ me targa të Shkupit, pronë e një institucioni privat shëndetësor, i drejtuar nga Zh.A. (55) nga Shkupi, ndaloi papritur për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, A.M. (26) nga Shkupi, mjeke në institucion, pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa A.R. (41) nga Shkupi, gjithashtu punonjëse në institucion, pësoi lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën…

Read More