Autor: Suad Avdiu

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime unanimisht, me 10 vota “pro”, emëroi Adem Çuçul për pozicionin e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), transmeton Portalb.mk. Vendimi i propozuar i komisionit kryesor parlamentar tani do të shkojë në seancë plenare të parlamentit, e cila, sipas njoftimeve, duhet të mbahet në fillim të dhjetorit. Para se të kalonte filtrin e komisionit, Çuçul mori numrin më të lartë të pikëve nga Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve për kryetar të KSHPK-së, i cili intervistoi të 10 kandidatët për këtë pozicion. Adem Çuçul është sekretari i përgjithshëm aktual i KSHPK-së dhe i diplomuar në drejtësi…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë katër ditëve të fundit, shtatë persona janë arrestuar për drejtim mjeti të pakujdesshëm sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Ata gjithashtu theksuan se gjatë së njëjtës periudhë, kanë regjistruar deri në 2,415 shkelje të rregullave të trafikut. “Në periudhën nga (17/20.11.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga një total prej 2,415 urdhërpagesash të lëshuara, 435 shkelje lidhen me drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së…

Read More

Mbrëmë në Tiranë u hap zyrtarisht zyra e re e Shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, një qendër e re organizimi për komunitetin maqedonas atje. Ceremonia u zhvillua në praninë e dhjetëra pjesëtarëve të pakicës maqedonase, ndërsa të ftuar special ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Në fjalën e tij, Mickoski theksoi rëndësinë që komuniteti maqedonas në Shqipëri të ketë mundësi të ruajë gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet, një mundësi që siç tha ai, maqedonasit në pjesën e Pirinit të Bullgarisë nuk e kanë. “Maqedonasve atje ende në shekullin XXI nuk u lejohet as…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” në Tiranë, u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. “Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë vitin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Read More

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve dhe përmbytje lokale në disa rajone të vendit, veçanërisht në Manastir, Prespë dhe Ohër. Janë raportuar edhe rrëshqitje toke dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore. Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, ndërsa të tjerë paraqesin rrezik për përmbytje. Institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa për menaxhimin e situatës. Qytetarëve u bëhet apel të shmangin zonat pranë lumenjve dhe të raportojnë çdo rrezik në numrin 112, transmeton Portalb.mk. “Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në disa lokacione në vend janë regjistruar…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot nga Tirana përcolli mesazhe të forta politike dhe identitare gjatë inaugurimit të zyrës së re të shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, ku morën pjesë një numër i maqedonasve që jetojnë në Shqipëri. Me këtë rast, Mickoski theksoi rëndësinë që ka organizimi i komunitetit maqedonas në Shqipëri, duke e cilësuar hapjen e zyrës së re si hap të madh për forcimin e lidhjeve, kulturës dhe identitetit të tyre. “Theksova mundësinë që maqedonasit në Shqipëri të kenë klubin e tyre, të kenë hapësirë për bashkim, për të punuar lirshëm në ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës dhe…

Read More

Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit Shqip po shënon Ditën e Kongresit të Manastirit me një sërë aktivitete programore. Ky kongres historik u mbajt në Manastir dhe përfundoi më 22 nëntor 1908, kur u mor vendimi për unifikimin e alfabetit shqip. Drejtori i muzeut, Nuer Arsllani, theksoi se solemnitetit qendror, i cili do të mbahet nesër, i paraprijnë aktivitete të ndryshme në hapësirat e institucionit. “Këtyre ditëve kemi realizuar programe edukative me nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, kemi promovuar një ekspozitë që dëshmon periudhën e Kongresit të Manastirit. Të ftuarit tanë ishin profesorët Arsim Sinani dhe Dorina…

Read More

Hetuesit po e vazhdojnë punën në rastin e zjarrit katastrofal në disko-klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj, ndërsa mbi 200 persona u plagosën. Edhe pse gjykimi ndaj të dyshuarve kryesorë tashmë ka nisur, hetimet po zgjerojnë fushëveprimin dhe përfshijnë funksionarë të rinj. Sipas informacioneve të Plusinfo.mk, edhe 11 udhëheqës dhe inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike (UJP) dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ata dyshohen për një sërë veprash penale të lidhura me funksionimin e disko-klubit dhe kontrollin që ata është dashur ta ushtronin. Disa prej tyre tashmë janë arrestuar, ndërsa për shumicën kërkohet masë…

Read More

Sot fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Vrapçishte, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të departamentit rajonal kompetent dhe zyrës së KSHZ-së dhe para noterit kompetent, çdo ditë pune në periudhën e kohës së rregullt të punës nga ora 08:30 deri në 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.

Read More