Autor: Suad Avdiu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vënë në qendër të akuzave të rënda për krime lufte, pas një kallëzimi penal të depozituar në prokurorinë e Milanos në Itali. Lajmi, i raportuar fillimisht nga britanikja The Telegraph, e lidh presidentin serb me fenomenin famëkeq të njohur si “safari i snajperistëve” gjatë rrethimit të Sarajevës. Ja detajet kryesore të raportit: Çfarë është “Safari i Snajperistëve”? Termi i referohet një praktike makabre gjatë luftës në Bosnjë (1992–1995), ku pretendohet se të huaj të pasur (shpesh nga Italia, Britania apo SHBA-ja) paguanin shuma të mëdha parash forcave serbe të Bosnjës. Në këmbim, atyre u jepej…

Read More

Komuna e Likovës gjithmon po vazhdon të ndjehet krenare, pasi banorë të saj, po bëhen shembuj të profesionalizmit edhe jashtë shtetit tonë – Europën Perendimore. Dr. Kardiologu , Bedri Ramadani, nga fsh. Vaksincë, ka shënuar suksesin e radhës në Gjermani, duke realizuar transplantin e 400-të të zemrës në Klinikën e Düsseldorfit. Ky është një shembull i jashtëzakonshëm i punës, përkushtimit dhe profesionalizmit që na nderon të gjithëve. Suksese

Read More

Sot me datë 21.11.2025 Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë Arben Fetai, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kultutore të Shqiptarëve-Shkup dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Gjatë fjalimit të tij, Zëvendës Kryeministri theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe rolin e tij vendimtar në unifikimin e alfabetit shqip, si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar. Ai nënvizoi kontributin e rilindësve tanë dhe personalitetin e shquar të Mid’hat Frashërit, si dhe rëndësinë e Shtypshkronjës “Bashkimi…

Read More

Institucioni Ndëshkues – Përmirësues i Idrizovës, burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, u pajis me një kënd të veçantë për fëmijë të dedikuar për vizitorët e vegjël dhe familjet e personave të dënuar. Këndi, i cili ndodhet në hapësirën e vizitave, si një mjedis i sigurt dhe i ngrohtë që përdoret gjatë vizitave familjare, u hap sot nga përfaqësues të institucioneve kompetente, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe Këshillit të Evropës. Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov e theksoi rëndësinë e këtij këndi në procesin e risocializimit, veçanërisht që Idrizova është burgu i vetëm ku…

Read More

Etem Xheladini (kryetar i nderit të SHASH-it.”Naim Frashëri”,Kumanovë-Likovë) Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është kënaqësi dhe nder i veçantë t’u drejtohem të gjithë mësimdhënësve, punëtorëve të arsimit, nxënësve e studentëve, intelektualëve, si dhe mbarë dashamirëve të arsimit dhe të gjuhës sonë amtare, për t’ua uruar këtë festë të madhe kombëtare, që shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë arsimore, kulturore dhe kombëtare. 22 Nëntori, Kongresi i Manastirit i vitit 1908, nuk është thjesht një datë kalendarike. Është një gurthemel i identitetit tonë kombëtar, një moment i artë kur mendjet më të…

Read More

Dy eksponentët e lartë të VLEN, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti në një atmosferë të ngrohtë sot kanë realizuar takim në hapësirat e komunës së Çairit. Kryeparlamentari Gashi me këtë rast ia ka uruar marrjen e detyrës së re, kreut të Çairit, Mexhiti. Në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, për proceset që na presin dhe mbi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë. VLEN vlerëson se vizita e kryeparlamentarit Gashi është një sinjal i qartë i mbështetjes dhe i gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë, në të mirë të qytetarëve dhe të institucioneve. Mexhiti e ka…

Read More

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të zëdhënësit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me “dështimin në sundimin e ligjit”, duke e cilësuar këtë dalje si shembull të “shkëputjes së BDI-së nga realiteti”. Në reagimin e tyre, VLEN thekson se është “ironike dhe e pabesueshme” që një parti e cila, sipas tyre, ka gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion, të mbajë ligjërata për standarde evropiane dhe sundimin e ligjit. “BDI është arsyeja kryesore pse vendi për vite të tëra nuk ka lëvizur përpara në detyrimet e Klasterit I. Një parti që për 20 vite e…

Read More

Drejtoresha e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” ka ndërprerë aktivitetet e nxënësve për festat e Nëntorit, me arsyetimin se ato përfshinin veshje kombëtare shqiptare. Nga dega e BDI-së në Butel e akuzojnë këtë vendim si të papërshtatshëm dhe diskriminues, duke kërkuar marrjen e masave ndaj mënyrës së veprimit të drejtoreshës. Ata gjithashtu shprehen se do të mbështesin prindërit në hapat e mëtejshëm institucionalë dhe publikë, nëse rasti nuk trajtohet siç duhet, transmeton Portalb.mk. “Dega e BDI-së në Butel shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin absurd dhe të papranueshëm të drejtoreshës së shkollës fillore “Zhivko Brajkovski”, e cila ka ndërprerë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski po merr pjesë sot në Tiranë në Samitin e Liderëve me temë “Rruga jonë drejt BE-së”. Në një postim në Facebook, ai theksoi se vendi mbetet i vendosur në orientimin e tij drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal. “Sot po marr pjesë në Samitin e Liderëve ‘Rruga jonë drejt BE-së’, që po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Vendi ynë mbetet me vendosmëri i orientuar drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, si shtyllat kryesore të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë,” shkroi Mickoski. Ai shtoi se ky tubim i rëndësishëm paraqet mundësi të shkëlqyer për…

Read More

Një protestë e madhe në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së së Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të organizohet nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Protesta në Shkup do të jetë vazhdimësia e protestave që u mbajtën më parë në Prishtinë, Tiranë dhe Strasburg, ku veteranë të UÇK-së, si dhe qytetarë, shprehën mbështetje masive për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Tribunali i Hagës. Për organizimin e protestës në Shkup, Ahmeti është koordinuar edhe me organizatën e veteranëve të UÇK-së nga Kosova. “Kryetari Ahmeti, në cilësinë e njërit prej themeluesve…

Read More