Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shirat e rrëmbyeshëm ngritën lartë nivelin e ujit, që rezultoi edhe me përmbytje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve dhe përmbytje lokale në disa rajone të vendit, veçanërisht në Manastir, Prespë dhe Ohër. Janë raportuar edhe rrëshqitje toke dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore. Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, ndërsa të tjerë paraqesin rrezik për përmbytje. Institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa për menaxhimin e situatës. Qytetarëve u bëhet apel të shmangin zonat pranë lumenjve dhe të raportojnë çdo rrezik në numrin 112, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në disa lokacione në vend janë regjistruar rritje të niveleve të ujit në lumenj, si dhe disa daljet nga shtrati, objekte të përmbytura dhe rrëshqitje toke”, thonë nga QMK.

Rajoni i Manastirit: Dalje e lumit Shemnica te fsh. Lera, me një shtëpi dhe stalla të përmbytura. Në Komunën Novaci është ndërprerë rruga drejt minierës Brod–Gneotino për shkak të ujërave të ngritura nga Lumi i Zi.
Rajoni i Prespës: Dalje të lumenjve në fshatrat Carev Dvor dhe Drmeni, me shtëpi të përmbytura; ekziston rrezik nga dalja e Lumit të Madh.
Rajoni i Strumicës: Nuk ka dëme të raportuara; janë evidentuar rrëshqitje toke në rrugën Strumicë–Vallandovë.
Rajoni i Shkupit: Nivelet e lumenjve janë të rritura, por deri tani pa dalje të ujërave nga shtrati.
Rajoni i Velesit: Rrëshqitje toke dhe një pemë e rrëzuar në dy akse rrugore. Lumi Vardar është në nivel shumë të lartë me mundësi të daljes nga shtrati afër stacionit të autobusëve.
Rajoni i Shtipit: Nuk ka probleme të raportuara.
Rajoni i Ohrit: Nivele të ndjeshme të ngritura të lumenjve; dalje në disa vende dhe rrezik për përmbytje të objekteve banesore individuale. Ekipet e intervenimit janë aktivizuar në Kosel, Openicë dhe te Lumi Skrebatkë.
Rajoni i Kumanovës: Nuk ka dalje të lumenjve në Kumanovë dhe Likovë; po pastrohen mbetje dhe depozitime te fsh. Koince.
Rajoni i Kratovës: Nivele të rritura të ujit, por pa dëme. Është pastruar një rrëshqitje toke në rrugën Stracin–Probishtip.
Rajoni i Tetovës: Nuk ka dëme të raportuara; nivelet e lumenjve janë të rritura, por pa dalje nga shtrati.

Sipas informacioneve nga DPHM, thonë nga QMK, sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të dendura, me mundësi bubullimash dhe erë të fuqishme jugore mbi 60 km/h. Temperaturat do të variojnë nga 13 deri në 19 °C; në rajonin e Shkupit deri në 17 °C. Sasia më e madhe e reshjeve është matur në Pretor (66 l/m²), Krushevë (37), Manastir (30) dhe Prilep (26). Është vërejtur nivel i lartë uji në lumin Sateska në rajonin e Ohrit, me rekomandim për kujdes të shtuar.

“Të gjitha institucionet kompetente janë njoftuar me kohë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për të gjitha këto dukuri dhe janë ndërmarrë masat përkatëse për sanimin dhe mbrojtjen e popullatës dhe infrastrukturës. Apelojmë te qytetarët të shmangin lëvizjen pranë shtrateve të lumenjve, urave dhe sipërfaqeve të përmbytura, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente dhe, nëse vërejnë çfarëdo rreziku – menjëherë ta raportojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112 në QMK”, thuhet në njoftim.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.