Dy eksponentët e lartë të VLEN, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti në një atmosferë të ngrohtë sot kanë realizuar takim në hapësirat e komunës së Çairit. Kryeparlamentari Gashi me këtë rast ia ka uruar marrjen e detyrës së re, kreut të Çairit, Mexhiti. Në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, për proceset që na presin dhe mbi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë. VLEN vlerëson se vizita e kryeparlamentarit Gashi është një sinjal i qartë i mbështetjes dhe i gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë, në të mirë të qytetarëve dhe të institucioneve. Mexhiti e ka falënderuar për vlerësimin dhe për kohën e ndarë duke thënë se para nesh janë shumë punë dhe do të ecet me përgjegjësi, përkushtim dhe qartësi në vendimet që merren. VLEN shpreh bindjen e thellë se nën drejtimin e Mexhitit, Çairi do të bëhet shembull i punës së përkushtuar, respektit institucional dhe bashkëpunimit të ndershëm midis pushtetit lokal dhe qytetarit. Çairi po hy në epokën e transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.


