Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët në vend, rajon dhe mërgatë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit informon Tetovasot. Në një postim publik, ai theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si element qëndror i identitetit kombëtar dhe si urë e bashkimit ndër shqiptarë. “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, u shpreh Ahmeti, duke theksuar se përkujdesi institucional dhe shoqëror për gjuhën është “i rëndësisë më të madhe”. Ai rikujtoi se gjuha shqipe ruhet dhe zhvillohet përmes punës së përbashkët, duke përmendur ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucionet përgjegjëse për zbatimin e…

Read More

Bilall Kasami ka uruar 11 vjetorin e subjektit të tij politik që e drejton Lëvizja BESA. Ja mesazhi i tij: 11 vite më parë nisëm një rrugëtim që nuk ishte as i lehtë, as i sigurt, por ishte i domosdoshëm. Vendosëm në lëvizje një organizatë politike që u mbështet mbi besën autoktone, autentike dhe autonome të këtij populli, besën se shqiptarët në këtë vend meritojnë më shumë, mund të bëjnë më shumë dhe mund të bashkohen për ndryshimin që e kërkon koha. Sot, në 11-vjetorin e këtij rrugëtimi dhe në 117-vjetorin e Kongresit të Manastirit, simbolit të bashkimit dhe rilindjes,…

Read More

Koalicioni VLEN përcjell urime me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe kombëtare në historinë shqiptare. Nga VLEN thonë se Dita e Alfabetit shënon gurin themelor të identitetit kombëtar. “Dita e Alfabetit është gur themeli i identitetit tonë kombëtar. Më 22 nëntor 1908, në Manastir, rilindasit shqiptarë vendosën jo vetëm rregullimin e alfabetit, por drejtimin strategjik të kombit shqiptar: ecjen krah për krah me popujt evropianë, forcimin e kulturës, arsimit dhe vetëdijes sonë kombëtare, si bazë për lirinë politike dhe zhvillimin shoqëror. Manastiri mbetet zemra e kësaj ngjarjeje historike,…

Read More

Qyteti i Shkupit ka hapur para dhjetë ditësh një thirrje publike për kompani të interesuara që të realizojnë dekorimet e fundvitit në kryeqytet. Sipas dokumenteve të publikuara në Byro për Prokurime Publike, oferta mund të dorëzohen deri më 4 dhjetor, pas së cilës do të zgjidhet kompania fituese. Fillimi i dekorimeve do të varet nga mbyllja e procedurës së tenderit, ndërsa në rast të ankesave, punimet mund të shtyhen edhe disa ditë. Sipas specifikimeve të tenderit, në Sheshin e Shkupit duhet të vendoset një pemë e Vitit të Ri me lartësi minimale 13 metra, si edhe dekorime të tjera të…

Read More

Brenda një dekade në Maqedoninë e Veriut është shënuar një përmirësim i ndjeshëm publik sa i përket vdekjes foshnjore, e cila nga 10.2 ka rënë në vetëm 1.2. Kjo ulje historike konsiderohet një nga treguesit më të fortë të avancimit të kujdesit shëndetësor, aksesit më të mirë në trajtim dhe përmirësimit të kushteve socio-ekonomike në vend. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregoi se në vitin 2013 vdekja foshnjore ishte 10.2 vdekje për 1000 lindje të gjalla, ndërsa sipas të dhënave të ESHS-së, në vitin 2024 shkalla e vdekjeve foshnjore për 1000 lindje të gjalla ka rënë në 1.2. “Në periudhën…

Read More

Shkup, 22 nëntor – Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, do t’ua dorëzojë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani. Ky vlerësim, siç thuhet në njoftimin e shërbimit për media të Kuvendit, u jepet personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe besimeve të ndryshme në vend.

Read More

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall thirrje publike për ekspertë të cilët do të jenë pjesë e bazës së ekspertëve të Qendrës së Burimeve, i cili është i hapur për aplikim deri më 15 dhjetor të këtij viti. Krijimi i bazës së ekspertëve krijon një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të përfshihet do të ketë mundësinë të ndajë njohuritë, të punojë mbi sfida specifike, të krijojë zgjidhje dhe të japë kontribut të dukshëm në…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sonte në akademinë solemne të organizuar me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ngjarja u organizua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin. Në kuadër të programit u hap edhe ekspozita “Shtypshkronja dhe Kongresi”, e cila i kushtohet shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare”, si dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit. Ibrahimi theksoi rëndësinë e veçantë që ka Dita e Alfabetit për shqiptarët në të gjitha trojet,…

Read More

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të rastit. Reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 40 l/m² në 24 orë) me kushte për bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 13 deri në 19 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira, me reshje të rastit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do…

Read More