Autor: Suad Avdiu
Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e dukshme e rasteve me viruse. Më të shpeshtat janë infeksionet e traktit respirator, si dhe rastet me Kovid 19. Këto infeksione po prekin të gjitha grupmoshat pa përjashtim, ndërsa vetëm në ambulanca regjistrohen mbi 30 kontrolle në ditë. Edhe kapacitetet spitalore janë të mbingarkuara. Tek fëmijët po vërehet gjithashtu një përhapje e Variçellës. “Në bashkëpunim dhe në koordinim me spitalet e shohim se të gjitha kapacitetet spitalore janë të mbushura, nëpër çerdhe ka infeksione të mjaftueshme, për momentin më e theksuar është variçella tek fëmijët. Duhet që të mos dilet pa nevojë…
Gjatë vizitës së tij në Manastir, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani tha se monument historik si Shtëpia e Alfabetit, nuk i përket vetëm një qyteti apo një treve, por mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë. “Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shtëpia e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Ambasadori, duke kujtuar se pikërisht këtu u hodhën themelet e gjuhës sonë të përbashkët, një moment që bashkoi kombin dhe vulosi identitetin kulturor e kombëtar. Kjo deklaratë vjen në Ditën e Alfabetit, kur 117 vite më parë rilindasit tanë vendosën standardin që e ruajmë edhe sot.
Studiuesi dhe publicisti Sevdail Demiri nga Kumanova sot fitoi çmimin shtetëror “22 Nëntori” që e ndan Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Ai këtë çmim e pranoi nga kryetari I Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi. Studiuesi Demiri çmimin ia dedikoi nënës së tij të ndjerë, teksa theksoi se dinjiteti i saj ka qenë frymëzim i punës së tij. “Sot isha shumë i nderuar të pranoj Çmimin e lartë shtetëror “22 NËNTORI”, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe – gurthemel i identitetit dhe vetëdijes sonë kombëtare! Kjo mirënjohje vjen si kurorëzim i një pune të pandalshme gati tridekadëshe në sferën publike,…
Në Seancën Solemne të Qeverisë, të mbajtur sot më 22 Nëntor, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka përcjellë një mesazh të fuqishëm me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai ka theksuar se barazia gjuhësore është themel i një shteti modern dhe evropian, duke e cilësuar këtë parim si përcaktues të cilësisë së demokracisë. Fetai rikujtoi vendimin historik të rilindësve shqiptarë në Kongresin e Manastirit, 117 vjet më parë, kur gjuha shqipe mori standardin dhe strukturën e saj. “Ajo nuk ishte vetëm çështje gjuhe, ishte projekt shtetndërtimi, projekt emancipimi dhe projekt për të ardhmen”, u shpreh ai. Në fjalën e…
Edhe pse muaji nëntor po i afrohet fundit, një pjesë e qytetarëve ende nuk kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”. Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat janë në proces dhe se mjetet do të transferohen në llogari brenda këtij muaji. “Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik–shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Vonesat më të shpeshta shkaktohen nga të dhënat e pasakta ose të paazhurnuara të llogarive të transaksionit në…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, nga Klinika për Veshkë në Shkup, është raportuar se në ambientet e Klinikës ka ndërruar jetë një emigrant 41 vjeç, përcjell TV21. “Më 21.11.2025, në orën 07:50, në SPB-Shkup nga Klinika e Nefrologjisë pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” – Shkup është raportuar se më 20.11.2025, në ora 00:16, te ta për ndihmë mjekësore është sjellë L.Sh. (41), emigrant, i cili më 21.11.2025, në ora 06:48 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.
Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë grushti shteti dhe vepra të tjera të rënda, u mor të shtunën në orën 6 të mëngjesit nga banesa e tij në Brasilia, ku ndodhej që nga 4 gushti në arrest shtëpie. Ka qenë gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, kryeprokurori i Bolsonaros, që ka urdhëruar ndalimin e tij në paraburgim — “pa përdorim prangash dhe pa ekspozim publik”. De Moraes e justifikoi vendimin me “rrezikun e arratisjes” së Bolsonaro-s. Byzylyku elektronik që ish-presidenti mban prej korrikut të…
Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ata të Inspektoratit Shtëtëror të Tregut dhe të Inspektoratit për punë me të huajt dhe Ministria e Punëve të Brendshme konstatuan disa shkelje në një mbrëmje argëtuese të organizuar në Kavadar, ku po performonte një artist serb. Raportohet se këngëtari serb gjatë koncertit është arrestuar. Sipas informacioneve fillestare, shkak për arrestimin ishte fillimisht fakti që lokali ishte i regjistruar si kafiteri dhe nuk kishte leje për këtë lloj eventi, respektivisht kishte kapacitet maksimal prej 200 personave, ndërsa prezent ishin mbi 500 persona. “Me datë 22 nëntor 2025, në orën 00:10, zyrtarë policorë nga…
Poeti dhe publicisti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” të cilët u ndanë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.mk. Profesori Sevdail Demiri për Portalb.mk tha se për atë, ky çmim është nder i veçantë, por edhe një përgjegjësi e re morale për të vazhduar me përkushtim rrugën që i shërben kulturës, arsimit, shkencës dhe publicistikës shqiptare. “Për ne shqiptarët ky është çmimi i vetëm shtetëror që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me identitetin tonë kombëtar, gjuhësor e kulturor, prandaj për të gjithë fituesit e këtij çmimi, përbën një privilegj të veçantë dhe në njëjtën kohë një…
Më 22.11.2025 në ora 06:05 në SPB Tetovë, E.D. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 05:40, derisa kishin një festë familjare në shtëpi, pas një grindjeje të shkurtër verbale, bashkëshorti i saj S.K.(51) është sulmuar fizikisht nga dhëndri Gj.,,pnj”. Sipas denoncimit, gjatë sulmit, i njëjti ka nxjerrë edhe një send të mprehtë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
