Autor: Suad Avdiu
Mbi 20 të punësuar me kontratë pune dhe 58 punëtorë social sezonal janë larguar nga puna në Komunën e Kërçovës. TV21 mëson se 58 punëtorët sezonalë kontratat e punës i kanë pasur deri në gusht 2026, ndërsa 20 të tjerë kanë pasur kontrata valide deri në fund të muajit dhjetor. Për këtë pyetëm kryetarin e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, i cili e arsyetoi largimin duke thënë se kontratat ishin para skadimit. “Shihe, t’u them realisht kontratat e punës ishin para përfundimit dhe ne e bëmë këtë në interesin e tyre por edhe interesin e Komunës që të shohim cilit nga ata…
Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka ngritur shqetësime serioze për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë. “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria qendrore t’i bllokojë hyrat vetanake të Kryeqytetit, shërbime jetike të Kryeqytetit. Bëhet fjalë për funksione elementare për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve tona. Më shumë se një vit, në mënyrë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se një çift bashkëshortor nga Shkupi, gjatë ditës së djeshme kanë raportuar njëri-tjetrin për dhunë. Raportin e parë e kishte bërë gruaja 35 vjeçe, ndërsa më vonë në mbrëmje, të njëjtën gjë e ka bërë burri 45 vjeç. “Më 22.11.2025, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga Shkupi raportoi se në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar, i cili sipas saj, gjithashtu ia kishte marrë telefonin celular. Po ashtu, rreth orës 20:30, burri 45-vjeçar nga Shkupi…
Qeveria njoftoi se deri më dje janë shpërndarë gjithsej 33,682 vauçerë për studentë, secili me vlerë prej 15,300 denarë. Nga këta, 11,500 studentë tashmë i kanë përdorur me sukses kuponët dhe kanë marrë pajisje të reja elektronike, përcjell TV21. “Këto shifra tregojnë qartë se interesi është i madh, implementimi i qëndrueshëm, dhe masa po sjell rezultate reale”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Miteva theksoi se masa është planifikuar dhe zbatuar me kujdes në bashkëpunim me ministritë përkatëse. “Kjo masë nuk është rastësore dhe as e improvizuar. Ajo është planifikuar në mënyrë të saktë dhe në kohë nga Sekretariati i…
Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp tha se kthimi i TVSH-së po bëhet brenda afatit. Edhe përkundër raportimeve për vonesa në pagesat ndaj qytetarëve nga kthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar, me skanim të kuponëve fiskalë, nga qeveria thonë se kthimi po bëhet me rregull. “Kthimi po ndodhë rregullisht, ndoshta të gjitha ato, do të thosha mungesa eventuale ose vonesa po tejkalohen në afat. Megjithatë do të më lejoni të kontrollojë me Ministrinë e Financave dhe me Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje tjetër, por nga informatat…
Vetëvendosja këtë fushatë zgjedhore e ka nisur me njëjtësimin e të gjithë partive ish-opozitare me Listën Serbe. Ramush Haradinaj i AAK-së, i ka quajtur “të mjerë” dhq që “do të humbin të gjithë me turp”. Në një shkrim për “luftëtarin”, Haradinaj tha se “do të jemi bashkë, këta që kemi mbetur”. “Por mos harroni, jemi shumë më tepër se propaganda e tyre”, shkroi ai. Postimi i plotë: Luftëtari Çdo ditë e më shumë që kalonte, qeveria i harronte. Harresën për luftëtarin, e krijoi si rubikon propaganda e tyre. Njëherë i injoruan, pastaj morën guxim deri në ofendim për veshje, e…
Instituti i Shëndetit Publik lëshoi ka dalë me rekomandime për popullsinë në zonat e përmbytura në Maqedoninë e Veriut. ISHP rekomandon kryesisht sigurimin e ujit të pijshëm të sigurt dhe ndjekjen e informacionit nga shërbimet lokale nëse uji është i sigurt për pije. “Popullsisë në zonat e përmbytura i rekomandohet të përdorë ujë të ambalazhuar për pirje, gatim, dhe nëse përdorin ujë të pijshëm nga furnizimet lokale të ujit, si dhe nga puse, burime, puse individuale ose publike, u rekomandohet, si masë parandaluese, të ziejnë ujin e pijshëm për 10 minuta”, rekomandon ISHP. Ata rekomandojnë edhe ruajtjen e higjienës personale…
Forbes ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botë për vitin 2025, duke zbuluar shifra të jashtëzakonshme që pasqyrojnë suksesin dhe ndikimin global të futbollistëve. Ja cilët janë 10 më të paguarit: Cristiano Ronaldo – $280 milion (€239 milion) Lionel Messi – $130 milion (€111 milion) Karim Benzema – $104 milion (€89 milion) Kylian Mbappé – $95 milion (€81 milion) Erling Haaland – $80 milion (€68 milion) Vinicius Jr – $60 milion (€51 milion) Mohamed Salah – $55 milion (€47 milion) Sadio Mané – $54 milion (€46 milion) Jude Bellingham – $44 milion (€38 milion) Lamine Yamal –…
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka qenë nikoqir i manifestimit qendror të shënimit të 117 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe. Sot me aktivitete të shumta, madje u shënua Dita e Alfabetit, 22 Nëntori. “U mblodhëm në Manastir, aty ku në vitin 1908 u përcaktua alfabeti i gjuhës shqipe dhe u vendos një prej themeleve më të rëndësishme të identitetit tonë modern”, thotë Fetai. Prania e kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve institucional nga mbarë hapësira shqiptare, sipas tij, konfirmoi edhe një herë se gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i vetëdijes kombëtare. “Ajo është më shumë…
Sot bëhen katër vite që kur ndodhi aksidenti i autobusit ‘Besa Trans’ në Bullgari ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, një nga tragjeditë më të mëdha në vend, raporton Portalb.mk. Në korrik 2025 rifilloi gjykimi për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 pranoi ankesat e të akuzuarve dhe shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg. Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve është ulur sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim…
