Autor: Suad Avdiu
Hekurudhat e Maqedonisë funksionojnë mbi hekurudha të vjetra më shumë se gjysmë shekulli, me shina të vendosura që në vitet 60, trena që lëvizin me 10 km/h dhe një rënie dramatike të numrit të të punësuarve – kjo tregon thellësinë e viteve të neglizhencës, thotë mes tjerash drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Sinishaa Ivanovski, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, përcjell TV21. Ai thotë se qytetarët po i largohen këtij lloj transporti për shkak se nuk është efikas. “Si dallim, do të theksoja se fusha e punës sime është infrastruktura hekurudhore, pra linjat hekurudhore, sinjalizimi rrugor…
Kryetari i komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, tha se performanca e këngëtarit serb në Kavadar u ndërpre për shkak të shkeljeve serioze të sigurisë, angazhimit të paparaqitur dhe thyerjes së rregullave të punës së lokalit. Incidenti ka ndodhur kur policia së bashku me inspektorë nga disa institucione hynë në objektin hotelier ku po performonte artisti serb, i cili pas kontrollit të lokalit përfundoi në polici.“Nuk do të lejojmë skenar si në Koçani. Siguria është e para!”, deklaroi Jançev. Ai sqaroi se organizatorët më parë kishin paraqitur kërkesë në Komunën e Kavadarit për vendosje të pajisjeve urbane dhe zgjerim të hapësirës…
Në Kroaci, bora ka pushuar së rëni, përveç reshjeve të pakta të dëborës në zonën e Slavonski Brod, ku dje ra deri në 20 cm dëborë. Rrugët janë të rrëshqitshme në pjesën më të madhe të vendit. Për shkak të temperaturave të ulëta, akulli mund të formohet në pjesët e lagura të rrugëve, sidomos në ura dhe mbikalime, veçanërisht në brendësi të vendit. Eksiston një rrezik i shtuar për rrëshqitje dheu në Autostradën Adriatike (DC8) dhe rrugët malore. “U bëjmë thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë dhe stilin e drejtimit me kushtet e motit dhe të mos nisen pa pajisje…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka asgjësuar mbi 20 tonë patate të ngrira, të cilat ishin me afat të skaduar si dhe rreth 2,000 kilogramë mish pule, që ka rezultuar të jetë i dëmshëm. Asgjësimi u bë në deponinë Drislla, në mënyrë të sigurtë dhe të padëmshme. “Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV) penguan importin e 20.500 kilogramëve patate të ngrira – patate për pomfrit (patate të skuqura), me afat përdorimi të skaduar (23.05.2025). Patatet, të importuara nga Holanda, ishin destinuar për shitje në tregun e Maqedonisë. Sasia e ndaluar e patateve të ngrira u asgjësua në…
Në Pazarin e Ri në Sanxhak u organizua për herë të parë festa kulturore e Nëntorit të Flamurit me muzikë dhe valle të mirëfillta shqiptare, në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, energji dhe emocione kombëtare, ku shqiptarët e Sanxhakut festuan me motive tradicionale dhe pjesë artistike kushtuar identitetit dhe kulturës shqiptare. Në këtë aktivitet performuan Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva” dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Luginës”, të cilat sollën melodi dhe valle autoktone që u pritën me entuziazëm nga pjesëmarrësit. Ngjarja u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot vizitoi Manastirin me rastin e festës së 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Kurti shkruan se Manastiri i bashkëngjitet Prizrenit e Vlorës, si tre vendndodhje të rëndësishme të historisë shqiptare. “Që nga Kongresi i Manastirit më 1908 e deri te Kongresi i Drejtshkrimit të vitit 1972, kemi përpjekjet për të njësuar shkrimin e shqipes, jo thjesht për arsye operative, por edhe për një arsye tjetër: që përkundër ndarjeve politike, krahinore, ideologjike, shqiptarët të bashkoheshin te gjuha, sepse lëvrimi i njëkohshëm i gjuhës së shkruar, do të ishte dhe…
Remzi Miftari, i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin fatal të autobusit të “Durmo Turs” nga Gostivari në autostradën Shkup-Tetovë pranë Llaskarcës, është shpallur i arratisur pasi nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin në burgun “Idrizovë”, përcjell INA. Në aksidentin fatal të njohur të Llaskarcës, me ç’rast ndodhi aksidentimi i autobusit për shkak të parregullsive teknike humbën jetën 16 pasagjerë. Ai duhej të fillonte vuajtjen e dënimit që në muajin maj, por policia e Tetovës nuk e ka gjetur në shtëpi. Autoritetet kufitare kanë raportuar se Miftari nuk ka lënë vendin, prandaj dyshohet se po fshihet brenda Maqedonisë.…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, por në rrugë me lagështi, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM kujton shoferët se detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit, filloi më 15 nëntor 2025. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në malet më të larta, shiu do të shndërrohet në borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 14 gradë.
Sot, në Ditën e Alfabetit, zhvilluam një drekë pune me Kryeministrin e Kosovës, mikun tim Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe liderët e VLEN-it, në një ditë që na kujton themelin e identitetit tonë politik e kulturor. Kongresi i Manastirit mbetet akti që i dha gjuhës shqipe unitet dhe kombit tonë drejtim, një vendimmarrje që edhe sot na mëson për vizionin, guximin dhe përgjegjësinë që kërkon shtetndërtimi. Në këtë frymë bashkëbisedimi, uruam njëri-tjetrin për sukseset në zgjedhjet lokale në të dy vendet tona dhe u dakorduam të thellojmë bashkëpunimin për zhvillim, stabilitet dhe integrim europian. Kur bashkëpunojnë dy…
