Autor: Suad Avdiu
Një variant i ri i gripit që po përhapet jashtë shtetit mund të përgatisë terrenin për një tjetër dimër të vështirë në Shtetet e Bashkuara, paralajmërojnë ekspertët. Lloji, i quajtur nënklada K, ka shkaktuar një rritje të rasteve të gripit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Japoni. Dhe tani shenjat sugjerojnë se po fillon të përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërsa aktiviteti i gripit rritet. Sipas raportit më të fundit të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për FluView , aktiviteti i raportuar i gripit në Shtetet e Bashkuara mbetet i ulët, por po rritet…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 16 gradë celsius.
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shënua në mënyrën më të bukur në fshatin Kamnjan të Komunës së Bogovinës, nën udhëheqjen e kryetarit Feti Abazi. Përmes aktiviteteve kulturore dhe edukative, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe mësimdhënësve, u nderua një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Fëmijët dhe nxënësit morën pjesë në programet e përgatitura posaçërisht për këtë ditë, duke rikujtuar rëndësinë e alfabetit si themel të gjuhës shqipe, identitetit tonë dhe zhvillimit arsimor. Feti Abazi dhe Komuna e Bogovinës po dëshmojnë se me VLEN, kultura, tradita dhe gjuha shqipe marrin vëmendjen dhe respektin që meritojnë.…
PDSH, në zbatim të konkluzave të Kuvendit Qendror, hap një kapitull të ri të veprimit politik: shtrirjen dhe organizimin e saj në diasporë. Ky është një hap strategjik që synon forcimin e ndikimit të partisë, rritjen e kapaciteteve organizative dhe mobilizimin e çdo shqiptari që beson në vizionin e Partisë Demokratike Shqiptare. PDSH fton të gjithë anëtarët dhe mbështetësit në diasporë të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm i cili ka për qëllim përfaqësimin e çdo zëri shqiptar. Faza e re e organizimit do të koordinohet nga Trupi Koordinues i mandatuar nga Kuvendi Qendror dhe do të zbatohet sipas…
Gjatë ditës së djeshme është vrarë Tadia Pantiç, 25 vjeç. Rasti ka ndodhur në bulevardin Arsenija Çarnojevica në Nov Belgrad, ku dyshohet se po përpiqej të largohej nga sulmuesit e tij pak para ekzekutimit. Sipas raportimeve mediatike, Pantiç kishte vërejtur se dikush e ndiqte dhe kishte filluar të vrapojë, por sulmuesi e ka arritur dhe e ka qëlluar për vdekje, raporton Telegraf.rs. “Dyshohet se Tadia P. po ecte përgjatë një shtegu mes ndërtesave dhe, në një moment, ka vërejtur dikë që e ndiqte. Ai ka vrapuar drejt lokalit të basteve, por sulmuesi e ka arritur dhe ka hapur zjarr”, tha…
Një qytetar nga Maqedonia ka ndërruar jetë sot, më 23 nëntor, gjatë fluturimit nga Çikago drejt Beogradit. Sipas “Telegraf”-it serb, pasagjeri 57-vjeçar është ndier keq gjatë udhëtimit. Stafi i avionit ka tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, por ai nuk ka reaguar. Pas uljes së aeroplanit, mjekët në aeroport kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
-Atje në Kanada nuk ke muhabet me njerëzit, të kesh muhabet është rrallë, mirëdita aq! U lind në Norvegji, u rrit në Kanada, ndërsa për të jetuar u erdhi në Shkup – në qytetin e prindërve të tij. 28 vjeçari Rinor Dullovi, ka pasion kuzhinën, edhe pse ka diplomuar për arkitekturë. Thotë se gjithmonë dëshira e tij ka qenë që të investojë në vendlindje për të shërbyer një miks të ushqimeve. -Në shtëpi gjithmonë kemi përgatitur ushqim edhe kur e kam parë sa interesant është kam nisur vetë ta bëj, prindërit e mi duke fjetur unë kam përgatitur ushqim, duke…
Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive “Jane Sandanski” dhe në hotelin ngjitur me të. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga policia dhe janë kryer kontrollet e detajuara, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rremë. Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.
“Kënaqësi që festat e nëntorit t’i nisim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, mikun tim Lulzimin dhe shumë miq e bashkëmendimtarë nga i gjithë rajoni. Mbrëmje madhështore mbrëmë në Manastir, në Pallatin e Kulturës dhe Muzeun e Alfabetit, ku shënuam bashkë 117-vjetorin e alfabetit shqip. Vazhdojmë në bashkëpunim të ngushtë, me vizion të qartë dhe përkushtim në interes të qytetarëve tanë” ka shkruar Adnan Azizi deputet i VLEN-it.
Këtë mesditë në Gjakovë u mbajt protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, studenten 25-vjeçare që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor. Me mbishkrimin “Drejtësi për Daorsën – Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria”, protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik, përcjell TV21. U theksua se rasti I Daorsës nuk duhet të mbetet një statistikë tjetër, por një pike kthese në trajtimin e rasteve të dhunës dhe krimeve që prekin të rinjtë.
