Autor: Suad Avdiu
SOT ENDE PO NËNVLERSOHEN PISHTARËT E ARSIMIT SHQIP Etem Xheladini Edhe sot, më shumë se një shekull pas hapjes së shkollave të para shqipe, pishtarët e arsimit vazhdojnë të mbeten të nënvlerësuar. Mjafton ta përmendim këtë fjalë, pishtarët, dhe menjëherë kuptojmë sa pak njohim nga periudha kur shqiptarët luftonin jo vetëm për identitet, por për të drejtën më elementare: të mësonin në gjuhën e tyre. Arsimi si akt mbijetese kombëtare! Pishtarët e arsimit dolën nga populli i cilit armiqtë shekullorë i synonin zhdukjen. Në një kohë kur shqiptarët kaluan nëpër sfida të rënda nën sundime të huaja, kur familjet humbnin…
Arben Fetai: Sot prita në zyrën time drejtoren e re të Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Jeta Qerimi
Sot prita në zyrën time drejtoren e re të Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Jeta Qerimi, të cilës i urova përzemërsisht emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.Jeta është një kuadër e ri, e forumuar ndër tjera në Kosovë e Austri, dhe përfaqëson pikërisht atë kombinim që na duhet për të çuar përpara reformat në vendin tonë: energjinë dhe vizionin e të rinjve, fuqinë dhe përkushtimin e grave në pozicione udhëheqëse, si dhe qasje të reja, profesionale dhe të bazuara në përvojat më të mira evropiane.Besoj thellë se përfshirja më e madhe e grave dhe e të rinjve në pozicione vendimmarrëse…
Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, është paraqitur në parlament e veshur me hixhab, në një përpjekje për të shtyrë përpara iniciativën e saj për ndalimin e veshjeve myslimane në hapësira publike. Ajo e veshi hixhabin menjëherë pasi kërkesa e saj për të paraqitur një projektligj që synonte ndalimin e hixhabeve dhe mbulesave të tjera që fshehin plotësisht fytyrën në vendet publike u refuzua. Hyrja e Hanson në sallën e Senatit shkaktoi reagime të forta, duke ndërprerë përkohësisht seancën, pasi ajo nuk pranoi ta hiqte mbulesën. Ligjvënës myslimanë e kritikuan ashpër, duke e cilësuar veprimin e saj si…
Gjykata e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të arrestit shtëpiak për inspektorët e DAP-it, Dragan Paunov dhe Dule Dimitriev, të dyshuar për ryshfet para tragjedisë në diskotekën Pulse. Ankesat e prokurorisë dhe të dyshuarve u shqyrtuan brenda 48 orëve, por momenti i saktë i vendimit mbeti i pasigurt. Inspektorët e DAP dyshohen për marrje ryshfeti dhe dhënie informacioni djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara. Avokati i Paunov deklaroi se sipas praktikës së mëparshme gjyqësore, akte të tilla zakonisht nuk sanksionohen me arrest shtëpiak, dhe veçanërisht jo…
Drejtorët e “Macedonian Navigations” (M-NAV), shoqëri aksionare në pronësi shtetërore për kontrollin e fluturimeve ajrore, çdo vit shpërndajnë rreth 230.000 euro shtesë, përveç pagës bazë, si kompensim për kuadrot kyçe drejtuese, shkruan portali Faktor. Këtë e konfirmon raporti i pavarur i auditimit për punën e M-NAV në vitin 2024, i publikuar në “Bursën e Maqedonisë”. Shuma totale e shpërndarë prej 14.107.000 denarësh është pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak. Në M-NAV, “kompensimi për kuadrot kyçe drejtuese” zakonisht realizohet përmes një kontrate menaxheriale. Paga mesatare mujore neto në “Macedonian Navigations”, që financohet kryesisht nga pagesat për fluturimet transit, arriti gati…
Historike! Kanada-Windsor shpall zyrtarisht 28 Nëntorin Dita e Pavarësisë së Shqiptarëve dhe ngre flamurin shqiptar në Bashki për herë të parë Windsor, Ontario – Kanada Komuniteti shqiptar në Kanada shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tij. Bashkia e Windsor-it ka shpallur zyrtarisht 28 Nëntorin 2025 si Albanian Independence Day – nëpërmjet një PROKLAMIMI zyrtar të nënshkruar nga Kryebashkiaku Drew Dilkens. Dokumenti, i pajisur me vulën e artë të qytetit, njeh pavarësinë shqiptare të vitit 1912, vlerëson trashëgiminë shqiptare dhe kontributet e komunitetit në Ontario dhe në gjithë Kanadanë. Ky proklamim është një akt shtetëror me peshë…
Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe, në fakt, do të thoja kundër miqve të tyre më të ngushtë në rajon. Por, për fat të keq, Kryeministri juaj po investon në diçka të ngjashme edhe në anën e Maqedonisë së Veriut, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Thomas Waitz. Weitz ka kritikuar kritikoj qeverinë bullgare, ashtu siç ka kritikuar kryeministrin Mickoski për këtë, dhe për sa kohë që i ushqejmë këto ndjenja, ndarjen, hendekun midis shoqërive tona, kjo nuk na çon drejt…
Modeli i ri sizmik evropian, i cili po shpërndahet në rrjetet sociale, edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ndërsa Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet. Harta e ndan Evropën në tre nivele zonë të kuqe me rrezik të lartë, zonë portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, BeH, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, ndodhet në kategorinë më kritike zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë. Nga ana tjetër, Irlanda,…
Një qytetar nga Maqedonia ka ndërruar jetë sot, më 23 nëntor, gjatë fluturimit nga Çikago drejt Beogradit. Sipas “Telegraf”-it serb, pasagjeri 57-vjeçar është ndier keq gjatë udhëtimit. Stafi i avionit ka tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, por ai nuk ka reaguar. Pas uljes së aeroplanit, mjekët në aeroport kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
Reagim publik Lidhur me raportimet në disa media, të cilat shkruajnë se një tifoz ka sulmuar lojtarë të Bregallnicës, duam të sqarojmë se në asnjë moment gjatë ndeshjes asnjë tifoz nuk ka hyrë në fushë. Incidenti ka ndodhur mes një anëtari të stafit të ekipit tonë dhe lojtarit të ekipit mysafir. Dhuna nuk ka vend në terrenet sportive dhe Shkëndija në asnjë moment nuk ka tentuar ta fshehë apo ta kamuflojë incidentin. Duke pasur parasysh faktin se që nga fillimi i sezonit ky është incidenti i parë në fushën tonë, mendojmë se Shkëndija meriton më shumë respekt nga opinioni sportdashës.…
