Autor: Suad Avdiu
Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vendos një objektiv ambicioz: brenda pesë vjetësh, hekurudhat maqedonase do të kenë një linjë moderne nga veriu në jug, nëpër të cilën trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë drejt Selanikut dhe Beogradit, ndërsa trenat e mallrave me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Plani është që të ruhet sa më shumë traseja ekzistuese, mbi të cilën do të ndërtohet një linjë hekurudhore krejtësisht e re dhe paralelisht me të, të vendoset…
Norma preferenciale e TVSh-së prej pesë për qind për banesat e sapondërtuara do të vlejë edhe pas 1 janarit, bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. “Para një muaji e shprehëm qëndrimin tonë, por ishte e nevojshme të kryhen analiza dhe hulumtime shtesë të tregut, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në krahasim me vendet e tjera. Bazuar në ato rezultate, propozuam që norma prej 5 për qind të edhe më tej. Gjithashtu jemi në proces të ndryshimit dhe plotësimit të të gjithë Ligjit për TVSH-në, ku do të propozojmë modalitete të caktuara që do të zbatohen në të…
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet…
Shkup, 24 nëntor – LSDM akuzo kryeministrin Hristijan Mickoski se nëpërmjet Afrim Gashit, po minon formimin e një Komisioni Hetimor për tragjedinë e Koçanit, që është një kërkesë e familjeve të të vdekurve dhe të lënduarve. “Padyshim, Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë frikë nga e vërteta për Koçanin, prandaj po shpikin disa justifikime të lidhura me biznesin. Iniciativa e paraqitur nga deputetët e LSDM-së është tërësisht në përputhje me Rregulloren e Punës, e cila ofron mundësi për të përcaktuar numrin e anëtarëve dhe fushëveprimin e punës, dhe në seancën në të cilën do të vendoset vendimi për formimin e Komisionit Hetimor, do…
Koalicioni VLEN ka definuar dhe thuajse ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa këtë javë pritet që vendimi të marrë dritë dhe të zyrtarizohet brenda koalicionit qeverisës, mëson INA. Sipas marrëveshjes, në postin e ministrit të Mjedisit Jetësor, në vend të Izet Mexhitit, do të emërohet Muhamet Hoxha, kuadër me përvojë në ekzekutiv, i cili më herët ka ushtruar edhe funksionin e zëdhënësit të Qeverisë. Deputeti Bekim Sali pritet të emërohet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, në vend të Arben Fetait, ndërsa njëkohësisht do të ushtrojë edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të parë. Arben…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se i vjen turp para Strasburgut për ata që ndotin gjyqësorin dhe prokurorinë. “Vura re se deklarata thotë qartë se ata kanë vërejtje mbi procesin, mënyrën e gjykimit, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe po hapin një rast për të shqyrtuar atë proces. Do t’ju kujtoj se kemi folur për raste të tilla për një kohë të gjatë. Këta janë gjyqtarët, pagat e të cilëve janë të ulëta, ata duan dyfish, trefish shumën. Të imponuara nga partia dhe të kapura nga qeveria e mëparshme”, tha Mickoski tha se gjyqtari që…
Së paku dy parti shqiptare janë në komunikim dhe po zhvillojnë negociata joformale për t’u bërë pjesë e Qeverisë, mëson INA nga burime qeveritare. Në fokus të tyre janë një post ministror, dy pozita zëvendësministrash, si dhe disa drejtori me peshë. Siç mëson INA, këto parti po bisedojnë drejtpërdrejt me VMRO-DPMNE dhe “frontmenë” të saj, përfshirë edhe kryeministrin Mickoski. Por nga ana tjetër, ka oferta edhe në adresë të disa deputetëve që t’i bashkohen shumicës parlamentare VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Nga VLEN kanë përsëritur se pas zgjedhjeve lokale do të zgjerohet shumica parlamentare edhe me deputetë tjerë shqiptarë, duke mos…
Prej më shumë se një viti është premtuar punësimi i 600 specializantëve të rinj në sektorin e shëndetësisë, por deri më tani ky proces është realizuar vetëm për gjysmën e tyre. Nga Asociacioni i Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj thonë se zvarritjet e vazhdueshme janë pasojë e hedhjes së fajit nga një institucion te tjetri, ndërsa situata e krijuar po i dëmton drejtpërdrejt mjekët e rinj që presin për punësim. Sipas tyre, shteti po “luan” me përditshmërinë e tyre duke mos i siguruar kushte të qëndrueshme pune dhe mbështetje të duhur financiare, çka po i shtyn gjithnjë e më shumë…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi pas mesnatës. Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinave do të ulet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës do të rritet po ashtu për gjysmë denari. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë mbetet pa ndryshime. Çmimet e reja pas mesnatës: Benzina BS-98+: 77,0 den/l Benzina BS-95: 75,0 den/l Nafta: 73,0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 69,5 den/l Vendimi i KRRE-së pritet të ndikojë në treg dhe konsumatorë, duke sjellë ndryshime minimale, por të rëndësishme në çmimet ditore të karburanteve në vend.
Edhe zyrtarisht, këshilltari nga radhët e koalicionit VLEN, Albi Qamili do të jetë zëvendëskryetar i komunës së Tetovës. Kjo është bërë e ditur gjatë një pres konference me gazetarë në Komunën e Tetovës. Me këtë rast, kryetari i komunës Bilall Kasami deklaroi se këtë vendim e ka marrë në bazë të Ligjit për komunat, si dhe Statutit të Komunës së Tetovës, që i lejon kryetarit, emërimin e një zëvendësi në rast të mungesës së tij. Ai më tej shtoi se Qamili si zëvendëskryetar, në momentet kur do të ushtroj postin e kryetarit, do ti vihet në pauzim mandati i tij…
