Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dy shtetas të Kosovës kapen në Maqedoni, deshën të kontrabandojnë zinxhirë të arit duke i mbajtur në qafë

17 Qershor, 2026

Aksident i rëndë trafiku në Unazën e Shkupit

17 Qershor, 2026

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17 Qershor, 2026

VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare

17 Qershor, 2026

Tetë vite nga Marrëveshja e Prespës, por ende bllok me BE-në?

17 Qershor, 2026

Dejona Mihali i drejtohet Sami Lushtakut

16 Qershor, 2026

Parandalohen më shumë se 23.6 ton mish pule të ngrirë nga Brazili

16 Qershor, 2026

Tronditet Shkupi: Nëna e la një foshnjen dhe nuk u kthye për ta marë

16 Qershor, 2026

VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë

16 Qershor, 2026

Qeveria miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” në Qafë Thanë

16 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 17 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Etem Xheladini: Sot ende po nënvlersohen pishtarët e Arsimit Shqip

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Nëntor, 2025Updated:24 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

SOT ENDE PO NËNVLERSOHEN PISHTARËT E ARSIMIT SHQIP

Etem Xheladini

Edhe sot, më shumë se një shekull pas hapjes së shkollave të para shqipe, pishtarët e arsimit vazhdojnë të mbeten të nënvlerësuar. Mjafton ta përmendim këtë fjalë, pishtarët, dhe menjëherë kuptojmë sa pak njohim nga periudha kur shqiptarët luftonin jo vetëm për identitet, por për të drejtën më elementare: të mësonin në gjuhën e tyre.

Arsimi si akt mbijetese kombëtare!

Pishtarët e arsimit dolën nga populli i cilit armiqtë shekullorë i synonin zhdukjen. Në një kohë kur shqiptarët kaluan nëpër sfida të rënda nën sundime të huaja, kur familjet humbnin brez pas brezi nga mungesa e shkrim-leximit, këta burra e gra u ngritën për dritë dhe dije. Ata punuan në kushte që sot mezi i përfytyrojmë: pa institucione, pa mbështetje shtetërore, pa materiale elementare shkollore, shpesh pa laps e pa fletore. Por kishin diçka që nuk blihej: vullnetin, idealin dhe guximin për të ruajtur gjuhën shqipe me çdo kusht. “Nëse nuk arsimohemi vetë, nuk do të ekzistojmë si popull”, ishte thirrja që udhëhiqte punën e tyre. Dhe kjo nuk ishte thjesht parullë. Ishte e vërteta e një kombi që rrezikonte të zhdukej nga historia.

Nga Kongresi i Manastirit te brezat e sotëm!

Alfabeti i shqipes, i kurorëzuar në Kongresin e Manastirit, ishte fitorja më e madhe e dijes kundër errësirës. Pas tij, mësues, famulltarë, rilindas e aktivistë të panumërt udhëtuan fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, duke ndezur dritë atje ku ka pasur më parë vetëm terr. Brezat që u arsimuan prej tyre vazhduan misionin. Dituria filloi të qarkullojë në çdo vatër shqiptare. U krijuan shkolla, u mbajtën kurse, u hapën biblioteka, si dbe zhvilloheshin aktivitete kulturore. Shqiptarët jo vetëm mësuan të lexonin dhe të shkruanin, por nisën të kuptonin fuqinë e arsimimit dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Sot, pse ka ende mosmirënjohje?

Megjithë lirinë që kemi, institucione si: çerdhat, shkollat, fakultetet, universitetet, akademitë dhe institucionet që gëzojmë sot, ende shohim që dikush hedh baltë mbi arsimin shqip, mbi gjuhën amëtare, mbi vetë trashëgiminë tonë. I mohojnë shkronjat që dikur ishin arsye burgimi. I nënvlerësojnë pishtarët e arsimit, mësuesit që dikur vdisnin për një fjalë shqipe.
Kjo nuk është thjesht mungesë respekti, është mungesë kujtese historike. Nuk është turp të mbrosh arsimin në gjuhën shqipe.Turp është të rreshtohesh me armiqët e arsimit shqip, që synojnë shuarjen e tij.

Lavdi pishtarëve të arsimit!

Falë tyre, sot kemi çerdha, shkolla, fakultete, universitete e institucione shkencore. Falë tyre, fëmijët tanë mësojnë lirshëm gjuhën e tyre në çdo cep të trojeve shqiptare. Falë tyre, ne jemi pjesë e botës së zhvilluar, duke ruajtur thelbin tonë kombëtar.
Pishtarët e arsimit nuk kërkuan monumente.
Por minimumi që u takon është respekti, mirënjohja dhe kuptimi se pa ta, nuk do të ishim këtu ku jemi sot.
Write to Etem Xheladini

Lexuar: 587

Lajme te ngjashme

Dy shtetas të Kosovës kapen në Maqedoni, deshën të kontrabandojnë zinxhirë të arit duke i mbajtur në qafë

Aksident i rëndë trafiku në Unazën e Shkupit

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare

Tetë vite nga Marrëveshja e Prespës, por ende bllok me BE-në?

Parandalohen më shumë se 23.6 ton mish pule të ngrirë nga Brazili

Lajmet e fundit

Dy shtetas të Kosovës kapen në Maqedoni, deshën të kontrabandojnë zinxhirë të arit duke i mbajtur në qafë

17 Qershor, 2026

Aksident i rëndë trafiku në Unazën e Shkupit

17 Qershor, 2026

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17 Qershor, 2026

VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare

17 Qershor, 2026

Tetë vite nga Marrëveshja e Prespës, por ende bllok me BE-në?

17 Qershor, 2026

Dejona Mihali i drejtohet Sami Lushtakut

16 Qershor, 2026

Parandalohen më shumë se 23.6 ton mish pule të ngrirë nga Brazili

16 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.