Autor: Suad Avdiu
SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim në prokurori ndaj një 16-vjeçari nga Ohri, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe ndaj një 14-vjeçari nga Ohri për “shantazh”. Ndaj të dyshuarit të parë gjykata caktoi paraburgim 30-ditorë. Ai kishte kryer sulm seksual ndaj një 12-vjeçareje, ndërsa një i mitur tjetër e ka filmuar dhe e ka shantazhuar se do ta publikojë videon, nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të. E mitura gjithashtu kishte marrë kërcënime që të mos tregojë në shtëpi për rastin, por pas gati dy javësh ka treguar në familje, dhe rasti…
Pas ndarjes nga jeta të këngëtari Shpat Kasapi, ka reaguar kryetari i Tetovës Bilall Kasami. “Me dhembje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, i cili ndër vite ka qëndruar në majat e suksesit! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, ka shkruar Kasami.
Nuk do të ketë dikastere të reja, VLEN nuk do të ketë njeri plus, një njeri i njëjtë do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me plotësimin e dikastereve të zbrazëta, për shkak të largimit të Izet Mexhitit në pozitën e kryetarit të Çairit, duke pasur parasysh se ai ishte edhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor. “Mund të them se këtë javë do të dihen emrat. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike të cilat e përbëjnë koalicionin VLEN, ato dikastere të cilat deri më tani ishin në…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit të njohur Shpat Kasapi Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e këngëtarit dhe për miqtë e tij, për një vdekje në një moshë kaq të re. “Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, ka shkruar Ahmeti.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit shqiptar Shpat Kasapi. Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u…
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, deklaroi se propozimi i tyre për Avokat të Popullit është zgjidhja më e mirë, sipas, sipas Qokut, “vjen me një dosje të pastër dhe më shumë premtues” në krahasim me kandidatët paraprak, njofton Gazeta Lajm dhe Lajm TV. “Kam thënë edhe njëherë, kandidati ynë është jashtmase më i mirë se kandidatët që kanë pasur ata, dy të tjerët, Ixhet Memedi, i cili u akuzua për ryshfet edhe u largua nga Këshilli i prokurëve dhe ky tjetri, që u kandidua për kryeministër, dhe u bë pastaj Avokat i Popullit. “Ne kemi një kandidat me një…
Sllovenia ka miratuar ndryshime në Ligjin për shoferë, të cilat u mundësojnë poseduesve të patentë shoferëve të dhëna në Maqedoninë e Veriut të ndërrojnë dokumentin pa dhënë pjesën praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni. Ky vendim, i miratuar dje, sjell një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Ai vlen po ashtu për poseduesit e patentave nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia e Veriut do të mund t’i këmbejnë patentat brenda një viti nga…
Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që të hënën në Kuvend t’i dorëzojë emrat e ministrave të rinj nga koalicioni VLEN, për t’i plotësuar pozitat që mbetën bosh pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri, është i prerë se nuk do të ketë asnjë resor shtesë për VLEN-in. “Këtë javë do të dihen emrat, por ajo që është e sigurt është se ato resorë, ato portfolio që ishin në qeveri, partitë politike që e përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë. Kështu që, këtu nuk do të ketë ndryshime shtesë, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kështu që ajo është në kuadër të koalicionit të përbashkët,…
Rampat hekurudhore në fshatin Llopat, ndonëse të vendosura prej kohësh, vazhdojnë të jenë jashtë funksionit, duke krijuar rrezik të madh për qarkullimin rrugor dhe jetën e qytetarëve. Ekipi ynë i Televizionit News sot u gjend në vendngjarje dhe pamjet që hasëm ishin shqetësuese. Gjatë kalimit të trenit, sinjalizuesit me zë ishin i vetmi mjet paralajmërimi për drejtuesit e veturave, të cilët shpesh i afrohen vendkalimit pa e kuptuar rrezikun real. Rampat nuk lëvizin, ndërsa sinjalizimi vizual është i dobët. Treni ishte i detyruar të përdorte paralajmëruese me zë të pandërprerë, në përpjekje për të paralajmëruar secilin automjet që afrohej. Televizioni…
Në moshën 40 vjeçe ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, përcjell TV21. Shumë figura publike në vend dhe rajoni i kanë shprehur ngushëllime familjes së këngëtarit, duke e vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në botën e artit. “Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi! Ngushëllime familjes! Qoftë i parajsës!”, ka shkruar Rovena Stefa. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e…
