Autor: Suad Avdiu

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që siç tha, qytetarët të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë dhe ai vendim të respektohet nga të gjithë, përcjell TV21. Ademi tha se fituesi duhet të jetë pjesë e organeve të vendimmarrjes. Ademi tutje tha se në vitin 2024 kërkuan mandat të fuqishëm nga qytetarët që Maqedonia të mbetet në binarët e perëndimit dhe shtoi se, vendi po ballafaqohet me stagnim dhe regres.

Read More

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po vijon një aksion në disa lokacione në vend, kryesisht në Shkup dhe Kumanovë. “Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po vijon një aksion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe në lokacione të tjera, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Më shumë informacion do të jepen pas përfundimit të aksionit, thonë shkurt nga Prokuroria.

Read More

Në seancën e sotme të qeverisë u miratua revidimi i Planit te Veprimit të Strategjisë për Transparencë (2023-2026), në pjesën e afateve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve. Grupi punues, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme i cili ishte edhe përgjegjës për revidimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë (2023-2026), që nga muaji shtator punoi në mënyrë intensive për përditësimin e planit aktual, me qëllim që institucionet të kenë një qasje edhe më transparente ndaj qytetarëve. Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, z.Arben Fetai, deklaroi se “Transparenca është dhe mbetet prioritet i kësaj…

Read More

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari reagoi ndaj vendimit të Qeverisë për emërimin e të besuarëve të tyre në komunat ku do të ketë rivotim më 11 janar, ndër të cilat janë edhe Gostivari dhe Vrapçishti. Qeveria si ushtrues detyre me mandat të përkohshëm në Gostivar emëroi Fadil Xhelilin. Por ja si reagoi Taravari. Reagimi i plotë: “Sot ka ardhur në Komunë “i besuari” i Qeverisë për të zëvendësuar Të Besuarin nga Populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm se për ne ka vetëm një Kryetar dhe ai është Valbon Limani!”(INA)

Read More

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, deklaroi se kryetari i partisë së ardhshme i koalicionit aktual qeverisës VLEN do të zgjidhet midis tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. “Është diku këtu. Ai është më shumë një faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje krijuese. Ka më shumë zgjidhje nëpër parti në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania”, tha Mexhiti në emisionin “Direkto” në “Telma”. Mexhiti poashtu njoftoi se kanë filluar negociatat me palën bullgare për të zhbllokuar…

Read More

Sektori për punë të brendshme në Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Fatmir Dehari nga fshati Sërbicë i Kërçovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353 të Kodit Penal, njoftoi sot policia. “Ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij ligjore të dhëna me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe në kundërshtim me Ligjin për Zjarrfikje. I denoncuari, që nga viti 2016, çdo vit, me persona të caktuar ka lidhur kontrata punësimi në Njësinë Territoriale Zjarrfikëse –…

Read More

Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës. Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj postës kufitare serbe në Koshare në vitin 1999.…

Read More

Nuk jam fajtore që shoh më larg se ata që rrinë ulur në errësirë. Nuk jam fajtore që nuk pajtohem me padrejtësitë, pazaret e pista dhe heshtjen që po vret popullin tim. Faji nuk është i imi që flas drejtë. Faji është i atyre që heshtin, kur duhet të ngrihen. Unë nuk i trembem fjalës së lirë. Ajo është arma ime, mburoja ime dhe drita e ndërgjegjes sime. Mund t’i burgosësh njerëzit, por zërin e atyre që kanë ndërgjegje nuk mund ta shuash kurrë. Dhe unë jam prej tyre. Dua ta nderoj me përulësi dhe krenari Musine Kokalarin, shkrimtaren e…

Read More

Guvernatori Slaveski u drejtua në Konferencën mbi Rreziqet Klimatike dhe Stabilitetin Financiarz “Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekonomi dhe sisteme financiare, dhe rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm që ndikon në stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar. Prandaj, bankat qendrore tashmë po i integrojnë këto rreziqe në kornizat e tyre analitike dhe mbikëqyrëse. Qasja e Bankës Popullore ndjek praktikat ndërkombëtare. Aktivitetet e planifikuara të Planit të Veprimit Afatmesëm të miratuar për periudhën 2023-2025 janë në fazat e tyre përfundimtare, pritjet mbikëqyrëse janë përfshirë në Udhëzimet për Menaxhimin e Rrezikut Klimatik për…

Read More

Për pak kohë do të dihet çmimi i rrymës, të cilin do ta ofrojë në tender EMV, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen nëse i ka marrë llogaritjet për çmimin e rrymës dhe nëse do të mbetet çmimi prej 62 euro për megavat orë ose do të rritet. Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit tenderi për furnizim të rrymës për amvisëritë do të jetë për një vit, ndërsa jo për gjysmë viti si deri më tani. “Këtë vit, sepse tenderi do të jetë për një vjet, nuk do të jetë për gjysmë viti…

Read More