Autor: Suad Avdiu
Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, përveç deklaratave protokollare, vëmendjen e opinionit publik e tërhoqi edhe paraqitja e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Forumin Ballkanik për Integrim 2025, i cili u mbajt në Podgoricë. Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një pallto-fustan elegant në të zezë me detaje të bardha, të kombinuar me çizme të zeza, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk. Ndërsa pjesa e sipërme e veshjes ishte klasike dhe diplomatikisht e sofistikuar, zgjedhja e këpucëve u konsiderua e papërshtatshme, pasi çizmet dimërore rrallë shihen si të përshtatshme për pritje formale të këtij niveli. Mospërputhjet stilistike janë veçanërisht të dukshme kur…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin e Bllacës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, pasi siç bëhet e ditur, ndaj të njëjtit ishte lëshuar masa “arresto” me kërkesë të Interpolit, njofton TV21. “Më 28.11.2025, në ora 09:40, në kufirin e Bllacës, në hyrje të shtetit, punonjësit e policisë e kanë arrestuar D.M. (29) nga R. e Kosovës, sepse gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar masa “arrest” nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Ai u dorëzua tek punonjësit e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar për…
Një 71-vjeçar nga fshati Crvevci është plagosur rëndë pasi ka rënë me një makineri pune (bager) gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë të Kërçovës, njofton TV21. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës dhe më pas në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. “Më 28.11.2025, në ora 13:00, në DPB Kërçovë është raportuar se në fshatin Garanë të Kërçovës, A.D. (71) nga fshati Crvevci, gjatë tentativës për të kaluar lumin që kalon nëpër fshatin Garanë me një makineri pune – bager, ka rënë. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e…
Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, ku kanë rënë 40 litra për metër katror. Pasojnë Radovishi dhe Pozhari me nga 37 litra, Gjevgjelia me 35 dhe Shtipi me 28 litra.Në Strumicë kanë rënë 19 litra, në Vinicë 16, në Kumanovë 15, ndërsa nga 13 litra janë regjistruar në Kavadari dhe Kriva Pallankë. Kodra e Diellit ka regjistruar 12 litra, Pretori 11, Mavrova dhe Shkup–Petrovec nga 10, Berova 8, Lazaropole 7, Velesi 6, Pozharane 5, ndërsa nga 4 litra janë shënuar në Manastir, Tetovë, Krushevë dhe Prilep. Në Shkup–Zajçev Rid dhe Topollçan, janë…
Një tjetër “Marsh për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite. Prindërit e viktimave në tragjedinë “Pulse” u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen atyre. Marshi do të fillojë në orën 14:05 nga Parku i Revolucionit dhe është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe dinjitoz, kushtuar viktimave dhe si një kujtesë se pas çdo vendimi gjyqësor ka jetë të vërteta njerëzore dhe familje që ende presin drejtësinë që meritojnë. Gjyqi për rastin “Pulse” ka filluar në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës, në të cilin akuzohen 35 individë dhe tre persona juridikë. Disa nga avokatët e të pandehurve kanë…
Pagesa e pensioneve po zhvillohet normalisht, njofton Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë (PIOM), duke shtuar se pagesa e pensioneve të nëntorit do të fillojë me kohë, më 1 dhjetor, me një shumë të përgjithshme prej 9.297.493.427 denarësh. Nga Fondi theksojnë se pensionistët duhet të jenë të qetë, pasi Qeveria garanton pagesën e rregullt dhe të përkohshme të pensioneve. Pagesa, që realizohet çdo ditë të parë të muajit në koordinim me Qeverinë, do të vazhdojë të kryhet në të njëjtën mënyrë edhe gjatë vitit 2026. Fondi informon se janë siguruar mjete edhe për vitin 2026. Në Buxhetin e…
Gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 38 persona të rinj me HIV/SIDA, që përfaqëson një incidencë prej 2,1 raste për 100.000 banorë, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të Luftës kundër SIDA-s, transmeton Portalb.mk. Numri i rasteve këtë vit është 25,5% më i ulët krahasuar me vitin 2024, kur u raportuan 51 raste. Për krahasim, në vendet e BE-së incidenca për vitin 2024 ishte 5,3 raste për 100.000 banorë. Shumica e rasteve të reja në vitin 2025 janë banorë të Shkupit, ndërsa pjesa tjetër paraqiten si raste të izoluara në 14 qytete të…
Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër, pasi në orët e para të mëngjesit kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës së tyre pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum, njofton TV21. Të dy të ndaluarit kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. “Më 29.11.2025, në ora 01:10, në SPB Ohër janë ndaluar G.M. (52) dhe R.M. (65), të dy nga fshati Peshtan i Ohrit. Më herët, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë lagjes “Sveti Stefan” në Ohër, ata fillimisht kanë…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Kumanovë–Kriva Pallankë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë plotësisht. “Më 29.11.2025, prej orës 08:30, magjistralja Kumanovë–Kriva Pallankë, për shkak të një aksidenti të ndodhur, është në ndërprerje të plotë të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e LAMM-it. Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin e të lënduarve ose shkakun e aksidentit. LAMM u bën apel shoferëve të shmangin këtë drejtim dhe të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e magjistrales.
Aksion për kthimin në jetë të terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së në Kumanovë Me iniciativë të Institutit “Pulsi i Demokracisë”, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë, OJQ “Drom”, OJQ “Linda” dhe Klubin e basketbollit “Rinia Basket” Kumanovë, sot ndërmorëm aksion për pastrimin e terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së. Ky vend dikur ishte një nga pikat kyçe të qytetit – hapësirë rekreacioni, aktivitete sportive dhe takimesh shoqërore për shumë gjenerata. Për më shumë se tre dekada, ky terren është lënë në harresë dhe ka qëndruar jashtë funksionit. Aksioni i sotëm është vetëm hapi i parë.…
