Autor: Suad Avdiu
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri, ka konfirmuar se në periudhën në vijim do të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, për të hapur rrugën drejt një rigrupimi më funksional të opozitës shqiptare. Sipas burimeve nga Kuvendi dhe dokumentit të siguruar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal e të dorëzuar në Kuvend nga ana e deputetit Ilir Demiri, nismës së Demirit për krijimin e një blloku të koordinuar opozitar pritet t’i bashkohen edhe deputetë nga subjekte të tjera opozitare, të cilët e vlerësojnë këtë hap si mundësi për rritjen e fuqisë politike dhe institucionale…
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, ka nisur një vizitë zyrtare disaditëshe në New York dhe Washington D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, z. Fetai do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve amerikane, me zyrtarë të sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Maqedonia e Veriut që jetojnë dhe kontribuojnë në SHBA. Pika qendrore e vizitës është pjesëmarrja në Konferencën e Dytë Globale për Shfrytëzimin e të Dhënave për Përmirësimin e Matjes së Korrupsionit, e organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të…
Gazetari Domagoj Margetiç ka folur mbi shkrimin investigativ për përfshirjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në një grup snajperistësh gjatë viteve të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ai ka dhënë detaje dhe dëshmi nga hetimi, që tregojnë lidhjen e Vuçiç me këtë grup. “Në afërsi të Sarajevës, udhëhiqeshin nga njerëz të një njësie paraushtarake, të cilët kishin leje kalimi nga institucionet serbe. Dhe ajo që dimë tani, dhe çfarë zbulova është se Vuçiç ishte një nga ata që shoqëronte të ashtuquajturit ‘klientë’, dhe Vuçiç mbante një badge të shërbimeve sekrete serbe, ndërsa vazhdonte kalimin. Mirko Blagojević ishte kreu i kësaj…
Mbrëmë në Kumanovë u arrestuan 6 persona për prishjen e rendit publik dhe qetësisë, 5 maqedonas dhe 1 shqiptarë. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, 6 personat e arrestuar kanë provokuar mbi baza nacionale ku 5 maqedonasit janë arrestuar, pasiqë kanë tentuar ta përdhosin flamurin kombëtarë shqiptarë. Në sytë e të ashtuquajturës BDI, bie vetëm arrestimi i një shqiptari. 5 maqedonasit e arrestuar nuk i llogarisin fare. Pse? Sepse, në kohën e tyre janë mësuar që Kumanovën ta përdorin për eksperimente etnike, e jo për drejtësi dhe zhvillim. Koha e tyre kur arrestoheshin vetëm shqiptarë për prishjen e rendit publik ka…
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se analizat e mostrave të ujit të marra nga Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” kanë përfunduar dhe se analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit janë brenda vlerave referuese, respektivisht nuk u gjetën metalet të rënda në mostrat e ujit. “Siç raportuam më parë për rezultatet e mostrave të ushqimit dhe sipërfaqeve të punës nga shkolla me të njëjtin emër, bakteret fekale u gjetën në musaka dhe në disa sipërfaqe në kuzhinë dhe shkollë, duke treguar higjienë të dobët në shkollë dhe kuzhinë. Nga shtatë mostrat e materialit biologjik të marra nga Instituti i Shëndetit…
Mbrëmë, pranë pompës së benzinës Lukoil në Kumanovë, policia maqedonase ka arrestuar Ardi Saitin, një të ri nga Kumanova, vetëm pse kishte dalë të festonte Ditën e Flamurit me flamurin kombëtar shqiptar. Ai është mbajtur 24 orë në ndalim policor. Babai i tij ka kontaktuar TV News dhe ka informuar për rastin. Ai theksoi se djali i tij nuk ka shkaktuar asnjë incident, por ka festuar në mënyrë të qetë dhe paqësore, si shumë të rinj të tjerë në qytet. Sipas familjarit, arrestimi është i padrejtë dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në familje. Ata kërkojnë reagim nga institucionet përkatëse…
REAGIM Të nderuara media, Të nderuar kumanovarë, Dega e BDI-së në Kumanovë shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën e saj lidhur me arrestimin e të riut kumanovar, Ardi Saiti, i cili mbrëmë u ndalua nga ana e policisë vetëm pse gjatë festës sonë kombëtare mbante në dorë flamurin kombëtar shqiptar. Ndaj tij madje është proceduar edhe lënda në Prokurori, gjë që e konsiderojmë të padrejtë dhe të papranueshme. Edhe më shqetësues mbetet fakti se arrestimi është kryer nga i njëjti polic që vitin e kaluar përdhosi flamurin tonë kombëtar, person i njohur në Kumanovë me nofkën “Kasapi”, i cili, në…
Fatkeqësisht, edhe Buletini i sotëm Ditor të Ministrisë së Brendshme vuri në dukje një ngjarje të pakëndshme, ku është sulmuar një fëmijë, transmeton Lideri.mk. “Më 28.11.2025 në orën 20:10, L.S. (48) nga Kumanova ka raportuar në Stacionin Policor të Kumanovës se më 27.11.2025 rreth orës 07:30 para një klase në një shkollë fillore në Kumanovë, djali i tij i moshës së mitur është sulmuar fizikisht nga një prind i shokut të tij të klasës. Po merren masa për sqarimin e rastit”, njoftoi policia.
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, teksa ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit. Mësohet se ceremonia mortore e këngëtarit do të nisë pasditen e së dielës, ku të afërmit, kolegët miqtë edhe publiku do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit. Homazhet do të zhvillohen nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00. Reagimi ka ardhur edhe nga…
Tetovë, 29 nëntor – Një 27-vjeçare nga Pallçishti i Poshtëm ka raportuar në SPB Tetovë një rast të rëndë që lidhet me trajtimin e saj në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës. Sipas denoncimit, pacientja pretendon se pas një trajtimi të mëparshëm për komplikime të shtatzënisë, është liruar pa raport mjekësor, ndërsa dy ditë më vonë ka pësuar abort spontan. Ajo thotë se një mjek i repartit i ka komunikuar se në evidencën zyrtare figuron sikur kishte kryer një abort të mëparshëm dhe ishte trajtuar si duhet — diçka që bie ndesh me atë që i ishte thënë…
