Autor: Suad Avdiu
Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot bëri homazhe te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me këtë rast, ai vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën e Arben Xhaferit, një nga personalitetet më të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka shpërndarë një mesazh të fortë mbështetës për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi të liderit të BDI-së, ku e përshkruan atë si figurën kyçe të ndryshimit dhe proceseve politike në vend. “Ndryshimi i vërtetë mban vulën e një emri: Ali Ahmeti! 👑 AA”, ka shkruar Ademi në profilin e tij zyrtar, shoqëruar edhe me simbolin e kurorës.(INA)
Të paktën njëzet persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë në agim këtë të shtunë. Guvernatori i Provincës Nusa Tenggara Lindore njoftoi më parë se pesë persona kishin vdekur kur një ndërtesë u shemb ndërsa ata po flinin, ndërsa një zyrtar i kërkim-shpëtimit tha se të paktën 20 persona kishin vdekur në katër qytete. “Sipas informacionit që kemi marrë, 20 persona kanë vdekur, gjashtë janë plagosur dhe dy janë ende nën rrënoja “, tha në telefon Fatur Rahman, një zyrtar i operacioneve të kërkim-shpëtimit në qytetin Maumere. “Në këtë fazë, është raportuar se…
Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka kërkuar përgjigje nga qeveria në Berlin lidhur me financimin nga Ambasada Gjermane në Shkup të shfaqjes teatrale “Engjëjt në Amerikë”, e cila trajton jetën e personazheve nga komuniteti queer në Nju Jork gjatë viteve ’80. Çështja mori vëmendje pasi tabloidi gjerman Bild publikoi një artikull ku e paraqiti shfaqjen si shembull të financimit të projekteve të orientuara ideologjikisht jashtë Gjermanisë. Artikulli më pas u shpërnda gjerësisht nga deputetë dhe mbështetës të AfD-së në rrjetin social X. Shfaqja, me regji të Filip Petkovskit, u vu në skenë në Teatrin…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka publikuar fotografi që shfaqin betejën e zjarrfikësve me flakët mbi fshatin Bojanë. Në ndihmë kamë ardhur ekipe nga Qyteti i Shkupit dhe zjarrfikësit e Tetovës. Postimi i plotë: Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer zjarr, i cili ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Aktualisht jam në terren, së bashku me ekipet e angazhuara për përballimin e zjarrit. Në terren po intervenojnë katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim janë angazhuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova. Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje nga vendi, pritet rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe…
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe temperatura ditore nga 28 deri në 33 gradë Celsius. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Nesër moti do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe temperatura ditore nga 30 deri në 37 gradë. Do…
Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka shpërndarë një mesazh të fortë mbështetës për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi të liderit të BDI-së, ku e përshkruan atë si figurën kyçe të ndryshimit dhe proceseve politike në vend. “Ndryshimi i vërtetë mban vulën e një emri: Ali Ahmeti! 👑 AA”, ka shkruar Ademi në profilin e tij zyrtar, shoqëruar edhe me simbolin e kurorës.
Kosova ka ardhur në një moment kur për postin e Presidentit ndoshta duhet të mendojmë pak më ndryshe. Jo domosdoshmërisht të kërkojmë një emër që vjen nga partia më e fuqishme, por një figurë që mund të jetë e pranueshme për një pjesë më të gjerë të shoqërisë. Një prej emrave që po hidhet në diskutim është ai i aktorit, humoristit dhe moderatorit të njohur, Besim Dina. Sipas Valon Malokut, Dina mund të ishte një figurë konsensuale pikërisht sepse nuk vjen nga betejat e përditshme partiake dhe nuk identifikohet me ndonjë kamp politik. Për më shumë se tri dekada, ai ka…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Hysen Muzliukajn si kryesues të Komisionit të Pranimit që do të merret me përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP). Ndaj Muzliukajt Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin për konfirmimin e aktakuzës, në një rast ku ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e Qeverisë të 12 gushtit 2026. Muzliukaj do të bëjë vlerësimin për pozitën më të rëndësishme në prokurimin publik, atë të Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP). Muzliukaj, i njohur si ish-këshilltar politik i ministrit të…
