Autor: Suad Avdiu

Kreu i shetit bullgar Rumen Radev pret që një gjë e tillë të ndodh së shpejti. Megjithatë, përfaqësuesit e organizatave bullgare nga Shkupi, Manastiri, Ohri, Prilepi, Kavadari dhe Koçan, u deklaruan kategorikisht para kreut të shtetit bullgar, kundër ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar, pasi bëhej fjalë për garantimin e të drejtave themelore të njeriut. Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se duke përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Maqedonia do të përshpejtojë ndjeshëm anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. – Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë do të përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji…

Read More

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, lajm këtë të cilin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.E në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh. “Me këtë protestë po mundohen të mobliziohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë publike thirrjen për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 13 dhjetor 2025 në Shkup, duke e cilësuar atë si vazhdimësi të demonstratave të mbajtura më herët në Prishtinë dhe Tiranë. Përmes një postimi në profilin e tij, Ahmeti njoftoi se Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të kthehet në qendrën kryesore të mbështetjes për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Ahmetit, qytetarët do të bashkohen për të kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët, siç theksoi ai, po përballen me akuza të ngritura mbi “montime politike, dëshmi të fabrikuara dhe presione…

Read More

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, ngjarje që ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), është arrestuar. Nazif Muslija Ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica (Macerata). Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe Nazif Muslija u transportua në spital Makina e 50-vjeçarit, në kërkim për vrasje të rëndë me dashje, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej shqiptari. Dyshohet se shqiptari ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në…

Read More

Kuvendi u ndriçua me ngjyrë portokalli me rastin e fushatës globale “16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila festohet globalisht dhe përfaqëson një thirrje për veprim dhe solidaritet me viktimat. Kryetari i Kuvendi, Afrim Gashi në një postim në Facebook, shkruan se ky veprim nuk është vetëm një simbol vizual, por një “mesazh i qartë dhe i fuqishëm” se institucioni më i lartë përfaqësues qëndron fort në anën e çdo gruaje dhe vajze. “Le të shërbejë drita portokalli si një thirrje për reflektim, dhe me këtë dritë, le të zgjohet shpresa për një shoqëri ku çdo grua…

Read More

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e gjen vendin në një realitet ku korrupsioni nuk perceptohet më si problem abstrakt, por si pengesa kryesore që po i largon të rinjtë nga vendi dhe po e zbeh çdo shpresë për integrim në Bashkimin Evropian. Anketat më të fundit dhe deklaratat zyrtare në institucionet vendase e ndërkombëtare tregojnë një panoramë të errët, ku korrupsioni është bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa besimi tek institucionet ka rënë në nivele historikisht të ulëta. “Përballja me euroskepticizmin rinor”, i prezantuar në Kuvend, konfirmon se gjendja është alarmante. Studimi, i përpunuar nga IDUEP, Fondacioni “Fridrih Nauman” dhe Qendra Evropiane…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi. “Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 50 metra në qafat malore të Gjavatos, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Nga atje thonë se në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat pastrohen rregullisht. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës./Telegrafi/

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri…

Read More

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, për të cilin thotë se ka nisur ta përmendë vazhdimisht . Në një postim të gjatë në Facebook, Matoshi thotë se njerëzit e afërt të saj tregojnë për punën, angazhimin dhe sukseset e saj profesionale, ndërsa për Lushtakun  sipas saj  “krejt e dinë” çfarë thonë qytetarët për pasurinë dhe veprimet e tij. Ajo përmend pretendimet publike që qarkullojnë në opinion lidhur me blerjen e tokave gjatë dhe pas luftës, tenderët, mosdeklarimin e pasurisë dhe presionin ndaj zyrtarëve, duke theksuar se këto nuk janë fjalët e saj,…

Read More

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai sot në Nju Jork ka realizuar takim me kryetarin e Staten Island dhe ish kongresmenin, mikun tonë të madh, Vito Fossella.Biseda ka qenë e ngrohtë dhe meqenëse Staten Island është shtëpia e dytë e një komuniteti të madh dhe të suksesshëm dibran, Fossella është ftuar të vizitojë Dibrën.“Pata një takim shumë të vlefshëm me kryetarin e Staten Island dhe ish kongresmenin, mikun tonë të madh, z. Vito Fossella. Biseda qe e ngrohtë, një dialog i vërtetë mes njerëzish që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe se forca e vërtetë e një shoqërie qëndron te komuniteti…

Read More