Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

28 Nëntor, 2026

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Faton Zenuni: Sporti shqiptar në Kumanovë mes premtimeve boshe dhe dështimit institucional

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Dhjetor, 2025Updated:4 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një deklaratë për Televizionin NEWS, Faton Zenuni ka ngritur shqetësimin e madh për gjendjen alarmante të sportit shqiptar në Kumanovë. Ai thekson se për vite me radhë sporti është përdorur vetëm si dekor fushatash dhe material për fotografi para kamerave, ndërsa realiteti në terren është krejt ndryshe: i varfër, i neglizhuar dhe pa asnjë investim serioz. Zenuni nënvizon se funksionarët që kanë ushtruar pushtet dhe kanë marrë paga të larta nuk kanë arritur të realizojnë asnjë vepër konkrete. “Asnjë fushë e denjë, asnjë sallë sportive e ndërtuar, asnjë strategji reale për zhvillimin e sportit,” thekson ai, duke e cilësuar këtë situatë si dështim të hapur institucional. Gjendja e infrastrukturës sportive në qytet është përshkruar si kaotike. Në Kumanovë, sipas deklaratës, asnjë palestër sportive nuk është ndërtuar nga ata që u votuan dhe u përkrahën, ndërsa klubet shqiptare detyrohen të bredhin dyerve e strehëve për të zhvilluar një ndeshje sportive. Krahasimi me komunat tjera është tejet domethënës: Komuna e Likovës ka ndërtuar 7 palestra sportive, ndërsa në Kumanovë nuk është bërë asgjë për dekada. Ndërkohë, rinia shqiptare, me potencial të madh sportiv, po përballet me kushte të mjerueshme. Stërvitjet zhvillohen në ambiente të papërshtatshme, në terrene të amortizuara dhe pa përkrahje financiare. “Kjo nuk është vetëm shpërfillje; është turp i madh dhe dëshmi e mosinteresimit të përfaqësuesve tanë në komunë dhe nëpër ministri,” thekson Zenuni për Televizionin NEWS. Mes përgjithësisht të heshtur dhe të painteresuar, Zenuni përmend se vetëm disa individë kanë treguar vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar, pavarësisht mundësive të kufizuara. Ai veçon këshilltarët komunalë Huzeir Mustafa, Faruk Alili dhe Amir Shabani, të cilët sipas tij kanë kontribuar sadopak në mbështetjen e rinisë dhe klubeve sportive shqiptare. “Të tjerët,” shton ai, “do të jetojnë gjithmonë kokëulur para fëmijëve të tyre për këtë neglizhencë.” Zenuni përfundon me mesazhin se sporti nuk zhvillohet me premtime boshe, por me investime të vërteta dhe përgjegjësi. “Koha e justifikimeve ka përfunduar. Sporti në Kumanovë ka nevojë për veprim, jo për fjalë.”

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

Lajmet e fundit

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

28 Nëntor, 2026

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.