Autor: Suad Avdiu

Në vazhdën e riorganizimit të Partisë Demokratike Shqiptare sot në selinë e kësaj partie ka vazhduar riorganizimi i Forumit të Gruas si një nga shtyllat kryesore të kësaj partie. Forumi i Gruas Shqiptare -Dega Tetovë pranë Partisë Demokratike Shqiptare njofton se procesi i riorganizimit po avancon me përkrahje të shtuar nga gratë dhe vajzat shqiptare. Në takimin e mbajtur në Tetovë, shumë anëtare të reja iu bashkuan Forumit të Gruas pranë PDSH-së, duke forcuar rolin e gruas në jetën politike dhe në ringritjen e partisë. Anëtaret e reja i përshëndeti znj. Fatmire Isaki e cila theksoi se Interesimi i grave…

Read More

Goran Angellov “Qoseto”, pas plot 8 vitesh të kaluara pas hekurave për ngjarjet e 27 prillit ka fituar lirinë. Ai njihet dhe u dënua si një nga sulmuesit kryesor të dhunës në Kuvend natën e 27 prillit 2015, ku më së keqi kishte pësuar kryetari i ASH, Ziadin Sela. Qoseto për MKD theksoi se ka marrë lirim me kusht, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit, përkatësisht 8 nga gjithsej 11 vite burg. Në rastin e “27 prillit”, 16 persona u dënuan me vendim të formës së prerë me dënime me burg që varionin nga 7 deri në 16…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i vetëm, duke theksuar se grupet brenda tij kanë interesa të ndryshme dhe tensione të vazhdueshme. Sipas Taravarit, vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mund të arrijë t’i bëj bashkë. “Më 15 maj kur unë dola prej Qeverie, menjëherë pas një jave dolën thanë që Taravari ishte arsyeja që s’mund të bashkohemi, ‘ai na përçante’ – ‘ne tash e fillojmë bashkimin’, këtë e kanë thënë më 20 maj. Nga ajo ditë deri më sot, pra pas 7 muajsh nuk ka bashkim.…

Read More

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut gjendet përpara një nevoje historike për transformim, pas shumë viteve stagnimi të shkaktuar nga pagat e ulëta, fuqia punëtore lehtësisht e disponueshme dhe kapacitetet e kufizuara prodhuese. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në konventën partiake të VMRO-DPMNE-së që u mbajtë në Kavadar, ku u rizgjodh në krye të VMRO-DPMNE-së, theksoi se deri në vitin 2030 shteti duhet të kryejë një ndryshim rrënjësor – nga një ekonomi e bazuar në prodhim të lirë, drejt një ekonomie që mbështetet në ekspertizë, aftësi të avancuara dhe krijimin e vlerës së lartë të shtuar. Sipas Mickoskit, ekonomia maqedonase duhet…

Read More

MPB ka njoftuar se në pikën kufitare në Bellanoc është arrestuar 48-vjeçari nga Kosova, që siç bëjnë të ditur në njoftim, ai po kërkohej nga Interpoli i Zvicrës “Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Read More

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se sot në mëngjes ka marrë një mesazh SMS për një shkelje në trafik, derisa po udhëtonte me automjetin e tij privat drejt Kavadarcit, ku sot mbahet Kongresi i partisë VMRO-DPMNE. Sistemi “Safe City” ka konstatuar një shkelje me shpejtësi 51 km/h në një vend ku lejohet shpejtësia 50 km/h “Ky është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi vlen dhe vepron njësoj për të gjithë, dhe nëse regjistron një shkelje – ndëshkimi pason, pa marrë parasysh kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka selektivitet, nuk ka të…

Read More

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut gjendet përpara një nevoje historike për transformim, pas shumë viteve stagnimi të shkaktuar nga pagat e ulëta, fuqia punëtore lehtësisht e disponueshme dhe kapacitetet e kufizuara prodhuese. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në konventën partiake të VMRO-DPMNE-së që u mbajtë në Kavadar, ku u rizgjodh në krye të VMRO-DPMNE-së, theksoi se deri në vitin 2030 shteti duhet të kryejë një ndryshim rrënjësor – nga një ekonomi e bazuar në prodhim të lirë, drejt një ekonomie që mbështetet në ekspertizë, aftësi të avancuara dhe krijimin e vlerës së lartë të shtuar. Sipas Mickoskit, ekonomia maqedonase duhet…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në shënimin e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”. Ai theksoi se ishte një nder të merrte pjesë së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe shumë miq të tjerë në këtë ngjarje të rëndësishme. Ahmeti e përgëzoi Arbër Hajdarin për punën e tij të jashtëzakonshme dhe e uroi që të vazhdojë me këtë mision të humanizmit dhe solidaritetit. “Mbrëmë pata kënaqësinë që, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë miq humanë e të vullnetit…

Read More

Lirohet nga burgu Goran Angellov- Qoseto, i dënuar për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prillin e vitit 2017. Lirimi i tij vjen ende pa e përfunduar dënimin me burg prej 11 vitesh. Qoseto është i dënuari i parë për 27 prillin që lihet i lirë me kusht, pas 8 viteve nga gjithsej 11 vite burg. Goran Angellov Qoseto lirinë e fitoi nga Këshilli Penal i Gjykatës Penale për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye deri tani disa herë kishte kërkuar ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg. Për heqjen e prangave njoftoi vetë Goran Angellov- Qoseto përmes…

Read More

Brenda një jave doganierët parandaluan disa tentativa kontrabande në pika të ndryshme kufitare të vendit. Në Aeroportin e Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një pasagjeri që udhëtonte drejt Londrës, u zbuluan dhe u sekuestruan përkohësisht 27 steka cigaresh të fshehura në valixhe. Gjatë kontrolleve tjera, doganierët gjetën një motor të përdorur automjeti të transportuar në bagazhin e një veture, si dhe pako me lloje të ndryshme ilaçesh, vlera e të cilave kapte mbi 83 mijë denarë. Në një rast tjetër, në pikën kufitare Stenje, u zbuluan 58 pako ilaçesh veterinare që kërkojnë leje importi. Ato u gjetën në çantat…

Read More