Autor: Suad Avdiu
Orion Latifi, studenti nga Maqedonia që u kthye në qendër të vëmendjes në Konferencën Ndërkombëtare Studentore të Arkeologjisë 2025 në Kroaci, ku prezantimi i tij për metodat e reja të edukimit dhe popullarizimit të arkeologjisë u prit me duartrokitje dhe vlerësime maksimale. Edhe pse vetëm student, Orion Latifi, i cili është nga Kumanova tashmë konsiderohet në mesin e studentëve më të mirë të Maqedonisë së Veriut. Duhet theksuar që është autor i një podkasti për arkeologji, ligjërues i kursit të parë edukativ për arkeologji dhe pjesë e shumë projekteve dhe ndërkombëtare në horizont. Në Kroaci, ai prezantoi idetë e tij…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u dërgoi urime të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës kombëtare të Shën Klementit të Ohrit. Në mesazhin e saj të urimit, presidentja thotë se kemi një detyrë të madhe përpara nesh për të rimësuar virtytet që mbështesin komunitetin. “Ashtu si në kohën e Klementit, edhe ne kemi nevojë për një qëllim të përbashkët, më të lartë, rreth të cilit do të ndërtojmë marrëdhënie dhe do të kapërcejmë dallimet. Përmes sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, përmes drejtësisë sociale dhe kujdesit të ndërsjellë, le të rinovojmë kontratën shoqërore të qytetarëve të lirë, të barabartë para…
Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova shihet si pjesë e Serbisë, sepse qnë fjalinë e parë hyrëse shkruan se gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe jo që kufizohet ashtu siç është shkruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende në kufi. Po ashtu më pastaj ajo identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë të…
Sipas anketës më të fundit të porositur nga Fondacioni Metamorfozis, politikanët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të perceptohen si një nga burimet kryesore të dezinformatave. Të anketuarit i rendisin ata menjëherë pas rrjeteve sociale dhe para portaleve, me 81% që i shohin politikanët si aktorë aktivë në shpërndarjen e informacionit të rremë. Dezinformimi mbetet një mjet i fuqishëm në skenën politike: përdoret për të ndërtuar mbështetje, për të diskredituar kundërshtarët dhe për të mobilizuar votuesit përmes frikës, pasigurisë dhe polarizimit. Dezinformimi nxit cinizëm dhe mosbesim ndaj institucioneve evropiane dje procesit euro-integrues të Maqedonisë. Si në këtë anketë ashtu edhe në raportin paraprak, politikanët…
Prekja, shkatërrimi dhe masakrimi i varrit të Astrit dhe Ardit Deharit është një plagë e re mbi plagën e vjetër të një kombi që ende nuk ka marrë drejtësi. Ky nuk është vandalizëm i zakonshëm. Ky është akt kriminal, i planifikuar, i motivuar dhe i drejtuar kundër një simboli kombëtar: drejtësisë së mohuar. Vëllezërit Dehari nuk i vrau vetëm koha. Ata u goditën nga errësira e një sistemi që ende sot frikësohet nga e vërteta. Dhe prekja e varrit të tyre është sulmi i dytë; është përpjekje për t’i heshtur edhe të vdekur. Nëse një shoqëri pranon që varret të…
Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Shën Klimentit të Ohrit. Në Kuvend sot në orën 11:00, Komiteti për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” do të ndajë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025. Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në fushën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiç, kompozitor, dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ. Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e…
Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së djeshme mbajti mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, që siç tha i pari i kësaj partie, Ali Ahmeti, u diskutuan situata politike aktuale në vend. Tutje, Ahmeti tha se u fol edhe për Kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor, që siç tha, “do të përcaktojë drejtimin e mëtejshëm”. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një “diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend”, duke theksuar se janë trajtuar “të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë”. “Në fokus të veçantë…
Dy persona janë arrestuar pasi në një veturë me targa të Shkupit u kapën duke transportuar vegla pune, për të cilat nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se personat në fjalë nuk kishin dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. “Më 07.12.2025, në autostradën Tabanoc–Kumanovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për masa kompenzuese privoi nga liria L.A. (32) nga fshati Nikushtak dhe A. Sh. (32) nga Shkupi. Policët ndaluan automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A., me pasagjer A. Sh., dhe gjatë…
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Paradite në disa lugina të caktuara do të ketë mjegull. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 14 gradë. Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo…
“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një “diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend”, duke theksuar se janë trajtuar “të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë”. “Në fokus të veçantë ishin edhe përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit”, ka thënë Ahmeti, duke e cilësuar këtë datë si “një moment të rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm politik”.(INA)
