Goran Angellov “Qoseto”, pas plot 8 vitesh të kaluara pas hekurave për ngjarjet e 27 prillit ka fituar lirinë. Ai njihet dhe u dënua si një nga sulmuesit kryesor të dhunës në Kuvend natën e 27 prillit 2015, ku më së keqi kishte pësuar kryetari i ASH, Ziadin Sela.
Qoseto për MKD theksoi se ka marrë lirim me kusht, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit, përkatësisht 8 nga gjithsej 11 vite burg.
Në rastin e “27 prillit”, 16 persona u dënuan me vendim të formës së prerë me dënime me burg që varionin nga 7 deri në 16 vite, për vepër penale të rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

