Autor: Suad Avdiu
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna të detajuara se sa kilometra kanë lëvizur veturat zyrtare, ndërsa ka nisur procedurën për shitjen e 104 automjeteve të vjetra. Presin regjistrin e Ministrisë së Brendshme për të pasur një pasqyrë më të qartë. Në ndërkohë analiza e Portalb.mk për flotën e veturave zyrtare në vend zbuloi disa mospërputhje, mungesë të transparencës dhe shumë dilema. Sipas bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ku figurojnë 6659 automjete zyrtare, mbi 15% apo 1009 automjete nuk janë në gjendje të lëvizshme ndërsa 179 automjete janë në gjendje të panjohur. Shumë dilema, pak përgjigje…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit. “Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar. Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.
Kumanovë: 76-vjeçarja në Shtëpinë e të Moshuarve helmohet pasi konsumon shumë tableta Më 06.12.2025, në ora 12:34, në SPB Kumanovë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë ka raportuar se në Shtëpinë e të Moshuarve ishte helmuar një grua 76-vjeçare, e cila kishte konsumuar një sasi më të madhe tabletash. Ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./TV NEWS
Maqedonia e Veriut më shumë se gjysmën e vlerës së shkëmbimit tregtar e kryen me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në pesë vendet e para përfshihet edhe Kina, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – tetor të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.6% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në totalin e përgjithshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 59.4 përqind. Në pesë vendet e para me të cilët…
MPB ka dhënë lejen për protestën që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, në mbështetje të çlirimtarëve, Por, këto kundërshtime po thuhet se nuk do të ndikojnë fare te qytetarët, tek të cilët është parë disponim për t’u bërë pjesë e masës.
Në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi foli për zhvillimet e pritshme në rajon. Elezi tha se sipas informacioneve që disponon, vizita e planifikuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment historik për Kosovën, duke e cilësuar atë si “Pavarësinë e dytë”, përmes anëtarësimit të vendit në NATO. “Sipas informacioneve që kemi, vizita e presidentit të SHBA-së në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment të rëndësishëm për Kosovën, pasi do të jetë “Pavarësia e dytë”, ku pritet që…
SHBA-ja do që Evropa të marrë përsipër shumicën e aftësive konvencionale mbrojtëse të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027, kanë thënë zyrtarët e Pentagonit para diplomatëve në Uashington këtë javë, një afat i shkurtër që disa zyrtarëve evropianë u është dukur jorealist. Mesazhi, i rrëfyer nga pesë burime të njohura me diskutimin, përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane, raporton Reuters. Zhvendosja e kësaj barre nga SHBA-ja tek anëtarët evropianë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila synon të kërkojë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht mbahen në paraburgim. Partia u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime partiake, që t’i bashkohen protestës masive. Sipas Aleancës, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përbëjnë përpjekje për të “njollosur luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar”. “Çdo shqiptar që e ndjen dhe e do lirinë duhet ta shohë këtë si një kauzë mbarëkombëtare,” theksohet në…
Ata që mendojnë se mund të më diskreditojnë me metoda të tilla udbashe, gabohen rëndë. Kushdo që përdor fotografinë time dhe shpik fjalë që nuk i kam thënë, me qëllim për të më dëmtuar, le ta dijë mirë se ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Nuk ka tolerancë për shpifësit e porositur. Do të përballen me drejtësinë, secili prej tyre. Shpifja, montazhi dhe fabrikimi i deklaratave nuk më lëkundin aspak. Përkundrazi, ato më forcojnë edhe më shumë në bindjet dhe rrugën time. Rroftë UÇK-ja. Turpi i mbuloftë ata që përdhosin historinë, sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve për lojëra të ndyra…
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Kjo është hera e dytë që ai kandidon për Kuvendin e Kosovës, pasi kishte garuar edhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të nisur herët, të bazuar në traditën familjare të shërbimit dhe sakrificës për vendin, raporton Klankosova.tv. “Prandaj, sot rikandidoj për t’ju përfaqësuar…
