Autor: Suad Avdiu

Koalicioni VLEN përmes një reagimi për media, thonë se takimi i zëvendëskryeministrit Arben Fetai me Daniel J. Lawton, zëvendës-ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është edhe një dëshmi e qartë se rruga e reformave ka marrë mbështetjen më të fortë ndërkombëtare. “Kur flasim për qeverisje të mirë, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, nuk jemi vetëm. Sot, partnerët tanë strategjikë në SHBA e njohin dhe e vlerësojnë ndryshimin që po ndërtohet. Ata shohin përpjekjen, seriozitetin dhe vullnetin që po investohet për të rikthyer besimin te institucionet. Në kuadër të kësaj, roli dhe bashkëpunimi me përfaqësues të tjerë kyç të…

Read More

Prodhimi i Brendshëm Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti shënon rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Enti i Statistikave. Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë me 21.0% dhe në sektorin Informacion dhe Komunikim me 7.4%. Në tremujorin e tretë, investimet bruto në mjete fikse përfaqësojnë motorin kryesor të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Vendor. Në strukturën e BPV-së, pjesëmarrja e investimeve bruto është rritur nga 26.1% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në 31.1% në tremujorin e tretë të vitit 2025. Konsumi final në tremujorin e…

Read More

Xhavit Haliti, një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, ka rrëfyer prapaskenat në një rast në politikën e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Haliti ka treguar se ka tentuar të pajtonte Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, me grupin e atëhershme ti quajtur si grupi i zjarrit, që tashmë është subjekt në vete që udhëhiqet nga Izet Mexhiti, kryetar i Çairit. Haliti thotë se ishte “pleqnar” në këtë mesele. Në T7, ai ka thënë se Ahmeti nuk e pranoi kushtin e grupit të ndarë dhe e pësoi. “Unë kam qenë një far plaku, siç është ky, te ata në Maqedoni,…

Read More

Sot me 6dhjetor VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më tani, në garën për kryetar të partisë nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, ndërsa Mickoski ka premtuar që nëse rizgjedhet, ky do të jetë mandati i tij i fundit. Pritjet janë që në kongres të ketë 860 delegatë dhe rreth 1800 mysafirë, ndërsa do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar për mbikëqyrjen e punës financiare. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe Strategjia “Maqedonia 2030”, i cili do të jetë vizioni i partisë për këtë periudhë. Pas Kongresit,…

Read More

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme pasi parlamenti refuzoi të miratojë buxhetin e vitit 2026. Radev kritikoi pushtetin ekzekutiv duke deklaruar se është “i diskredituar” dhe se e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale politike është thirrja e zgjedhjeve të reja. Asambleja Kombëtare më parë hodhi poshtë kërkesën e presidentit për të mbajtur një referendum nëse Bullgaria duhet të kalojë në euro në vitin 2026. Propozimi i buxhetit, i cili përfshinte futjen e euros dhe një rritje të disa taksave, shkaktoi protesta masive në Sofje, pas të cilave…

Read More

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se nuk ka ndonjë garë brenda VLEN-it se kush mund ta marrë drejtimin e saj dhe deri tani u dëshmua se subjekti nuk është i lidhur për pozicione. “VLEN është dëshmuar edhe me këtë formacion, sepse te shqitarët janë mësuar kryesisht deri tash me bajraktakrizma dhe VLEN po e thyen këtë paragjykim, se nuk është me rëndësi individi, por ideja, platforma dhe VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një njeri të parë”, tha ai.

Read More

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Derisa, pritet të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.

Read More

Për shkak të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, Ministria e Punve te Brendshme (MPB), në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, po kryejnë bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, njoftoi sot Prokuroria Publike. – Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është duke u zhvilluar një operacion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, për shkak të dyshimit për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, konfirmoi Prokuroria Publike. Informacionet tjera do te publikohen pas perfundimit te aksionit ne fjale.

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në Komunën e Strugës, ku kryetari i Strugës Mendi Qyra u padit nga policia për mospërdorimin e flamuri shetëror në festën e 28 Nëntorit, transmeton TV21. Ademi tutje thekson se as kërkim falja nuk mjaftoi, siç shton brenda ditës policia edhe i paditi. “Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.” Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina dikur, “e lëshuan bajrakun”. Madje gjatë fushatës nuk i lanë qytetarët ta ngrinin flamurin në zemër të…

Read More

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë. Policia ka bërë të ditur se 2,147 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Gjatë këtyre 24-orëve, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale. Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 26…

Read More