Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë, përcjell TV21. Është paralajmëruar se në Kongres do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake. Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor. “Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, tha se pritet një rritje e pagës mesatare dhe asaj minimale në vitin e ardhshëm 2026. Ai këtë e deklaroi në emisionin debatues “Biznes 21” në TV21. “Sipas projeksioneve që kemi, presim që paga mesatare të rritet rreth 9,5 deri 10% në vitin 2026, ndërsa paga minimale rreth 7%,” tha Jankullovski.
Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se Komonuellthi i Bahamas ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 121-të që njeh shtetin tonë. E ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila e ka dënuar ashpër vendimin, raporton Klankosova.tv. Sipas MPJ-së serbe, me këtë veprim është shkelur rëndë rendi ndërkombëtar juridik i bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. “Vendimi i autoriteteve të Komonuelthit të Bahamas vlerësohet si veçanërisht joproduktiv në kontekstin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pasi përfaqëson një veprim të njëanshëm që e rrezikon drejtpërdrejt…
Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.
Të premten në orën 03:30 në rrugën Tetovë-Gostivar, te pika e pagesës në Gostivar, pjesëtarë të Policisë nga Stacioni Policor në Gostivar kanë privuar nga liria personin A.R.(62) nga Tetova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 1,90 promilë alkool në gjak, pas së cilës është përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim…
Përveç ndryshimeve ministrore që pritet të realizohen, tanimë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ky operacion do të përfshijë edhe emërime të reja në eshalonin e tretë qeveritarë. Së fundmi, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara për herë të parë do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Ai është Florim Jahja i cili zëvendëson Stojan Sllaveskin. Jahja sot ka marrë detyrën si i pari i këtij institucioni dhe ka premtuar transparencë të plotë gjatë punës së tij. Zëvendëssekretari i qeverisë, kuadër nga VLEN, Hasim Murtezani ditë më parë e ka komentuar këtë emërim të rëndësishëm: “Historike! Drejtoria për siguri të…
Institucioni shtetëror kërkon punonjës me paga deri rreth 70 mijë denarë – ja cilët profile kërkohen
Pagat tërheqëse rreth 70.000 denarë mund të marrin inxhinierët IT ose analistët që aplikojnë për punë në Bankën Popullore të Maqedonisë. Sipas njoftimit në faqen e tyre zyrtare, kërkohen kandidatë për pesë pozicione të ndryshme, me paga dhe karakteristika të ndryshme. Katër pozicione janë me kontrata dyvjeçare, ndërsa vetëm një pozicion ofrohet me punësim të përhershëm. Nga pesë pozicionet, katër janë për staf të lartë profesional, duke përfshirë: Analist i pavarur, niveli I, në Drejtorinë për Pagesa dhe Operacione të Pasme Programer në Drejtorinë e Aplikacioneve Inxhinier sistemi në Drejtorinë e Infrastrukturës IT Inxhinier sistemi i ri në Drejtorinë e…
“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut mbetet një obligim shtetëror, ndërsa procesi duhet të përshpejtohet me angazhimin e plotë të faktorit politik shqiptar”, deklaroi ish-politikani dhe themelues i PPD-së dr.Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të Gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”. Sipas zotit Luma, kërkesa për ndyshimin e Kushetutës është obligim i Maqedonisë, madje “mendoj se do të ishte mirë që faktori shqiptarë në qeveri VLEN-i, por do të ishte mirë edhe opozita shqiptare, t’i ndimoje faktorit shqiptarë në qeveri, që ta inicojnë sa më shpejt dhe të arrihet ndryshimi kushtetues, ku bullgarët duhet të jenë…
Lajmi për ardhjen e saj në Maqedoni është konfirmuar nga Oda Ekonomike e sapoformuar e Suedisë dhe Maqedonisë. Drejtori ekzekutiv i kësaj Ede, Samuel Naumovski Vikius, në një bisedë për mediat në Shkup ka konfirmuar se në përfundim e sipër janë negociatat për hyrjen e IKEA në Maqedoni, duke shtuar se ekziston hapësirë për punën e saj në vend Fisnik PASHOLLI Shkup, 19 dhjetor – Pas disa përpjekjeve të dështuara, si duket brendi suedez më në fund do të vjen në Maqedoni. Ideja e hapjes së IKEA në vend është e vjetër dhe është e përfolur më shumë herë në…
Klinika e Gjinekologjisë ku vdiq një i porsalindur, sot njoftoi për mediat se autopsia tregoi se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë nga organet dhe se shkaku i vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes nga sindroma e stresit të frymëmarrjes, pra papjekuria e mushkërive. “Pas marrjes së rezultateve nga Klinika, familja u thirr në mënyrë të rregullt për t’u informuar personalisht për të gjitha detajet e gjetjeve. Për rrjedhën e mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi komision ekspertësh me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e çdo parregullsie të mundshme në trajtimin e të porsalindurit. Sipas përfundimit, Klinika…
