Autor: Suad Avdiu

Nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, për partinë në pushtet VMRO-DPMNE do të votonin 26 për qind e qytetarëve, ndërsa për opozitën LSDM 9,8 për qind. Tek partitë shqiptare 8.9 % për BDI dhe 8.2 % për VLEN. Besimin më të madh nga politikanët qytetarët e kanë te kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa tek blloku shqiptar dhe si politikan i dytë në rang vendi radhitet Ali Ali Ahmeti. Këto janë rezultatet e hulumtimit të publikuar sot nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) me titull “Perceptimi i qytetarëve për rejtingun e partive dhe politikanëve”. Hulumtimi…

Read More

Arbër Ademi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit. Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi,…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë. Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut. “BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne…

Read More

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar kontrolle në disa lokale në rajonin e Pollogut, ndërsa në një lokal, janë gjetur 6 të mitur, të cilëve u ishte shërbyer alkool. “Më 19.12.2025 në periudhën prej ora 22:10 deri në 23:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike, kanë kryer kontroll aksion në objektet hoteliere në rajonin e SPB Tetovë. Me këtë rast, në një objekt hotelier në Tetovë në rrugën “Jovan Onçevski” ku si menaxherë janë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe katër rezoluta strategjike. Në lidhje me: BDI sot mban Kongres në Shkup Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti. Burime për TV21 thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit. “Ky fjalim do të shërbejë si orientim politik jo vetëm për veprimtarinë e…

Read More

Shkupi është ende qyteti i tretë më i ndotur në Evropë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga “Air Care” zviceran, ku Shkupi renditet pas Sarajevës dhe Bukureshtit. Sipas të dhënave nga aplikacioni “Air Care”, në stacione të caktuara matëse në Shkup, ndotja, pra përqendrimi i grimcave PM-10, tejkalon 300. Me uljen e temperaturave, problematika e ajrit aktualizohet gjithmonë në kryeqytetin e vendit.

Read More

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është ankuar më parë për shetësime shëbdetësore, shkruan gazeta KOHA. Ngushëllime kanë ardhur gjithandej Maqedonisë, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Bashkim Manit! Ky lajm i kobshëm na kapi të gjithë në befasi. Ai ishte jo vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së. Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë ndër ne”, ka shkruar Ahmeti. Bashkim Mani, babai…

Read More

Mbi 25 për qind e konsumit bruto përfundimtar të energjisë në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar ka ardhur nga burime të rinovueshme, një rritje prej 0,7 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, BE-ja është ende 17,3 pikë përqindjeje larg objektivit për vitin 2030, që parashikon 42,5 për qind energji nga burime të rinovueshme. Në Maqedoninë e Veriut, energjia nga burimet e rinovueshme ka përbërë 21,8 për qind të konsumit total të energjisë në vitin 2024, që është rritje prej 1,6 për qind krahasuar me vitin paraprak. Një rritje edhe më e theksuar është shënuar te energjia elektrike: 40 për qind e…

Read More

Lëvizja Arbëria mbajti në Gostivar Kuvendin e parë të saj, duke shënuar një hap të rëndësishëm organizativ dhe politik në konsolidimin e strukturave dhe orientimit të saj programor. Kuvendi i Lëvizjes Arbëria, i mbledhur në përputhje me Statutin e Lëvizjes, pas shqyrtimit të raportit për aktivitetet ndërmjet dy kuvendeve, analizës së situatës aktuale politike dhe diskutimeve të zhvilluara, në frymën e përgjegjësisë qytetare, interesit kombëtar dhe angazhimit për barazi, drejtësi dhe zhvillim, MIRATON KËTO KONKLUZA: 1. Kuvendi i Lëvizjes Arbëria konfirmon përcaktimin strategjik të shqiptarëve dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe…

Read More

Pas Kërçovës dhe Strumicës, nga sot masat urgjente kundër ndotjes së ajrit aktivizohen edhe në Shkup, pasi stacionet matëse kanë treguar tejkalim të përqendrimeve të lejuara të grimcave ndotëse në disa komuna të Shkupit. Mjegulla e shtuar e përkeqëson edhe më tej gjendjen, ndërsa nivele të larta të ndotjes janë regjistruar edhe në qytete të tjera të vendit. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka aktivizuar protokollet për mbrojtjen e shëndetit publik, me theks të veçantë në mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Cilat kategori lirohen nga puna Në përputhje me masat qeveritare, punëdhënësit kanë detyrim t’i…

Read More