Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ka bërë emërimet e reja në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve. Emërimet janë si vijon: Kërçovë – Arlind Sejdini, Vrapçisht – Evzal Arsllani, Prespë – Arjan Muedini dhe Karposh – Hamza Jashari. Gatë mbledhjes, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka diskutuar gjithashtu për zhvillimet aktuale politike në vend, funksionimin e strukturave partiake, si dhe për takimin e liderëve politikë, për të cilin u vendos që çështja e pjesëmarrjes të shqyrtohet dhe të merret…
BDI-ja zgjodhi kryetarët e katër degëve Në Mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, u diskua edhe për çështjen e takimit të liderëve politik, çështje që do të bartet në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, transmeton Portalb.mk. “, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm”, raportoi BDI-ja. Në mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm u diskutua edhe për organizimin e…
VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami. Kasami për Alsat konfirmoi pjesëmarrjen kurse ai do të shoqërohet nga koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku. Nga partia shqiptare në pushtet për momentin nuk konfirmojnë nëse do të kenë kërkesa të posaçme si tema që duhet të hapen në këtë takim. Kryeministri tha ditë më parë se nevoja për takim liderësh vjen pas çështjeve të rëndësishme që duhet të hapen si shfuqizimi i qeverisë teknike dhe ligjet reformuese. Megjithatë ftesa drejtuar liderëve nuk përmban asgjë konkrete. Aty shkurt thuhet se në takim do të flitet për gjendjen politike…
Është e pasigurt nëse nga 1 shkurti do të fillojë të zbatohet sistemi për ndëshkimin e shoferëve përmes “Safe City”, ashtu siç e paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sepse nuk është siguruar shumica prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit në Kuvend, të nevojshme për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtjet. BDI opozitare, e udhëhequr nga Ali Ahmeti, nuk i mbështet ligjet që i propozon pushteti, për miratimin e të cilave kërkohet edhe shumica e përfaqësuesve të komuniteteve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm tha se ndërmjet grupeve parlamentare ende nuk ka…
Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai ka komentuar procesin e mbylljes së zgjedhjeve lokale. Sipas Fetait, fitorja në Gostivar dhe Vrapçisht nuk mund të shitet si triumf i opozitës, sepse VLEN është fitues i pakontestueshëm i zgjedhjeve të 19 tetorit me 10 komuna të fituara dhe kjo përbën fakt të qartë. Opozitës, shton ai, gjithçka i shkoi huq, së pari me Frontin, pastaj AKI-në dhe në fund me referendumin. “Gjatë gjithë vitit dëgjuam e pamë gjithçka nga një opozitë e çoroditur. Njëherë bërtisnin si “Front” pse përfunduan në opozitë. Pastaj si AKI me planin e Grubit, përmes…
Krahas gëzimit të fitores së AKI-së në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nga festa e mbrëmshme shprehu edhe një shqetësim të cilin nuk e ka thënë në asnjë moment gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, AKI-së i është bërë me hile, sidomos në këto dy komuna, ku zgjedhjet lokale u përsëritën për shkak të mosarritjes së pragut. “Përveç se është përdorur në komunat e tjera inxhinieringu, këtu është përdorur një mjet tjetër, sabotimi , bojkoti që ne mos të triumfojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve. Dua të ndaj këtë shqetësim që nuk e kam shfaqur, a…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podcastin “Nerv”, e pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbeve të vrarë, ka deklaruar se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja, dhe se ajo çdoherë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së: “Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund…
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk duket se e ka pranuar fort mirë humbjen në finalen e Superkupës së Spanjës. Mbappe, siç raportojnë mediat katalanase, nuk ka lejuar bashkëlojtarët e tij që ta organizojnë “guard of honor”, ku lojtarët rreshtohen për t’i nderuar fituesit e kupës. Siç raportojnë mediat katalunase, Barcelona bënte të njëjtën gjë dhe se ishte ceremoni tradicionale, mirëpo Real Madrid s’e bëri një gjë të tillë. Barcelona arriti ta fitojë këtë ndeshje në pjesën e dytë, falë golit të vetëm të Raphinhas në këtë gol. Rezultati i pjesës së parë ishte 2-2. Lojtari i ndeshjes u…
Nuk është e sigurt nëse nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i sistemit për ndëshkimin e shoferëve përmes “Safe City”, pasi në Kuvend ende nuk është siguruar shumica prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtjet, përcjell INA. Opozita e BDI-së nuk i mbështet ligjet e propozuara nga qeveria, ndërsa kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet grupeve parlamentare, edhe pse nuk ka vërejtje për përmbajtjen e ndryshimeve. “Nëse arrihet marrëveshje, ndryshimet ligjore menjëherë do të futen në seancë parlamentare për t’u votuar. Deri tani, në…
Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta. Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i…
