Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë brifingut të sotëm me gazetarët theksoi se ai mbështet idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, respektivisht nuk preferon zgjedhje të parakoshshme parlamentare, përcjell TV21. “Unë jam mbështetës i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratim i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. Mendoj se, konceptualisht duke folur, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse gjithë kohën mbajmë zgjedhje të parakohshme, krijojmë një lloj çrregullimi politik dhe ekonomik. Mendoj se duhet të përpiqemi të përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar…

Read More

Sipas dokumentacionit zyrtar, tenderi parashikon zgjerimin e mbulimit për vetëm 150 persona shtesë në një periudhë prej 24 muajsh, duke e çuar numrin total të përfituesve në 800. Kjo nënkupton se vetëm rreth 18 për qind e 4.800 personave të regjistruar me diabet të tipit 1 në vend do të kenë qasje në teknologjinë CGM, ndërsa rreth 3.900 pacientë do të mbeten jashtë mbështetjes shtetërore, pavarësisht se bëhet fjalë për një teknologji që konsiderohet standard i kujdesit në shumicën e vendeve evropiane Shkup, 12 janar – Ministria e Shëndetësisë, në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor, shpalli një…

Read More

Nëna 34 vjece e ka paraqitur ne polici, djalin e saj të mitur, i cili e ka sulmuar fizikisht “Me daten 12.01.2026 ne ora 1:15 ne Sektori per Pune te brendshme (SPB) Kumanove, nena 34 vjecare nga nje fshat i Kumanoves e ka paraqitur rastin e djalit saj te mitur, i cili e ka sulmuar fizikisht”, ka njoftuar Policia e Kumanoves. Policia poashtu ka njoftuar se eshte duke i ndermarre te gjitha masat ligjore per ndricimin deri ne fund te ketij rasti.

Read More

Një 55-vjeçar nga Kumanova u arrestua dje pasi u kap në tentativë për të vjedhur produkte nga një dyqan në qytet. “Më 11.01.2026, rreth orës 12:30, punonjës policie nga SPB Kumanovë e arrestuan F.A. (55) nga Kumanova, pasi u kap duke tentuar të merrte produkte në një dyqan në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Kumanovë”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme. Sipas policisë, ai u dërgua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet procedura ligjore përkatëse kundër tij.

Read More

Objekti i Gjimnazit “7 Marsi” transferohet në këtë pjesë të Tetovës, për shkak se aktualisht është në periferi të qytetit dhe kjo shihet si një nga arsyet kryesore që ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve që regjistrohen Tetovë, 12 janar – Ndërtimi i dy objekteve të reja shkollore të Shkollës Tekstile dhe Gjimnazit “7 Marsi” zhvillohet pa pengesa dhe realizimi shkon sipas dinamikës së paraparë. Momentalisht, punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike dhe do të vazhdojnë me ngritjen e temperaturave. Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thonë se nuk ka ngecje dhe punimet janë…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostul Pali – Ohër vitin e kaluar kanë shërbyer 3,5 milionë udhëtarë dhe 26.500 fluturime. “Numri i udhëtarëve të transportuar 3.475.288 përmes aeroporteve të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2025 është rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa tek fluturimet e shërbyera rritja vjetore është 4 për qind”, informon TAV Maqedoni. Në dhjetor të vitit 2025, statistika e koncesionierit tregon rritje dyshifrore të përqindjes së udhëtarëve të shërbyer në dy aeroporte prej 25 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, një vit më parë ose përkthyer në…

Read More

Denoncohet dëmtimi i xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së R. së Bullgarisë Sot (11.01) në orën 15:55, në SPB Shkup, nga Departamenti për sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, u denoncua dëmtim i xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë. Oficeri i sigurisë së Ambasadës, përmes sistemit të video-mbikëqyrjes, vuri re dëmtime të xhamit të derës hyrëse të objektit. Sipas asaj që është konfirmuar deri më tani, dëmin e ka kryer tash për tash një person i panjohur, i cili dëmtoi xhamin e derës hyrëse me një goditje me…

Read More

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë janë matur -14, në Krushevë -13, Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir , Prilep dhe Ohër -9, në Tetovë dhe Strumicë -8, në Shkup-Petrovec -7, Demir Kapi -6, në Kumanovë, Kavadar dhe Veles -5, ndërsa në Gjevgjeli -1 gradë. Në Kodër të Diellit ka 26 centimetra shtresë bore, ndërsa në Krushevë 15 centimetra. Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë…

Read More

Personi që shihni në foto është 33-vjeçarja Blerina B., e cila dyshohet se kishte braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në zonën e Plazhit në Durrës. Tre fëmijët u morën në mbrojtje nga Shërbimi Social pas një rasti të rëndë neglizhence që u raportua nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar të qarat e të miturve dhe ngritën shqetësimin pranë autoriteteve. Pas njoftimit, Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, ndërhyri menjëherë duke i marrë fëmijët nën mbrojtje. Sipas të dhënave paraprake dhe rrëfimeve të tyre, të miturit nuk kishin shkuar në shkollë…

Read More

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai në emisionin në Alsat-M, kushtuar zgjedhjeve të sotme lokale në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, ka komentuar deklaratën e Arben Taravarit i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti. Sipas Imerit, një strategji e tillë e opozitës ka qenë që nga fillimi i formimit të kësaj qeverie, pati paralajmërime se në nëntor do ketë qeveri të re, ja edhe tani se në prill dhe qershor do kemi zgjedhje të parakohshme. “Z. Taravari nuk është faktor relevant më që të përcaktojë se a do ketë zgjedhje të parakohshme. Është mirë që pushteti të…

Read More