Autor: Suad Avdiu

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet linjës telefonike SOS 24-orëshe +389 75 268 736, e-mail adresës: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe nëpërmjet…

Read More

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë përjashtuar kompaninë e naftës “Lukoil Maqedonia” nga pjesëmarrja në prokurimet publike për gjashtë muaj, deri në qershor 2026, për shkak të mosdorëzimit të një garancie bankare për një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Byroja për Prokurime Publike bëri të ditur se ndalimi hyri në fuqi më 17 dhjetor dhe vlen për të gjitha tenderët e institucioneve shtetërore dhe lokale. Ministria e Mbrojtjes sqaroi se kompania, megjithëse ishte shpallur ofertuesi më i favorshëm për furnizim me produkte nafte për automjete dhe pajisje ushtarake, nuk arriti të sigurojë garancinë bankare të kërkuar. Lukoil ka deklaruar se…

Read More

Në prag të takimit të nesërm të liderëve që e ka iniciuar kryeministri Hristijan Mickoski, për momentin ende është e paqartë se kush do të ulet në tryezën e bisedimeve rreth ligjeve reformuese dhe propozimit për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës. Partneri qeveritar VLEN ka paralajmëruar se do të marrë pjesë me dy përfaqësuesit e vet, Bilall Kasamin dhe koordinatorin e grupit parlamentar Bekim Qokun. Ai deklaroi se do ta mbështesin propozimin e Mickoskit për shfuqizimin e qeverisë teknike. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e refuzoi menjëherë ftesën me arsyetimin se janë kundër që në të ardhmen të mos ketë…

Read More

Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që deri në dhjetor të vitit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave ose shërbimeve të tatueshme, që të regjistrohen për TVSH, përcjell TV21. Detyrimi vlen edhe për persona fizikë që japin me qira hapësira afariste, ofrojnë shërbime profesionale, mësim privat, shesin produkte bujqësore ose kryejnë veprimtari të tjera tatimore. Nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, si qiraja e banesave për banim, shërbimet shëndetësore, sigurimet dhe shërbimet ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH.…

Read More

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se ata janë fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara. VLEN uron kandidatët që në zgjedhjet e përsëritura shënuan fitore në Gostivar dhe Vrapçisht. “Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani”. “Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell…

Read More

MPB shpalli urdhër ndërkombëtar për arrestimin e 18-vjeçarit që më 9 janar, me automjetin “Volkswagen Passat” përplasi një grua në Kapishtec, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arratis nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për Sait Saitov nga Shkupi. “Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Bertit dhe i nënës Ganimete nga Shkupi. Personi kërkohet me urdhër qendror dhe ndërkombëtar, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike të Shkupit, për vepër penale sipas nenit 300 të Kodit Penal”, njofton MPB.…

Read More

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë të kualifikuar nga Maqedonia kanë shkuar për të punuar në Kroaci, përcjell TV21. Trendafillov thotë se biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore. “Në vitin 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, dhe shumë të tjerë janë larguar drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë etj, ndërsa punëdhënësit e Maqedonisë kanë zëvendësuar vetëm 8.500 prej tyre me punëtorë nga Bangladeshi, Nepali dhe India (për të cilët dyshohet se kanë qëndruar në Maqedoni). Punëdhënësit…

Read More

Pas 26 vjetësh, rajoni i Pejës ka shënuar për herë të parë një vit pa asnjë vrasje. Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e cila prezantoi rezultatet e punës për vitin 2025. Ajo theksoi se rajoni i Pejës ka qenë ndër më të ndjeshmit në aspektin e veprave penale të rënda, veçanërisht të vrasjeve, por se përmes një koordinimi të ngushtë institucional është arritur ky rezultat historik. “Sot kam nderin dhe kënaqësinë të prezantoj faktin se pas 26 vjetësh nga lufta, viti 2025 evidentohet si viti i…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arber Ademi, deklaroi mbrëmë për Click Plus në TV21 se koalicioni AKI, i udhëhequr nga partia e tyre, mbetet i vendosur se janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell INA. Sipas Ademisë, legjitimiteti në nivel shtetëror i takon koalicionit opozitar të përbërë nga disa parti të bllokut politik shqiptar. “Qëndrojmë pas kërkesës sonë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse në nivel shtetëror legjitimiteti i takon koalicionit AKI. Sot përballemi me përpjekje dhe, siç do të thoja, atentate ndaj Marrëveshjes së Ohrit, dhe kjo situatë është rezultat i faktit që shteti udhëhiqet nga një qeveri…

Read More

Fillimi zyrtar i sistemit “Qytet i Sigurt” (kamerat me radar), si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, mbeten të pasigurta, pasi pritet rezultati i takimit të liderëve që kryeministri Hristijan Mickoski e ka caktuar për të mërkurën, përcjell INA. Punonjësit e zyrës së Avokatit të Popullit do të duhet të presin për marrjen e pagës, ndërsa i pasigurt mbetet edhe starti zyrtar i sistemit “Qytet i Sigurt”, nëse në takimin e liderëve nuk arrihet marrëveshje me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për mbështetje me qëllim sigurimin e shumicës së nevojshme të Badenterit. Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Ligji për…

Read More