Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ahmeti i shqetësuar për sabotim, Taravari pret zgjedhje të parakohshme! Mikcoski mesazh LSDM-së, socialdemokratët thonë se opozita fitoi!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Krahas gëzimit të fitores së AKI-së në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nga festa e mbrëmshme shprehu edhe një shqetësim të cilin nuk e ka thënë në asnjë moment gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, AKI-së i është bërë me hile, sidomos në këto dy komuna, ku zgjedhjet lokale u përsëritën për shkak të mosarritjes së pragut.

“Përveç se është përdorur në komunat e tjera inxhinieringu, këtu është përdorur një mjet tjetër, sabotimi , bojkoti që ne mos të triumfojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve. Dua të ndaj këtë shqetësim që nuk e kam shfaqur, a thua a do të shkelet besa e dhënë? Dua të falënderojë çdo aktivist të BDI-së dhe ASH-së, që kanë punuar që kanë vepruar të gjithë bashkërisht, për shtëpinë e përbashkët dhe për të ruajtur besën e dhënë”, tha Ali Ahmeti, BDI/AKI.

Fitores në këto dy komuna iu gëzua edhe Arben Taravari i ASH-së, parti fraksioni i së cilës mbeti në AKI. Ai madje tha se ky koalicion dëshmoi se mund të arrijë rezultate të jashtëzakonshme, ndërsa pret që këtë vit të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Aleanca Kombëtare për Integrim u tregua se bashkë mund të bëjmë rezultate të jashtëzakonshme dhe kjo më është një frymë e re e cila besoj se do të vazhdojë në zgjedhjet parlamentare të cilat unë i pres në 2026-tën, në dash ato të mbahen në maj apo në tetor”, deklaroi Arben Taravari ASH/AKI.

Koalicioni VLEN i uroi Limanin e Shabanin për fitoren, por thanë se në tërësi në këto zgjedhje lokale VLEN-i është fituesi absolut me 10 komuna të fituara.

“Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumëpritur në nivel lokal”, thonë nga VLEN.

Me fitoren në 56 komuna, edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se partia e tij është fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale. Ata korrën fitore edhe në zgjedhjet e përsëritura në Mavrovë-Rostushë përballë LSDM-së, fitore të cilën Mickoski nuk e sheh vetëm si rezultat lokal, por si mesazh të qartë politik.

“Kjo nuk është rastësi, është gjyq i qartë politik i qytetarëve. Kjo paraqet edhe një dështim të rëndë për LSDM-në dhe për udhëheqjen aktuale të kësaj partie politike”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Socialdemokratët me kundërpërgjigje: Mickoski në panik – opozita fitoi dyfish më shumë vota se pushteti!

“Edhe me të gjitha abuzimet e mundshme të institucioneve dhe presionet, kandidatët për kryetarë komunash nga partitë opozitare fituan dyfish më shumë vota se kandidatët e partive në pushtet. Opozita fitoi 21.394 vota, ndërsa pushteti vetëm 12.534 vota. Përfundimi është i thjeshtë: pushteti i VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM-it humbi sonte, edhe atë bindshëm”, shtonë nga LSDM.

Në Komunën Qendër-Zhupë kryetar u zgjodh kandidati i Partisë Demokratike Turke, të cilët përmes një statusi në Facebook thane se kjo fitore domethënëse është dëshmi e qartë e unitetit, e besimit në kauzën e tyre dhe e lidhjes së pathyeshme shpirtërore që kanë ndërtuar me popullin.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.