Autor: Suad Avdiu

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve të rinj që të shfrytëzojnë mundësitë për arsimim dhe përvojë jashtë vendit, por në fund të kthehen dhe të kontribuojnë në Maqedoninë e Veriut. Duke iu drejtuar studentëve në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Mickoski tha se sfida e vërtetë është angazhimi për familjen dhe vendin. “Kudo që të shkoni, kthehuni në shtëpi dhe së bashku të luftojmë për vendin tonë”, porositi ai. Mickoski u bëri thirrje edhe profesorëve që, përveç dijes, të jenë pedagogë dhe shembull për studentët. Ai foli edhe për përvojën e tij jashtë vendit,…

Read More

VLEN thekson rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në një konferencë ekonomike në Budva, ku u diskutua forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal. Sipas VLEN-it, bashkëpunimi më i madh mund të sjellë më shumë investime, më pak barriera për bizneset dhe mundësi më të mëdha për kompanitë vendore në tregun evropian.

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (30.09.2026) në orën 11:05 në vendin e quajtur “Bunec”, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Mavrovë kanë privuar nga liria personin Sh.M.A. (33) nga Afganistani. Gjatë kontrollit në një automjet taksi me targa të Shkupit, në të cilin po udhëtonte, tek ai janë gjetur marihuanë dhe letra për mbështjelljen e cigareve (rizlla).”Ai është ndaluar në stacionin policor dhe është nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gostivar, i cili i ka shqiptuar sanksione përkatëse kundërvajtëse dhe masën e ndalimit të hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej një viti”, thonë nga SPB Tetovë.

Read More

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në marshin protestues kundër dënimit të krerëve të UÇK-së, i cili do të mbahet sot në ora 16:00 në Prishtinë. Ai ka bërë me dije se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në këtë marsh për të kërkuar drejtësi të mbështetur në fakte dhe prova, e jo në dëshmi të fabrikuara në Beograd e në Moskë. Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se historia nuk mund të gjykohet. “Të dashur shqiptarë, të dashura familje të dëshmorëve, të dashur veteranë të luftës, invalidë të luftës…

Read More

Portali uslugi.gov.mk ka shënuar numër rekord kërkesash gjatë muajit shtator, me gjithsej 27.345 kërkesa të parashtruara brenda një muaji, njofton 4news.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara përmes portalit ka tejkaluar 400 mijë, duke dëshmuar rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike nga qytetarët. Rritja tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë zgjedhin t’i kryejnë procedurat administrative në mënyrë digjitale, në vend që të paraqiten fizikisht në sportele. Të dhënat më të fundit për përdorimin e portalit janë publikuar më 1 tetor 2026.

Read More

Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar mbrëmë në pjesën juglindore të Maqedonisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas njoftimit, tërmeti është regjistruar në orën 00:29 të 1 tetorit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Harta e ngjarjes sizmike tregon se zona epiqendrore ndodhet në rajonin më të gjerë midis Radovishit dhe Strumicës. Ky është një tërmet me një magnitudë relativisht të ulët. Të dhënat mbi vendndodhjen, thellësinë dhe magnitudën janë paraprake dhe mund të rishikohen më tej nga shërbimet sizmologjike./Telegrafi/

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.Që nga 15 prilli, rruga Ohër-Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa me diell gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë.Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 6 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 25 gradë.

Read More

Tetë parti politike shqiptare në jug të Serbisë janë bashkuar në një listë të përbashkët zgjedhore, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me synimin për të siguruar përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë dhe për të adresuar problemet e komunitetit shqiptar. Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se synimi është rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvend. “Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në…

Read More

Një aksion i gjerë policor kundër trafikut të drogës është duke u zhvilluar në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, operacioni po realizohet nga pjesëtarët e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aksioni është përqendruar në veprat penale që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogës, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa MPB paralajmëroi se pas përfundimit do të publikojë më shumë detaje për masat e ndërmarra dhe rezultatet e…

Read More