Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Epstein, një djalë sekret!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shkurt, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Skandali u thellua edhe më tej pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi gabimisht dhjetëra fotografi nudo, ku shfaqeshin trupa dhe fytyra të vajzave të reja, ose me shumë gjasë të mitura

Dosjet e publikuara së fundmi mbi Jeffrey Epstein kanë hapur një kapitull të ri tronditës të njërit prej skandaleve më të mëdha seksuale të dekadave të fundit. Sipas një email-i të përfshirë në dokumentet zyrtare, aludohet se Epstein ka pasur një fëmijë sekret rreth 15 vite më parë. Email-i në fjalë mban datën 21 shtator 2011 dhe pretendohet se është dërguar nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Andrew Mountbatten-Windsor. Në një email tjetër të përfshirë në të njëjtin material, Ferguson shpreh zemërim ndaj Epstein-it për zhdukjen e tij dhe e akuzon se miqësia me të kishte qenë vetëm një mënyrë për t’u afruar me ish-bashkëshortin e saj, Andrew. “As që e dija se po bëheshe baba”, shkruan ajo në mesazh. Gazeta The Independent ka kërkuar koment nga Sarah Ferguson lidhur me këto pretendime, por deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar.

PUBLIKIMI MASIV I DOKUMENTEVE DHE LIDHJET ME FIGURA TË FUQISHME

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më 30 janar rreth 3 milionë faqe dokumente, përfshirë 2 mijë video dhe 18 mijë fotografi, nga dosjet e Epstein. Publikimi u bë më shumë se 1 muaj pas afatit ligjor të përcaktuar. Materialet hedhin më shumë dritë mbi marrëdhëniet që Epstein kishte me burra të fuqishëm dhe figura të njohura ndërkombëtare, mes tyre Elon Musk, Bill Gates dhe Sekretari Amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick. Autoritetet theksojnë se përfshirja e emrave në dokumente nuk nënkupton automatikisht përfshirje në veprime të paligjshme.

AVOKATËT E VIKTIMAVE KËRKOJNË NDËRHYRJE URGJENTE

Pas publikimit të dokumenteve të fundit, dy avokatë që përfaqësojnë të mbijetuarit e abuzimeve të lidhura me Epstein kanë kërkuar “ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore”. Avokatët Brittany Henderson dhe Brad Edwards i janë drejtuar me letra dy gjyqtarëve federalë që kanë mbikëqyrur çështjet penale kundër Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Sipas tyre, Departamenti i Drejtësisë ka publikuar dhjetëra dokumente dhe fotografi duke ekspozuar identitetin e viktimave. “Vetëm në 48 orët e fundit janë raportuar mijëra imazhe, që prekin gati 100 të mbijetuar, jetët e të cilëve janë tronditur sërish”, thuhet në letrat e siguruara nga CNN. Avokatët shtojnë se përmasat e gabimeve janë të pashpjegueshme, sidomos kur detyra kryesore e urdhëruar nga gjykata ishte e qartë: fshehja e emrave të viktimave para publikimit.

FOTO NUDO TË PUBLIKUARA GABIMISHT

Skandali u thellua edhe më tej pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi gabimisht dhjetëra fotografi nudo, ku shfaqeshin trupa dhe fytyra të vajzave të reja, ose me shumë gjasë të mitura. Rreth 40 imazhe, të verifikuara nga New York Times, duket se janë shkrepur në plazhe, ndoshta në ishullin privat të Epstein dhe në dhoma gjumi. Fotografitë u hoqën menjëherë pasi autoritetet u njoftuan për gabimin.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se po punohet “pa ndërprerje për të adresuar shqetësimet e viktimave dhe për të bërë redaktimet e nevojshme të informacionit personal dhe materialeve me natyrë seksuale”. Sipas saj, dokumentet do të ripublikohen vetëm pasi të kryhen të gjitha redaktimet e duhura. Publikimi i dosjeve Epstein, që synonte transparencë, ka hapur një debat të fortë mbi përgjegjësinë institucionale, mbrojtjen e viktimave dhe mënyrën se si po menaxhohet një nga çështjet më të ndjeshme në historinë e drejtësisë amerikane.

Lexuar: 269

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.