Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edi Rama zbulon pllakën përkujtimore në Konsullatën e Shqipërisë në Manastir

23 Nëntor, 2026

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

22 Nëntor, 2026

Pasojat e konfliktit të vitit 2001 për banorët e komunës së Likovës

22 Nëntor, 2026

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha – dyshimet bien mbi Ukrainën

22 Nëntor, 2026

Gara komunale “Të sigurt në trafik” në Likovë, nxënësit garojnë për njohuritë e rregullave të komunikacionit

22 Nëntor, 2026

SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan: Dy çmime të rëndësishme në Kamenica Folk Fest, shoqëria shqiptare shkëlqen me vallëzimin e saj!

22 Nëntor, 2026

Bekim Sali mirëpret Albin Kurtin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

22 Nëntor, 2026

Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

22 Nëntor, 2026

Hapet Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Manastir

22 Nëntor, 2026

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

22 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 23 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Kaosi me parkingjet dhe ndërtimet pa leje, makth i përditshëm

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair, ka denoncuar dje, siç thonë, një problem madhor, i cili prej muajsh po ua shndërron jetën qytetarëve të kësaj komune në një ankth të përditshëm.

“Mungesa kronike e parkingjeve dhe stërngarkimi i rrugëve me automjete kanë paralizuar funksionimin normal të Çairit. Qytetarët humbin orë të tëra për të gjetur një vend parkimi, rrugët janë të bllokuara dhe shpesh të pakalueshme, ndërsa shërbimet emergjente përballen me mungesë qasjeje elementare në shumë lagje. Kjo gjendje nuk është e rastësishme. Ajo është pasojë direkte e keqqeverisjes dhe e dështimit total të udhëheqjes komunale për të realizuar projektet e premtuara. Të gjitha projektet për ndërtimin e parkingjeve u përdorën vetëm si mjete propagandistike gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa në terren nuk u realizua asnjë prej tyre”.

Në anën tjetër, thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Çair, ndërtimi i paligjshëm i objekteve banesore po vazhdon pa asnjë kontroll institucional.

“Çdo ditë po ngrihen ndërtesa të reja pa leje, pa plan urbanistik, pa standarde minimale dhe pa paraparë hapësira për parking, ndërsa Komuna mbyll sytë para këtij kriminaliteti urban. Përballë kësaj situate alarmante, BDI – Dega Çair pyet hapur: Deri kur qytetarët e Çairit do të jetojnë në ankth të përditshëm, ndërkohë që udhëheqësit e Komunës pasurohen edhe me miliona të tjerë në llogaritë e tyre personale? Kjo gjendje është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Me këtë rast, BDI – Dega Çair kërkon ndërprerje të menjëhershme të të gjitha ndërtimeve pa leje, transparencë të plotë dhe llogaridhënie për projektet e premtuara për parkingje, si dhe zbatim të ligjit pa selektivitet, pa pazare politike dhe pa mbrojtje të interesave private. “Nëse kjo situatë vazhdon, nëse ndërtimet pa leje nuk ndalen dhe mashtrimet me projektet publike nuk korrigjohen, qytetarët do të jenë të detyruar të përdorin të gjitha mjetet qytetare dhe ligjore për të mbrojtur interesin publik, rendin urban dhe dinjitetin e tyre”.

Lexuar: 42

Lajme te ngjashme

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

Pasojat e konfliktit të vitit 2001 për banorët e komunës së Likovës

Gara komunale “Të sigurt në trafik” në Likovë, nxënësit garojnë për njohuritë e rregullave të komunikacionit

SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan: Dy çmime të rëndësishme në Kamenica Folk Fest, shoqëria shqiptare shkëlqen me vallëzimin e saj!

Bekim Sali mirëpret Albin Kurtin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Hapet Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Manastir

Lajmet e fundit

Edi Rama zbulon pllakën përkujtimore në Konsullatën e Shqipërisë në Manastir

23 Nëntor, 2026

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

22 Nëntor, 2026

Pasojat e konfliktit të vitit 2001 për banorët e komunës së Likovës

22 Nëntor, 2026

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha – dyshimet bien mbi Ukrainën

22 Nëntor, 2026

Gara komunale “Të sigurt në trafik” në Likovë, nxënësit garojnë për njohuritë e rregullave të komunikacionit

22 Nëntor, 2026

SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan: Dy çmime të rëndësishme në Kamenica Folk Fest, shoqëria shqiptare shkëlqen me vallëzimin e saj!

22 Nëntor, 2026

Bekim Sali mirëpret Albin Kurtin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

22 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.