Autor: Suad Avdiu
Avancimi i bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë ishin temat për të cilat kanë biseduar sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikola Varns. Për takimin informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, duke theksuar se takimi ka kaluar në frymë miqësore dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. “Sot realizova takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Uarns. Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në…
“Prej këndej, nga kjo ana tjetër ku është gurorja, e kanë shpuar deri lart. Se sa e trashë do të bëhet nuk e di por lartësia diku 40 metra”, tha Banor i Sllupçanit. Kjo është rruga lokale në Sllupçan e cila të dërgon për në fshatin Runicë të Likovës, zonë ku është paraparë të ndërtohet digë e re. Kjo digë ka për qëllim furnizimin e fshatit me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje të tokave. Gjatësia e saj mund të shkojë deri në 1km. Banorët e Sllupçanit mezi e presin këtë pendë, por megjithatë, nuk do ta pranojnë me…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, përcjelli një mesazh urimi për Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ajo shprehi mbështetjen dhe vlerësimin për shtetin e Kosovës, duke i dëshiruar zhvillim të qëndrueshëm dhe qetësi institucionale. “Urime 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne ushqejmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit. Pres me padurim thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në interes të qytetarëve tanë”, shkroi ajo. Siljanovska-Davkova theksoi se raportet…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovë me një mesazh të fuqishëm, duke theksuar sakrificën dhe rrugën e gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë informon Tetovasot. “Sot kujtojmë rrugën e gjatë të sakrificës dhe qëndresës që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë. Kosova jonë e lirë mbetet simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë së popullit që zgjodhi të jetojë i lirë në tokën e vet”, shkruan Meidani në urimin e tij. Ai nënvizon se Kosova sot është shtet dhe krenari kombëtare, duke e cilësuar si pjesë të pandarë të vetëdijes sonë…
Mosha mesatare e popullsisë në vend është 42.21 vjeç, ndërsa në BE është 44.9 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025. Në krahasim me vitin 2015 mosha mesatare e personave në Maqedoninë e veriut është rritur për gjithsej pesë vite (37,4 në vitin 2015). Nga vendet e rajonit, popullsi më të re se ne ka vetëm Mali i Zi 40,4 vjeç, ndërsa popullsi më të vjetër ka Shqipëria (44,3) dhe Serbia (45,4). Mosha mesatare e grekëve është 47,2 vjeç dhe e bullgarëve 47,2 vjeç. Në Kroaci dhe në Slloveni mosha mesatare është 45,5 vjeç. Në BE, Irlanda ka…
Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës, VLEN uron nga zemra presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova sot feston 18 vite liri e shtetësi, të fituara me gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave të saj. Në këtë përvjetor, nuk mund të mos kujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, të cilët sot po gjykohen në Hagë. Ne besojmë se shpallja e tyre të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë është barazvlefshme me ditën e pavarësisë së vendit. Ata janë pjesë e historisë sonë,…
Sonte, në Radio Televizionin e Kosovës, përfaqësuesi i platformës Liria Ka Emër, Ismail Tasholli, ishte i ftuar për të diskutuar rreth marshit qytetar të nesërm “Drejtësi, jo politikë”. Me këtë rast, Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, e njoftoi z. Tasholli se, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por edhe në kontekst të marshit në mbrojtje të çlirimtarëve, RTK ka vendosur logon e UÇK-së në transmetim. Një falënderim i veçantë për të gjitha mediat e Kosovës për mbështetjen dhe hapësirën që na kanë dhënë gjatë organizimit të këtij marshi. Mirënjohës!
Duke diskutuar rreth informacioneve që qarkulluan në opinion se ka marrëveshje mes Mexhitit dhe Kasamit që këta dy do të udhëheqin me VLEN, Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21 tha se nuk ka asnjë marrëveshje të diskutuar apo të arritur mes liderëve për drejtimin e VLEN-it. Ai mes tjerash thekson se në takimet e koalicionit janë shqyrtuar disa modele të mundshme, si kryetar me rotacion, një kryetar i vetëm apo presidencë me dy bashkëkryetarë, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim. Sipas tij, vendimet në VLEN merren me konsensualitet dhe kolegjialitet në kuadër të kryesisë së ngushtë,…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Sh.T. Florian Qehaja, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovo. Në këtë mbrëmje të veçantë, Kryetari Gashi ka përcjellë urimet më të sinqerta për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre në ndërtimin e shtetit, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin institucional. Ai ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore dhe vëllazërore mes dy shteteve, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të sinqertë, duke…
Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski. Në në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitell, ai informoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës. “Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e…
