Autor: Suad Avdiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior deri në 60km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri 11 gradë celsius.Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Ministri për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka reaguar lidhur me deklaratat për vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike, pas vendimit për shkrirjen e Lëvizja Besa në koalicionin VLEN, transmeton TV21. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Fatmir Limani thekson se moratoriumi nënkupton pezullim të një procesi, por shton se në politikë një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar dhe e konsultuar me strukturat, pa dëmtuar funksionimin demokratik. Tutje, Limani thekson se strukturat nuk mund të paralizohen me vendime të njëanshme, pasi përfaqësojnë angazhimin e anëtarësisë në terren. Sipas tij, komunikimi me qytetarët dhe…
Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, është emëruar Ambasador i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel. Murtezani është pjesë e listës me 9 ambasadorë të rinj të miratuar sot nga Qeveria, në një lëvizje që synon profesionalizimin e rrjetit diplomatik. Vijojnë procedurat në Kuvend dhe dekretimi nga Presidentja.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur mendimin se puna e Dhomave të Specializuara ka përfunduar pasi pretendimet e rreme të Dick Martyt dolën të pavërteta. Nga marshi i sotëm “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë, Sela theksoi se nuk ka asnjë arsye për qëndrimin e mëtejshëm të kësaj gjykate dhe se ajo duhet të fokusohet në ata që shpifin dhe propagandojnë. “Për mendimin tim, puna e Dhomave të Specializuara ka përfunduar në momentin që pretendimet e rreme të Dick Martyt dolën të pavërteta. Nuk shoh asnjë shkak që kjo gjykatë të funksionojë më. Dhomat e Specializuara duhet të…
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta për sigurinë në rrugë, ku përveç makinave, tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt teknikisht ose të paregjistruar do të konfiskohen menjëherë nga policia. Fokus i veçantë i këtyre ndryshimeve janë traktorët që qarkullojnë pa sinjalizim adekuat (dritat e pasme), fenomen ky që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe ka qenë burim i aksidenteve të rënda. Pse po ndërmerret kjo masë? Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, çdo sezon bujqësor regjistrohen dhjetëra aksidente ku mjetet e udhëtarëve godasin traktorët nga mbrapa. Mungesa e dritave: Shumica…
Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Sitel përcjelltetova1. Sipas burimeve të Sitel, ambasadore e re në Londër do të jetë Ilina Mangova, e cila ka një karrierë të pasur në sektorin joqeveritar, duke qenë pjesë e udhëheqjes së Institutit Ndërkombëtar Republikani (IRI). Të tjerët janë diplomatë me përvojë, që kanë punuar gjatë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mes tyre është edhe Linda Salieska…
Kryesia e degës së Lëvizja Besa në Kërçovë ka marrë vendim për shkarkimin dhe largimin e tre funksionarëve lokalë, pas një mbledhjeje të mbajtur më 16 shkurt 2026. Burime nga dega për TS bëjnë të ditur se vendimi është ndërmarrë nga strukturat e drejtuara nga Fatmir Limani, ndërsa të shkarkuarit konsiderohen si persona të afërt me kreun e partisë, Bilall Kasami. Sipas kumtesës zyrtare, në mbledhjen e kryesisë është shqyrtuar situata politike e kohëve të fundit në nivel lokal dhe qendror, ndërsa vendimet janë miratuar në mënyrë unanime, njofton TS. Me vendim të kryesisë janë shkarkuar: Bejtulla Emini dhe Valbona…
Rreth 18 mijë punonjës në shkollat fillore ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar. Nga sindikata më e madhe reprezentative e arsimit (SASHK) e konfirmojnë vonesën, por thonë se kanë marrë sigurime se kjo ka ndodhur për shkaqe objektive. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, deklaroi se Ministria e Arsimit i ka dorëzuar listat me kohë, por vonesat janë krijuar në Ministrinë e Financave, nga ku janë premtuar se pagesat do të lëshohen gjatë ditës së sotme. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka njoftuar shkurt se urdhërpagesat janë në proces përpunimi dhe do të realizohen përmes Thesarit. Mirëpo,…
Sonte, në Prishtinë, në pritjen shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kosova është më shumë se një shtet i ri, është një dëshmi historike se liria fitohet me sakrificë dhe se dinjiteti ndërtohet me vizion. Në këtë mbrëmje solemne, ishte kënaqësi e veçantë të festoj me mikun tim, Kryeministrin Albin Kurti, si dhe me Presidenten, znj. Vjosa Osmani dhe Kryetaren e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu. Edhe njëherë Urime Kosovë! 18 vite krenari dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët.
Dy ushtarë nga kazerma “Jane Sandanski” në Shtip njëri 40 vjeçar dhe tjetri 28 vjeçar kanë përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore. Burime të Alsat bëjnë të ditur se 40 vjeçari nga Kratova, epror në kazermë ka sulmuar fizikisht një ushtar profesionist shqiptar nga Shkupi. Nga MPB thonë se gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ka ndodhur incident. “Më 17.02.2026 në ora 01:00 në SPB Shtip nga Klinika e Shtipit është denoncuar se tek ta me lëndime trupore janë sjellë E.H (28) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe D.A (40) nga Kratova, dy ushtarë profesionistë të punësuar në ARMV…
