Autor: Suad Avdiu

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka theksuar se lufta e UÇK-së ka pasur vetëm një qëllim: mbrojtjen e Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur qëllime për t’i marrë territore askujt. Ai gjithashtu shtoi se nëse dënohen krerët e UÇK-së, duhet të dënohen edhe Bill Klinton e të tjerët që i dolën në krah popullit të Kosovës. “Nëse po flasim për ata burra që po e mbroijnë Kosovën dhe jo vetën, nëse “varrosen” ata për së gjalli, duhet t’i dënojmë edhe Bill Klinton edhe Albright. UÇK s’ka bo luft me i marrë dikujt territore, luftën e kemi…

Read More

Pas reshjeve të dendura të shiut, nivelet e lumenjve janë rritur ndjeshëm në të gjithë vendin. Lumi Treska pranë Makedonski Brod është katër herë më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit, ndërsa Vardari është dy herë e gjysmë më i lartë se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Niveli mesatar i ujit të lumit Treska në shkurt është 49 centimetra. Dje, autoritetet matën nivelin e ujit në 258 centimetra, ndërsa sot është 196. Lumi më i madh në vend po shënon një rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në të gjithë rrjedhën e tij. Më kritiku…

Read More

Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. “Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikase që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në proceset…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar video tek sa flet në telefon me ish-Presidentin Hashim Thaçi. E plotë: Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”

Read More

Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën. Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja. Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt. Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Ramazani bie në muajin e…

Read More

Drejtori i Spitalit të Kumanovës Sasho Stoshevski pretendon se ka ruajtur përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë në bazë të ligjit në pozitat për avancim të mjekëve shqiptarë. Në një komunikim të shkurtër me ALSAT na referoi në ueb faqen e spitalit duke na treguar udhëheqësit e reparteve të klinikave. Megjithatë, të dhënat tregojnë se përfaqësimi i mjekëve shqiptarë në pozita drejtuese mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me mjekët maqedonas, të cilët mbajnë shumicën e funksioneve udhëheqëse. I gjithë Spitali i Qytetit 53 udhëheqës maqedonas 11 udhëheqës shqiptar Reparti i Internos 6 udhëheqës maqedonas 0 udhëheqës shqiptar Pozitat kryesore drejtuese…

Read More

Gjatë një bastisjeje në fshatin Podgorcë të Strugës, u arrestua imami Demir Ravmanovski i cili ishte angazhuar si imam në fshatin Dollogozhdë nga ana e Myftinisë të Strugës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën marihuanë dhe plumba të kalibrave të ndryshëm. Pas emërimit të tij nga ana e myftinisë si imam i rregullt, myftiu Adi Murtishi e vizitoi atë më datë 16.01.2026 siç mund ta shihni edhe në postim e përbashkët në faqen e Facebook-ut të Myftinisë, njofton tema.mk. Myftinia e Strugës edhe pse kishte informata për veprimtatit e këtilla të imamit e emëroi imam, edhe pse imami…

Read More

Ali Ahmeti Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tjerët edhe njëherë do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia.

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar letër urimi Presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se si një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë, Turqia do të vazhdojë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. “Në këtë kontekst, besoj se marrja për herë të dytë të Komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) nga ana jonë, ashtu si në mandatin tonë të pare, do të kontribuojë në ruajtjen e paqes…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohtë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu është parë teksa po merr pjesë në marsh.

Read More