Autor: Suad Avdiu

Edhe përkundër kritikave se është anashkaluar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të fundit në SHBA është takuar me presidentin amerika’, Donald Trump. Foton e përbashkët me presidentin Trump, ku është edhe bashkëshortja e kryeministrit, Mickoski e ka publikuar sonte, transmeton portali Lideri.mk. “Maqedonia dhe SHBA, partneritet i bazuar në mirëbesim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar kryeministri Mickoski me rastin e publikimit të fotos së përbashkët me presidentin Trump./Lideri

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Siç u njoftua nga shërbimi qeveritar për shtyp, von der Leyen do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas të cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Mickoski, në një deklaratë për mediat përpara vizitës së von der Leyen, përsëriti se Qeveria është e gatshme për bisedime dhe një zgjidhje, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se po pengon rrugën e integrimit evropian duke mos…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, dhe me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 18 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 8, ndërsa maksimale do të…

Read More

Çudi kjo dynja Mediat e Kosovës të gjitha në shërbim të kauzës së mbrojtjes së UÇK-së dhe 4-shes së dënuar në Hagë. Mediat e Shqipërisë duke u marrë ne perversitetet e disa figurave të estradës muzikore atje. Shqiptarët nuk i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri. * Status facebooku i z. Zeqirja Ibrahimi

Read More

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Kumanovë. Punimet në këtë fazë kanë përfshirë pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë. Sipas Muftinisë, punimet janë realizuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe faza e dytë. Muftinia e BFI-së Kumanovë ka shprehur falënderim të veçantë për ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, për përkrahjen në këtë proces. Falënderime janë adresuar edhe për këshilltarin shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe anëtarin e Kabinetit të…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të enjten në Prishtinë se aktgjykimi dënues i gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duhet të respektohet plotësisht, duke ngulur këmbë njëkohësisht se “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. “Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë. Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i…

Read More

Përfaqësuesi i VLEN-it dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka deklaruar se si pjesë e pushtetit synojnë të rrisë performancën në qeverisje dhe të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve. Në emisionin “N’podium” në Ora 24, ai tha se, pavarësisht kritikave nga opozita, VLEN po funksionon mirë dhe fokusi mbetet te puna në pushtetin ekzekutiv. “VLEN është duke funksionuar shumë mirë dhe koncentrimi ynë është ta rrisim performancën në qeveri. Pati rikonstruim dhe kemi ministra të rinj dhe realizojmë atë që kemi premtuar para qytetarëve”, tha Sulejmani. Duke komentuar kritikat e opozitës shqiptare ndaj VLEN-it, ai u shpreh…

Read More

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur për të. Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dalja nga BDI-ja nuk ka qenë një vendim i momentit, por rezultat i një përplasjeje të gjatë të brendshme. “Assesi, e para nuk kam dal ad-hok, për shkak të një çështjeje, por ka qenë një luftë e brendshme 7-8 vite. Nuk ka qenë e lehtë, por në momentin që kam dalë jashtë, është kapitull i mbyllur dhe kam vazhduar me opozitën…

Read More

KF Besa Sllupçan ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me TV NEWS edhe për një vit të ardhshëm. Klubi ka shprehur mirënjohjen për respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke e shoqëruar marrëveshjen me mesazhin: “Faleminderit për respektin dhe mbështetjen. Vazhdojmë edhe +1 vit.” Bashkëpunimi do të vijojë me TV NEWS,  Drejtoreshë Vlora Zenuni Hamiti dhe  Suad Avdiu  duke forcuar edhe më tej partneritetin mes klubit dhe mediumit. KF Besa Sllupçan TV NEWS — vazhdojmë bashkë edhe një vit!

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi sot se do të vendosen dy kategori të reja bursash për studentët me sëmundje të rralla dhe për studentët me nevoja të veçanta arsimore. Duke folur në orën e parë akademike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Janevska tha se së shpejti do të shpallet konkursi dhe se të gjithë studentët që do të aplikojnë në këto kategori do të përfitojnë bursë. Lidhur me kërkesën e organizatave studentore për rritjen e subvencionit për ushqimin studentor nga 140 në 200 denarë, ministrja tha se propozimi po shqyrtohet, ndërsa po analizohen edhe…

Read More