Autor: Suad Avdiu

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta. Nga LSM thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro. “Pagat minimale janë më të larta në sektorin publik sesa në sektorin privat, prandaj edhe në protestën e 28 janarit pati pjesëmarrje shumë të madhe të punëtorëve nga sektori publik, dhe ashtu do të jetë edhe tani”, deklaroi Trpe Deanoski nga Sindikata. Pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u njoftua se paga minimale do të rritet…

Read More

Në vitin 2004 kisha shkruar një artikull në gazetën KOHA Ditore (edicioni Maqedoni) mbi emërtimin e rrugëve në Kumanovë. Hulumtimi i atëhershëm tregonte se nga 252 rrugë, vetëm dy apo tri mbanin emra në gjuhën shqipe – njëra prej tyre “Bajram Shabani”. Kanë kaluar 18 vite. Janë shtuar rrugë të reja, janë ndërruar pushtete dhe parti politike, por ky realitet ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Në një qytet ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm historik, kulturor e ekonomik, mungesa e emrave të personaliteteve shqiptare në hapësirën publike mbetet shqetësuese. Lagjet vazhdojnë…

Read More

Pas shkrirjes së partive të cilët përbëjnë koalicionin VLEN, e njëjta pritet së shpejti të bëhet një parti e vetme. Kështu deklaroi njëri ndër liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili tha pas disa ditëve, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, ASH, Alternativa do të funksionojnë edhe ndonjë ditë kështu, pastaj do të shkrihen në një subjekt të vetëm. Megjithatë se kush do të bëhet kryetar i partisë dhe në çfarë modeli do të formohet kjo parti, Mexhiti, nuk precizoi detaje më të sakta. “Po punohet intensivisht, pra po shkojmë drejt finalizimit, mbrëmë e patëm e Kuvendin e LD-së, unanimisht u vendos…

Read More

Gjuha shqipe duhet që të jetë prezente së bashku me gjuhën maqedonase në mallërat në tregun e Maqedonisë së Veriut, kanë konkluduar sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendit, duke hedhur poshtë kështu një ankesë të avokatit maqedonas Valentin Pepelugoski. Gjyqtarët e hodhën poshtë kërkesën e Pepelugoski-it për të hequr pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, raporton Alsat-M. Në ankesën e tij, Pepelugoski kishte pretenduar se gjuha shqipe nuk duhet përdorur në etiketat dhe dokumentacionin përcjellës informues të mallërave. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetueshmërinë dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe për çështjen…

Read More

Të pakualifikuar, pa arsim, duke mos dashur të humbasin përfitimet sociale nga shteti apo shumën e pagës janë arsyet kryesore pse këta njerëz janë të papunë. Në Maqedoni ka pothuajse 710 mijë persona që janë në punësim të rregullt. 91 mijë qytetarë kërkojnë punësim të ri. Shkalla e papunësisë është 11.4 përqind. Ajo që është më shqetësuese është se në Maqedoni ka 715 mijë persona që janë të regjistruar si joaktivë, domethënë janë të papunë, nuk kërkojnë punë dhe nuk janë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit. Nga ana tjetër, të dhënat nga statistikanët thonë se rreth 90 mijë persona…

Read More

Erdogan pritet të vizitojë Shkupin këtë pranverë, paralajmëron Mickoski Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam…

Read More

Pas reagimit të kryetarit Erkan Arifi, përmirësohen sinjalistikat para Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë Pas reagimeve të kryetarit Arifi, është përmirësuar mbishkrimi pranë shkollës, i cili më herët ishte vendosur vetëm në gjuhën maqedonase. Pas reagimit publik, autoritetet përkatëse kanë vepruar duke e korrigjuar mbishkrimin, i cili tashmë është vendosur në gjuhën shqipe. Ky veprim vjen si rezultat i reagimeve në opinion lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës, ndërsa institucionet kanë ndërmarrë hapa për harmonizimin e tij në përputhje me rregulloret në fuqi

Read More

Enti Shtetëror i Revizionit njoftoi se ka gjetur dobësi në planifikimin dhe zbatimin e prokurimit publik në Ministrinë e Marrëdhënieve mes Bashkësive, në kohën kur ajo udhëhiqej nga Artan Grubi. Kjo zyrë tha në një komunikatë, se ka bërë një kontrollë të përputhshmërisë së prokurimit publik në këtë ministri për vitin 2023 dhe “identifikoi dobësi në planifikimin e prokurimit publik, dhënien e kontratave të prokurimit publik, monitorimin dhe verifikimin e mallrave dhe shërbimeve të ofruara, si dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm mbështetës.” Sipas kësaj zyreje dobësitë e gjetura kanë të bëjnë me: fazën e planifikimit bazuar në të dhëna…

Read More

Një dymbëdhjetëvjeçar nga Kumanova është fyer, tallur dhe nxitur të hidhej nga dritarja e klasës nga një bashkëmoshatar i tij. – Më 03.03.2026, në ora 12:45, në SPB Kumanovë, një grua 35-vjeçare nga rrethina e Kumanovës ka raportuar se për një periudhë më të gjatë kohore, në shkollën fillore në Kumanovë ku mëson djali i saj 12-vjeçar, ai është keqtrajtuar nga një bashkënxënës, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Sipas denoncimit, bashkënxënësi shpesh e ka fyer dhe tallur djalin e saj, ndërsa në një rast e ka nxitur të hidhej nga dritarja e klasës. Të miturit i janë kryer…

Read More

Kuvendi i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Për zëvendësministër të Arsimit është emëruar Driton Sulejmani, i cili vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së Lulzim Aliut nga posti. Emërimi i tij synon vazhdimësinë e punës në sektorin e arsimit, në një periudhë kur ky dikaster përballet me sfida reformuese dhe organizative, raporton Zyrtare.net Ndërkohë, Admir Shabani është zgjedhur zëvendësministër i Mbrojtjes, duke plotësuar kështu një pozitë që kishte mbetur e zbrazët prej disa muajsh, pas largimit të Arben Taravarit nga…

Read More