Autor: Suad Avdiu
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja” se Azir Aliu i takon krahut të Adnanit ndërsa Fetai krahut të Izet Mexhiti, dhe se beteja e tyre është që të fitojnë pozicione në VLEN, tha se këto deklarata bëhen me qëllim krijimin e përçarjes në VLEN.“Ky narrativ për fat të keq për Taravarin dhe për fat të mirë për neve, bën që anëtarët e ASH-së së Taravarit të vijnë tek ne. Për shkak se të zhbësh dhe të shumëzosh me zero energjinë dhe forcën që ta ka dhënë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se mosarritja e votimit të presidentit në seancën e së enjtes mbrëma ka bërë të pashmangshme shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ajo theksoi se situata e krijuar mund të ishte shmangur, duke kritikuar përfaqësuesit politikë që, sipas saj, nuk vepruan në interes të qytetarëve. “Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, u shpreh Osmani. Presidentja…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13 deri 19 gradë celsius.Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, pastaj në ditët në vazhdim do të ketë vranësira dhe kushte për reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Në seancën e orës 22:00 të thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pritet që Fatmire Kollçaku të jetë kandidate e dytë për Presidente.Sipas burimeve të ‘GazetaBlic’, Fatmir Kollçaku do jetë kandidate për postin e Presidentes. Kështu, Kollçaku do të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës për President të Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ora 24:00 pret që të shpërndahet Kuvendi. “Me keqardhje më lejoni të theksoj që Kuvendi i Kosovës dhe partitë parlamentare nuk kanë arritur të gjejnë konsensusin e domosdoshëm për presidentin e unitetit të popullit të Kosovës. LDK ka bërë përpjekje për të bërë marrëveshje politike, por edhe për të gjetur një konsensus të gjerë”. Ai tha se LDK mirëpret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit. “Fatkeqësisht ky konsensus ka nënkuptuar më shumë se 80 vota në periudhën që kemi mundur të gjejmë edhe marrëveshje ndërpartiake, por edhe të arrijmë…
Faton Fazliu, (Drejtor te Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë) Kritikat i pranojmë kur kanë të bëjnë me pjesën esenciale, kur janë qëllimmira dhe sidomos kur vijnë nga media që sinqerisht dëshirojnë të jenë korrigjues i punës sonë. Por, për veprat tona disa media nuk e panë të arsyeshme as t’i publikojnë, edhe pse nuk janë pak punë të bëra më afat për më pak se 2 vjet. Ndoshta jemi institucioni i vetëm që gjuhën shqipe e kemi institucionalizuar në çdo dokument dhe në çdo tabelë zyrtare. Çdo akt i yni përkthehet e lekturohet në gjuhën shqipe. Përveç kësaj, ne i…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetje të plotë për amendamentet kushtetuese që të enjten presidentja Vjosa Osmani i ka përcjellë në Kuvendi i Kosovës, të cilat parashohin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Nagavci ka bërë thirrje për deputetët në Kuvend që të votojnë këto amendamente në interes të demokracisë në vend. “Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me disa ministra dhe funksionarë shtetërorë, mori pjesë në një iftar të organizuar në restorantin Arcus në Kumanovë, ku u bashkua me besimtarë myslimanë dhe përfaqësues lokalë gjatë muajit të Ramazanit. Sipas një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, në tryezë janë Mickoski dhe bashkěpunëtorë të tjerë të Qeverisë, pushtetit lokal, etj
Koalicioni VLEN deklaroi se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konfirmua obligimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet shoqëruese të produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, “duke i dhënë fund një debati të panevojshëm e të hapur artificialisht”. “Ky vendim nuk shpik asgjë të re, por vetëm e vendos në vendin e duhur një fakt kushtetues dhe shoqëror. Shqiptarët janë popull konstitutiv në këtë shtet dhe gjuha shqipe është pjesë normale e jetës publike dhe ekonomike. Informimi i qytetarëve në gjuhën e tyre për përbërjen, përdorimin dhe sigurinë e produkteve është çështje e mbrojtjes së konsumatorit…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Këto amendamente ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. Ajo ka kërkuar që këto amendamente të votohen nga të gjitha partitë politike. “Zgjedhje të drejtpërdrejta për president!”, ka shkruar Osmani. “Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që t’i votojnë…
