Autor: Suad Avdiu
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka dal kundër presidentes Vjosa Osmanit. Sipas saj Kurti nuk i ka borxh që ta bëj sërish presidente. “Po du presidente. Ani, e boni presidente! U gzum ton me zemer, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurre sen si kemi thon. Tash tha o banem prape presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna”, shkroi ajo. Ajo tha se Osmani nuk e ka falënderuar kurrë liderin e VV’së Albin Kurti, që e ka bërë atë presidente. “Tash tha o banem prape presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna. Si me ta pas me borxh moj…
Çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme, si pasojë e tensionimit të situatës gjeopolitike dhe bllokimit të rrugëve kyçe detare, çka ka dërguar naftën e papërpunuar “Brent” në kuotën e 87 dollarëve për fuçi, përcjell INA. Tregjet globale po reflektojnë frikën e një konflikti të zgjatur që prek Ngushticën e Hormuzit, duke rritur kostot e transportit dhe primet e sigurimit. Ky “shok” i ofertës pritet të godasë direkt tregun vendas të Maqedonisë së Veriut, i cili është tërësisht i varur nga importi. Shifrat dhe parashikimet kryesore: Gjendja aktuale: Çmimi i Eurodizelit…
Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shpërnda Parlamenti. Një zëdhënësi i BE-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetueses, sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani. “Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Në deklaratën e tij për media, Ahmeti tha se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës. “Sot jemi në vendin ku është bërë një betim se liria fitohet me gjak. Ajo nuk falet, por fitohet. Këtu u dëshmua që e tërë një familje rri krah për krah, burrat e vëllezërit…
Shkruan: Astrit Gashi/Suedi Pas një tradite të gjatë të dhënies së lajmeve ekskluzive nga Suedia, njoftojmë një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin tonë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 13 shtatorit 2026. Partia më e madhe në Suedi, Socialdemokratët (Socialdemokraterna) e cila dominon skenën politike prej një shekulli ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për qarkun e Hallandit, duke vendosur dy shqiptarë në majat e saj! Në listën që kryesohet nga ish-ministrja Jennie Nilsson, dy politikanët tanë të suksesshëm kanë siguruar pozita kyçe: Nr. 2: Arber Gashi deputet aktual me renditjen e tij në vendin e dytë është një dëshmi e…
Ministria e Punëve të Brendshme informon për ndryshimet ligjore në seksionin e procedurës administrative që lidhet me lejet e drejtimit dhe mënyrën e zbatimit të sanksionit kundërvajtës “Ndalim i drejtimit të mjetit motorik”, i përcaktuar me vendime gjyqësore të formës së prerë. Sipas dispozitave të reja ligjore, zbatimi i ndalimit nuk kryhet më duke e vendosur fizikisht atë në patentën e shoferit. Kjo eliminon nevojën që qytetarët të paguajnë shtesë për lëshimin e një patente të re drejtimi me ndalim të vendosur, me të njëjtën periudhë vlefshmërie. Në vend të kësaj, është krijuar një sistem njoftimi dixhital nëpërmjet dy mesazheve…
Pothuajse 70% e qytetarëve të Maqedonisë të anketuar përdorin një telefon ose ekran para se të bien në gjumë, dhe më shumë se 40% janë përballur me probleme me gjumin në tre muajt e fundit. Më shumë se 63% e të anketuarve raportuan se flenë 5-7 orë në natë, 11.6% flenë më pak se 5 orë, ndërsa 22.8% flenë 7 deri në 9 orë. Këto janë disa nga rezultatet e anketës anonime online të kryer nga Klinika Universitare e Psikiatrisë PHI në periudhën nga 2 deri në 6 mars 2026, në të cilën iu përgjigjën 491 të anketuar, me rastin…
Në njërin nga udhëkryqet më të frekuentuar në Kumanovë po ndërrohen semaforët e prishur. Ndonëse me vonesë, kthehet sinjalizimi trengjyrëshe që ishte jashtë funksionit prej shumë muajsh. Tek Tregu i Qytetit, mesdita e së premtes ishte me trafik të ngarkuar si nga automjetet ashtu edhe nga këmbësorët. Por, jashtë funksionit mbeten semaforët edhe në tre lokacione kyçe të qytetit. “Përderisa janë vendosur kamerat e ‘Safe City’ këtu në Kumanovë, qytetarët shprehen të indinjuar për shkak se shumica e semaforëve në udhëkryqet kyçe nuk funksionojnë dhe vërehet një ngarkesë në trafik e veturave dhe e këmbësorëve të cilët thonë se ndjehen…
Nesër në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Mbrëmë, në takimin mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri. Sipas të dhënave që mësoi ALSAT, Alternativa ka kërkuar postin e sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që ka gjetur dakordim nga palët që Bekim…
Një banor gjashtëdhjetëvjeçar i fshatit Dovezence të Kumanovës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij ditën e fundit të vitit të kaluar, dhe familja e tij tani dyshon se vdekja mund të mos ketë qenë natyrale. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme më 5 mars, 50-vjeçarja D.E. nga fshati Dovezence raportoi dyshime në lidhje me vdekjen e vëllait të saj M.P. (60) në Shërbimin e Mbrojtjes së të Dhënave të Kumanovës. Sipas raportit të saj, më 31 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, një nga motrat e saj e informoi se vëllai i tyre kishte vdekur në shtëpinë ku…
