Autor: Suad Avdiu

Një polic nga Kumanova është akuzuar për pranim ryshfeti pasi dyshohet se ka marrë para nga një qytetar për të shmangur gjobën për një automjet të parkuar në mënyrë të paligjshme. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka ngritur një kallëzim penal kundër R.S., polici nga Stacioni i Policisë për Sigurinë në Trafikun Rrugor në Kumanovë. Sipas informacioneve nga hetimi, më 27 shkurt 2026, oficeri i policisë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare me automjetin special “merimangë”, kërkoi dhe mori ryshfet nga një person nga Kumanova. Në këmbim, ai nuk ka përgatitur procesverbal për kundërvajtjen…

Read More

Rusia ka vazhduar propagandën duke e përshkruar Kosovën si destinacion me rrezik të lartë sigurie për qytetarët e saj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u ka bërë thirrje rusëve të shmangin vizitat në Kosovë dhe të zgjedhin rrugë alternative kur planifikojnë udhëtime në rajonin e Ballkanit. Si arsye, ajo përmendi arrestimin më 10 shkurt të një shtetasi rus dhe dy bjellorusëve, të cilët dyshohet se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar, duke vënë në pah shqetësimet për sigurinë e udhëtarëve./GazetaSinjali/

Read More

Presidenti amerikan deklaroi se dëshiron largimin e plotë të udhëheqjes iraniane, duke shtuar se ka “disa emra në mendje për një udhëheqës të mirë”. “Ne duam të shkojmë atje dhe të pastrojmë gjithçka”, tha Trump për NBC News. “Nuk duam dikë që do t’i duhen 10 vjet për ta ribashkuar vendin. Ne duam që ata të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz që mendoj se do të bëjnë një punë të mirë”, shtoi ai, pa përmendur askënd. Siç theksoi ai, SHBA-të po ndërmarrin hapa për të siguruar që këta “kandidatë” në listën e lidershipit të SHBA-së të mos…

Read More

Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) kanë treguar se uji i pijshëm në Strugë nuk është në nivelin e duhur. “Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte në nivelin e duhur”, tha në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit të kryera nga Instituti këto ditë, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.. Para mediave, gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kreu i ekzekutivit tha se vendimin e Osmanit nuk e komenton në Prekaz. Sipas tij, do të ketë mjaftueshëm kohë që për këtë çështje të përgjigjet në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje veçse ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në ora 12:30. Ndërsa kryeministri Kurti tha se do të ketë edhe aktivitete tjera në kuadër të Epopesë së UÇK-së. “Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së në ora 13:00. E…

Read More

Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, njoftoi sot ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, i cili në këtë tskim u shoqërua nga drejtuesja e kësaj biblioteke Emira Selimi dhe fëmijë të Manastirit. “Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (06.03.2026) në orën 00:40 në zonën e Kisella Vodës, oficerët e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.S. (55) nga Shkupi nën dyshimin se kishte qëlluar me armë drejt gruas së tij 48-vjeçare, kishte kërcënuar tre vajzat e tyre të moshës 26, 24 dhe 18 vjeç dhe kishte sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare. “Sipas raportit, më 01.03.2026, pas një grindjeje të mëparshme në shtëpi, ai kishte qëlluar me armë, ndërsa plumbi kishte përfunduar në dritare, pas së cilës kishte shkuar te vajzat 24-vjeçare dhe 18-vjeçare, i kishte kërcënuar ato dhe kishte sulmuar fizikisht vajzën…

Read More

“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë lind pyetja se sa para morën Zoran Zaev dhe studenti dhe miku i tij Venko Filipçe për ndryshimin e emrit, ose më saktë për përfundimin e asaj pune. Pyetja rrjedh logjikisht pas publikimeve të fundit të dokumenteve të CIA-s”. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE, pas publikimit të informacioneve se Gligorov ka refuzuar ofertën milionëshe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE thonë se “përveç kësaj, ekziston një situatë ku thuhet se Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë pasuruar jashtëzakonisht dhe…

Read More

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin. Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën gjatë gjithë procedurës. “Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar Zulfaj. Sipas tij partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit. Këshilltari i Kurtit ka kritikuar partitë opozitare, duke theksuar se ato nuk kanë paraqitur asnjë kandidat. Zulfaj ka shtuar…

Read More