Autor: Suad Avdiu
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në ditët e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare. “Sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë. Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ajo sakrificë u bë themel i…
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski foli për dy skenarë të mundshëm që po diskutohen në Bruksel. Sipas tij, një nga opsionet është që Ukraina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian në fillim të vitit 2027, por pa të drejtë vote, duke marrë pjesë në institucionet dhe mekanizmat e BE-së Ersan PAJAZITI Shkup, 5 mars – Në një kohë kur Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra të reja për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit në një realitet gjithnjë e më kompleks gjeopolitik, në Bruksel po zhvillohen diskutime intensive për modele të reja të integrimit të…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në të ardhmen vendi mund të ketë sfida ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Situata e sigurisë është e qëndrueshme, por ndoshta, me kalimin e kohës, do të kemi sfida të caktuara ekonomike për shkak të presionit mbi çmimin e naftës”, tha kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në një aktivitet për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të “AKTIVA” SHPK Shtip, kur u pyet për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bombardimin e disa vendeve të Gjirit. Mickoski thotë se po shqyrton me Ministrinë e Financave uljen e akcizës dhe taksave, në mënyrë që të shohim se cilat…
Lavdi e lutje! 28 vjet kujtim me përulësi, dhimbje e mburrje! Adem Jashari dhe të gjithë ata që pushojnë në këto varre, duke e kaluar pragun e jetës së kësobotshme, na mësuan se jeta nuk ka kuptim pa liri. Andaj, ata në vend të robërisë së turpshme zgjodhën përjetësinë e lavdishme. Sakrifica e tyre u shndërrua në epope që sot është busull e orientimit tonë kombëtar e njerëzor. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! *Status facebooku i z.Zeqirja Ibrahimit, VLEN
Ali Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë krenarie dhe kujtese kombëtare për shqiptarët kudo në botë. Në një postim në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe sakrificën e familjes Jashari gjatë luftës për liri. “Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një…
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se Neni 5 nuk është në tryezë pasi mbrojtja ajrore e aleancës rrëzoi dje një raketë balistike mbi hapësirën ajrore të Turqisë. Rutte tha se incidenti ishte “serioz”, por “askush nuk po flet për Nenin 5”. Raportohet se Neni 5 thotë se nëse një aleat i NATO-s përballet me një sulm të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar. Incidenti i djeshëm shënoi herën e parë…
Kompania gjermane “Lidl” vazhdon të ndërtojë supermarkete në të gjithë vendin. Një supermarket i ri do të ndërtohet në lagjen Gazi Babë të Shkupit në rrugën “Bllagoja Stefkovski”. Objekti i ri i shitjes me pakicë do të shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 2.500 metrash katrorë, nga të cilat afërsisht 1.500 metra katrorë do të jenë hapësirë shitjeje me pakicë. Janë planifikuar afërsisht 130 vende parkimi. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve moderne për efikasitet energjetik, funksionalitet dhe qëndrueshmëri, dhe do të tejkalohen edhe ato 20 për qind të gjelbërimit që investitorët duhet të mirëmbajnë konform ligjit. Me ndërtimin e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media pasdite e sotme. Sipas Presidencës, konferenca mund të mbahet pasdite. Konferenca e saj vjen pas zhvillimeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit derisa sot është afati i fundit për nisjen e procedurës së zgjedhjes së të parit apo të pares së shtetit. Osmani nuk u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post, por partia në pushtet e propozoi Glauk Konjufcën për President. Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim pak ditë më parë rreth kësaj çështje dhe nga takimi dolën pa një rezultat. Në…
Derbi i javës, e ndoshta edhe i sezonit, zhvillohet sot në Shkup, aty ku mund të përcaktohet kahja e titullit kampion në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas një fillimi perfekt në pranverë me katër fitore në po aq ndeshje, Shkëndija e Tetovës udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me rivalin e madh, Vardarin nga Shkupi, në kuadër të javës së 21-të. Një sfidë që jo vetëm vendos për tri pikë, por mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për fronin, pasi vetëm katër pikë është dallimi. Forma aktuale e kuqezinjve jep optimizëm në kampin tetovar. Skuadra…
Bashkimi Evropian ka konfirmuar për rtv21 se do të procedojë me lirimin e 205 milionë eurove të mbetura të asistencës financiare për Kosovën, pas përfundimit të procedurave të brendshme. “Në dhjetor 2025, Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi synimin për të hequr të gjitha masat e mbetura. Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të vazhdojë me lirimin e 205 milionë eurove të mbetura të asistencës financiare. Kjo do të bëhet pasi të përfundojë nënshkrimi i kontratave për asistencën financiare të programuar në kuadër të IPA 2021 dhe 2022”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Sipas njoftimit,…
