Autor: Suad Avdiu

Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti. Në kujtimet e tij, “Maqedonia është…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025). “Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën,” theksojnë nga Gjykata. Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu: të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim; të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin për pronësinë industriale…

Read More

Komuna e Strugës njofton se me 16 mars do të mbahet ankand për shitjen e veturës “Audi A6” me çmimin fillestar 1.344.636 denarë ose rreth 21.800 euro. Ankandi, siç njofton shërbimi për shtyp i komunës, do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit në faqen e internetit e-stvari.mk.“Mjetet nga shitja e veturës do të përdoren për blerjen e një furgoni që do t’i shërbejë nevojave të administratës komunale dhe klubeve sportive në qytet”, thuhet në njoftim. Ata informojnë se njoftimi nr. 1/2026 për shitjen e pasurisë së luajtshme – një automjet motorik pasagjerësh, përmes një ankandi elektronik është publikuar edhe…

Read More

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryeministri Albin Kurti nuk e përshëndeti presidenten Vjosa Osmani, ndryshe nga bashkëpartiakët e tij, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të cilët iu afruan ulëses së Osmanit për t’ia zgjatur dorën. Ky moment ndodh pas tensioneve të fundit mes Osmanit dhe Kurtit për çështjen e presidentit. Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar kandidaturën e Glauk Konjufcës për president, duke lënë Osmanin jashtë procesit, pavarësisht ambicieve të saj për të marrë një mandat të dytë në krye të shtetit.

Read More

Sipas të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), emrat më të përhapur në Kosovë janë Fatime dhe Bajram. Komunikata e ASK-së tregon se emrin Fatime e mbajnë 6 339 gra, ndërsa atë Bajram, 4 485 burra. Megjithatë, kur përfshihet edhe mërgata, këta emra janë dukshëm më të përhapur. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC), Fatime e kanë 11 836 gra, ndërsa Bajram 11 759 persona. Të dhënat nga ARC-ja, të aksesueshme edhe përmes aplikacionit “Kërko emrin” në webfaqen e ASK-së, përfshijnë të gjithë qytetarët me dokumente të…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (05.03.2026) në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej. Siç thonë nga MPB, ai në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij të cilin e ka informuar se ka pasur njohuri se në një departament në TEC “Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë. “Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi…

Read More

Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllato” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri. “Në pikën kufitare “Blato” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllato” e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria.Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

Read More

Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari nga Prekazi, një nga ngjarjet më të më të lavdishme të historisë së re të Kosovës. Kjo datë shënon fillimin e Epopesë së UÇK-së, që përfaqëson sakrificën sublime për liri dhe dinjitet kombëtar, e cila në fund kulmoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve. Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim. Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen…

Read More

Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë. Me investimin prej 42 milionë eurosh hapet rruga për ndërtimin e një kompleksi universitar modern me hapësira mësimore bashkëkohore, amfiteatro, ambiente për studim e kërkim, salla sportive dhe pishinë për studentët. Ky kampus do ta ndryshojë përditshmërinë akademike, do t’i rrisë standardet dhe do ta afrojë universitetin me praktikat evropiane. Për koalicionin VLEN, ky projekt ka peshë të veçantë. Është besim…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e Epopesë së UÇK-së tha se në ato ditë të përballjes së familjes Jashari në Prekaz me aparatin e shtypjes, historia u shkrua me zjarr e gjak. Kurti para deputetëve të Kuvendit dhe të pranishmeve tjerë tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit për liri e mëvetësi. “Në ato ditë të përbllajes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr e gjak. Toka u bë altar i lirisë e një…

Read More