Autor: Suad Avdiu

Në vitin 2025, gratë mbanin 33,6% të vendeve në parlamentet kombëtare në të gjithë Bashkimin Evropian, që paraqet një rritje prej 5,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015. Në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, 37,5 për qind e deputetëve janë gra, që është një rritje prej 3,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015, tregojnë të dhënat e Eurostat. Pjesëmarrjen më të madhe të grave në parlamentet e tyre e kanë Finlanda (46,0%), Suedia (44,8%) dhe Danimarka (44,7%), ndërsa Qipro (14,3%), Hungaria (15,6%) dhe Rumania (22,0%) kanë përqindjen më të ulët. Krahasuar me vitin 2015, të gjitha vendet e BE-së kanë…

Read More

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e gjata dhe nervozizmi i shoferëve kanë krijuar një atmosferë paniku. Shumë qytetarë raportojnë se në disa pika të caktuara nuk po lejohet furnizimi me dizel, ndërsa në të tjera po aplikohen kufizime jozyrtare të sasisë, përcjell INA. “Në disa benzinata thjesht nuk të lënë të mbushësh naftë dhe më kthyen mbrapsht. Është një kaos i vërtetë sepse askush nuk jep informacion zyrtar, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të frikësohen se do mbeten pa karburant,” deklaron i revoltuar një shofer nga…

Read More

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësimdhënësit që, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo ditë simbolizon jo vetëm fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip, por edhe vlerësimin për misionin fisnik të mësimdhënësit, i cili përmes dijes, edukimit dhe shembullit personal kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës…

Read More

Një shtetas i Maqedonia e Veriut është arrestuar në Zvicra pas një incidenti serioz me armë zjarri që ndodhi të enjten, më 5 mars. Sipas raporteve policore, i dyshuari 34-vjeçar ka qëlluar nga një veturë në drejtim të një grupi personash, duke shkaktuar një ndjekje dramatike nëpër rrugët e qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në zonën industriale të qytetit Aigle. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari nga automjeti i tij ka shkrepur të paktën një plumb pranë një grupi burrash që qëndronin para një lokali publik. Menjëherë pas të shtënave ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy persona…

Read More

Policia ka njoftuar se është arrestuar një arsimtar i shkollës fillore në Mamushë. Ai dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi. Nxënësi ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa arsimtar është në ndalim policor. “Mamushë  06.03.2026 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”.

Read More

Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti. Ai bëri të ditur se në takim është biseduar për organizimin e provimit të jurisprudencës dhe për nevojën që të respektohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas Ademit, deputetët kanë nënshkruar rezolutën për zbatimin e këtij ligji edhe në procesin e provimit të jurisprudencës, duke mbështetur kërkesën që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë të juridikut. Ademi tha se mbështetja e tyre është një hap i…

Read More

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor.Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.

Read More

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) – Stacioni policor në fshatin Mateç të Likovës ka bere te ditur se e ka arrestuar një 39 vjeçar, nën dyshimin se ka gjuajtur në drejtim të një veture në të cilën gjendeshin dy veta. Sipas kumtesës per opinion te policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 6 mars 2026 (e premte). “Në datën 6 mars ne ora 06:15, policët e Stacionit Policor ne fshatin Matec, e kane arrestuar personin me iniciale A.M. 39-vjeç nga fshati Hotël i Likovës”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme. Sipas policise, personi ne fjale dyshohet se rreth ores…

Read More

Floriri po shitet në Dubai me zbritje të konsiderueshme, pasi tregu është përballur me vështirësi serioze në eksportimin e metalit të çmuar drejt tregjeve ndërkombëtare. Situata është krijuar për shkak të problemeve logjistike dhe kufizimeve në transport, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit dhe në aktivitetin e tregtarëve të arit në këtë qendër të rëndësishme tregtare. Mbyllja e hapësirës ajrore në disa rajone dhe rritja e ndjeshme e kostove për transport dhe sigurim kanë bërë që shumë blerës ndërkombëtarë të anulojnë ose të shtyjnë porositë e reja, raporton Bloomberg. Si pasojë, një sasi e konsiderueshme ari ka…

Read More

Sot, në orën 05.00 në mëngjes, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e arrestuan F.J. (42) nga Kumanova. Ai ishte dënuar me pesë vjet burg për kryerje të veprës penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhërarrest që të vuajë katër vjet e shtatë muaj nga dënimi i shqiptuar. Personi u shoqërua në Institucionin Korrektues-Përmirësues Burgu Idrizovë që të vuajë dënimin.

Read More