Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Izet Mexhiti njoftoi se drunjtë që ndodhen në hapësirat ku do të ndërtohet kampusi i ri i Universiteti “Nënë Tereza” nuk do të priten, por do të zhvendosen dhe do të mbillen në parkun e ri “Rilindja” në Çair. Sipas tij, përveç investimeve dhe projekteve infrastrukturore, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe ruajtjes së natyrës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në komunë. Në fazën e parë pritet të zhvendosen rreth 40 drunj, të cilët do të mbillen në parkun e ri “Rilindja”, duke u dhënë një jetë të re në një hapësirë që do t’u shërbejë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh i kënaqur që Qeveria e Kosovës pranoi të ofrojë lehtësira të përkohshme për serbët që nuk kanë dokumente të Kosovës, në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe Automjetet. Ai tha se ka diskutuar me serbët e Republikës së Kosovës për këtë çështje dhe paralajmëroi diskutime të tjera. “Nuk ka zgjidhje të lehta, por ky është një lehtësim për ta. Detajet teknike janë përcaktuar dhe brenda shtatë deri në 10 ditë do të shkoj të flas me njerëzit tanë në Rashkë”, deklaroi Vuçiq, sipas raportimit të danas. Ai gjithashtu shprehu shpresën se marrëveshja do…
Grupi palestinez ushtaro-politik Hamas ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit, duke kërkuar që të ndalë sulmet ndaj vendeve fqinje. Ky apel vjen pas një përshkallëzimi të tensioneve rajonale, të cilat filluan kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sulme ndaj Iranit. Në një deklaratë zyrtare, Hamas theksoi se, megjithëse Irani ka të drejtën të përgjigjet ndaj agresionit, çdo veprim duhet të respektojë normat dhe ligjet ndërkombëtare. Lëvizja e ka quajtur veprim të nevojshëm që iranianët të shmangin sulmet që mund të përshkallëzojnë konfliktin në rajon dhe të dëmtojnë vendet fqinje, shkruan timesofisrael. Hamas ka qenë gjithmonë një…
So në një ceremoni festive ish kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti qëndroi në fshatin Sellcë të komunës së Tetovës, ku u shënua 25 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së duke e kthyer atë në “Pranverë Dinjiteti”. Ish komandanti Ahmeti në një postim të tij shkruan se “çdo mars ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie; jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Si çdo fillim pranvere, edhe sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë…
Dje, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 21 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik. Prej tyre, pesë shoferë (nga Tetova, Shtipi, Shkupi dhe Strumica) kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Njëmbëdhjetë shoferë (nga Shkupi, Manastiri, Dibra, Ohri, Gostivari, Tetova, Velesi dhe Negotina) kanë drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi, ndërsa tre shoferë (nga Velesi, Kumanova dhe Tetova) kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv për drejtim. Në dy rate, te shoferë nga Shkupi dhe Shtipi është konstatuar prania e alkoolit, ku njëri nuk ja poseduar patentën…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Richard “Ric” Grenell do të dorëhiqet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington, D.C., një rol që ai e mbajti që nga emërimi në muajin shkurt të vitit 2025. Grenell u emërua nga Trump dhe gjatë mandatit të tij qëndroi në qendër të një periudhe mjaft të diskutueshme për qendrën kombëtare të artit. Trump tha në një postim në rrjetet sociale se Matt Floca, nënkryetari për operacionet e objektit, do të zëvendësojë Grenell si drejtor ekzekutiv dhe shef i operacioneve. Ky ndryshim pritet të formalizohet…
Treguam se shteti dhe institucionet, posaçërisht me mjekët, infermieret dhe punëtorët shëndetësorë, kur jemi së bashku, të përkushtuar, mund t’i përgjigjemi çdo sfide. Ministria e Punëve të Brendshme demonstroi gatishmëri maksimale profesionale në fushën e transportit dhe ndërmarrjen e të gjitha përgjegjësive për gjithçka që nevojitej për t’iu përgjigjur shërbimeve mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, në fjalimin e tij në panelin e parë “Mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe përgjigja ndërkombëtare: Koordinimi, solidariteti dhe përvojat” në kuadër të “Konferencës ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe…
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me procesin që çoi në krijimin dhe funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke ngritur çështjen e legjitimitetit dhe perceptimit publik ndaj kësaj gjykate. Sipas reagimit, procesi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk erdhi si rezultat i një reforme të brendshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por nisi pas raportit të paraqitur në vitin 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në Këshilli i Evropës, raport i cili përmbante akuza të rënda ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë pretendime për trafikim organesh. Më tej theksohet se ky…
Pikërisht sot më 14 mars, 25 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera. Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë…
Një moment i pazakontë ka ndodhur sot pranë shtëpisë së spektaklit të njohur Big Brother VIP, duke krijuar tension dhe reagime të menjëhershme brenda shtëpisë. Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, disa fansa janë mbledhur pranë ambienteve të jashtme të shtëpisë dhe kanë filluar të bërtasin me zë të lartë drejt banorëve. Mes thirrjeve të ndryshme, një prej tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve. Nga jashtë është dëgjuar dikush duke bërtitur: “Gjestin e ke në burg!”, një fjali që duket se ka tronditur veçanërisht banorin Gimbo. Në momentin që ai ka dëgjuar këtë thirrje, Gimbo ka reaguar menjëherë dhe…
